Connect with Us

Drejtori i OBSH-së kritikon ashpër “nacionalizmin e vaksinave”

Bota

Drejtori i OBSH-së kritikon ashpër “nacionalizmin e vaksinave”

Publikuar

-

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur me kritika të forta ndaj vendeve të fuqishme që gllabëruan vaksinat kundër COVID-19.

Zoti Tedros Adhanom Ghebreyesus shkruan në një koment të botuar në gazetën New York Times se “nacionalizmi i vaksinave” ka dobësuar nismën e COVAX-it, të krijuar nga OBSH-ja për t’u ofruar vaksina vendeve me të ardhura modeste. Në realitet, “një dorë vendesh të pasura po gllabërojnë sasitë e disponueshme, pasi prodhuesit ua shesin atyre që bëjnë ofertat më të mira, ndërsa pjesa tjetër e botës vërtitet për të kapur thërrimet”. Kjo, shprehet drejtuesi i OBSH-së, ruan një raport patronazhi në botë, duke i mbajtur vendet e varfra në të njëjtën pozitë të disfavorshme.

Megjithëse në shumë vende të botës po intensifikohen ritmet e vaksinimit ndërsa ka kaluar një vit që nga përhapja globale e pandemisë, një numër vendesh po hasin në një krizë akute me rritjen e shpejtë të infektimeve.

Autoritetet indiane thanë të premten se kanë regjistruar mbi 332,000 raste të reja në një periudhë 24 orëshe, një shifër e re rekord për këtë vend. Të paktën gjashtë spitale në Nju Delhi nuk kanë më ose janë në prag të mbarimit të respiratorëve për pacientët.

LEXO EDHE:  "Menaxhimi s'është perfekt"/ Meta justifikon qeverinë: Edhe OBSH i ka ndryshuar qëndrimet

Mungesa akute e oksigjenit për të shtruarit në spitale bëri që gjykata e lartë të japë urdhër për të kaluar një pjesë të oksigjenit që përdoret nga industria tek spitalet në nevojë. Sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins, India ka regjistruar në total mbi 16 milionë raste me koronavirus, duke u renditur e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Ndërkaq, Japonia është pranë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si rezultat i përhapjes së shpejtë të infeksioneve të reja vetëm pak muaj para çeljes së Lojërave Olimpike të Tokios.

Japonia ka diagnostikuar në total më shumë se 558,000 raste me koronavirus dhe mbi 9800 të vdekur./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Izraeli sulmon sërish Gazën

Publikuar

-

Nga

Avionët izraelitë goditën Gazën për herë të dytë këtë javë, pasi militantët palestinezë lëshuan përsëri balona me zjarr, në jug të Izraelit.

Incidentet kërcënojnë një armëpushim të brishtë midis ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit, që kontrollojnë Gazën.

Armëpushimi u ka dhënë fund luftimeve të ashpra muajin e kaluar, që kanë zgjatur 11 ditë.

Ushtria e Izraelit tha se, në përgjigje të balonave të zjarrit, ka goditur “njësite ushtarake dhe një vend për lëshimin e raketave”, që i përkisnin Hamasit.

LEXO EDHE:  U kritikua për festën e ditëlindjes në kohë pandemie/ Kris Jenner i del në mbrojtje Kendall
LEXO EDHE:  Vaksinimi masiv/ Ja sa doza Pfizer kanë mbërritur në Rinas

Balonat shkaktojnë zjarre në tokat bujqësore të Izraelit.

Nga Gaza nuk ka raporte për viktima.

Izraeli kreu sulme ajrore në Gaza edhe më 16 qershor – njësoj në përgjigje të balonave me zjarr.

Ushtria izraelite dhe Hamasi kanë zhvilluar katër luftëra të mëdha.

Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me kontrollin e territoreve./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA izolon Ambasadën në Kabul, për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Stafit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kabul iu kërkua të punojë nga shtëpia, për shkak të, siç u tha, “shpërthimit të madh” të koronavirusit, që vrau një punonjës lokal.

Ambasada, përmes një deklarate për media, tha se koronavirusi ka futur 114 punonjës në karantinë.

“Mosrespektimi i politikave të misionit për koronavirus do të rezultojë me pasoja”, tha Ambasada.

Ajo po ashtu bëri thirrje për vaksinim, duke thënë se 95 për qind e rasteve në misionin diplomatik, janë në mesin e njerëzve që nuk janë të vaksinuar plotësisht.

LEXO EDHE:  Pandemia Covid/ Krijuesi i vaksinës së Pzer tregon se kur do t’i kthehemi jetës normale

LEXO EDHE:  Vaksina kundër COVID/ Ekspertët optimistë: I reziston variantit të ri të virusit

Kufizimet do të jenë në fuqi derisa “zinxhiri i transmetimit të këputet”, tha Ambasada amerikane në Kabul.

Në muajin prill, Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi largimin e stafit jothelbësor nga Afganistani, për shkak të shqetësimeve për rritje të dhunës dhe kërcënimeve në Kabul./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Pandemia Covid/ Krijuesi i vaksinës së Pzer tregon se kur do t’i kthehemi jetës normale

LEXO EDHE:  Vaksinimi masiv/ Ja sa doza Pfizer kanë mbërritur në Rinas

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE