LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do përfundoni si ai i Elbasanit”/ Deklarata e Mziut që “fundosi” PD

23 Prill 2021, 09:50, Politikë CNA
“Do përfundoni si ai i Elbasanit”/ Deklarata e Mziut që

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas deklaratës kriminale të kandidatit për deputet të PD, Xhela Mziu.

Përmes një postimi në rrjetete sociale, Hoxha me ironi i thotë Mziut se kjo deklaratë nuk thuhet me mikrofon por fshehurazi.

Mes të tjerash gazetari ngre pikpytje mbi justifimet nga ana e PD, e cila deklaroi se nuk ishin ata që e vranë Pjerin Xhuvanin,

?E morët vesh? Qarkulloni nëpër lagje, por mos u dukni të dyshimtë!!!!!
Ndryshe, përfundoni, si ai, i Elbasanit!!!! O kapedan, kjo nuk thuhet me mikrofon, thuhet fshehurazi, te veshi, me kapuç në koke…. Pastaj, ju thatë se, nuk e vratë atë të Elbasanit, thatë se hapet zjarr për vetmbrojtje????!!!!!?, shkruan Hoxha.

Thirrja e Xhelal Mziut hedh poshtë deklaratën e PD, duke i nxjerrë zbuluar se kanë qenë  ata që kanë pasur gisht në vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Xhelal Mziu doli hapur para qytetarëve, para mediave me mikrofon në dorë, duke bërtitur me të madhe se do të vrasin qytetarë vetëm për të siguruar pushtetin. Ai tregoi qartë se jeta e shqiptarëve nuk vlen aq shumë sa pushteti dhe karrigia e Bashës./CNA.al

Lajmet e fundit nga