LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha është një gënjeshtar”/ Balla: Është një kukull idiote

23 Prill 2021, 17:27, Politikë CNA
“Basha është një gënjeshtar”/ Balla:

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla ka komentuar mbi deklaratën e kandidatit të PD në Dibër Xhelal Mziu i cili u shpreh se kushdo që tenton të prekë votën do e pësojë si Pjerin Xhuvani në Elbasan.

Ai në një intervistë për Frontline u shpreh se asnjë qytetar i Elbasanit nuk mund të mos kërkojë nga drejtësia që autorët dhe udhëruesit të ndëshkohen.

?Nuk ka pasur asnjë person. Ata do të përballen fort me ligjin pas datës 25. Nëse Basha mendon që gjakun e një elbasanlliu do iki kaq lehtë, e ka gabim. Drejtuesi i Bashës rreh gjoksin dhe thotë që kush cënon votën do të goditet si ai në Elbasan. As unë dhe asnjë qytetar i Elbasanit nuk mund të mos kërkojë nga drejtësia, që autori dhe urdhëruesi të ndëshokohen.  Ajo që ka ndodhur është ngjarje e rëndë. PD thotë që kemi ngritur një strukturë të mbrojtjes së votës.?, u shpreh Balla.

Më tej, Balla u shpreh se kreu i PD Lulzim Basha thotë që Peplekaj nuk ka qenë I armatpsur pasi sipas Bashës, ai nuk e ka kryer krimin. Ai shprehet se Basha është një kukull idiote në duart e Sali Berishës.

?Basha thotë se ky s?ka qenë i armatosur, sipas tij nuk e ka bërë ai krimin. Basha është një gënjeshtar malinj, nuk kam dyshim që ka përpjekje për të fshehur gjurmët. Gjurmët e këtij krimi në Elbasan skanë për t?u fshirë kurrë. Një nga betejat e mia pas 25 prillit është të dënohen fajtorët e këtij krimi të rëndë. Në Elbasan është vrarë një qytetar i këtij qyteti nga persona të importuar. Këtu s?ka dy palë, ka një palë që qëllon ndaj qyqarëve të Elbasanit. Lulzimi është një kukull idiote në duart e një të personi që është Sali Berisha. Sapo ndodhi ngjarja në Elbasan, Berisha u shfaq në të gjitha studiot televizive. Një njeri që rri i mbyllur në katër muret gjatë gjithë fushatës. Një njeri që këshilltarët izraelitë të Bashës e mbyllën në të katër muret, sapo pa gjak doli të inspirojë e të shtojë dozën e vëllavrasjes. Ne na duhet qetësia.?, u shpreh Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga