LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha dhe krimi duan pushtet/ Nuk kursejnë as gjakun e shqiptarëve

23 Prill 2021, 09:17, Politikë CNA

Gjatë fushatës elektorale, kandidati i PD për Dibrën Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë tronidtëse.

Teksa ka zhvilluar një takim me qytetarët, Mziu thotë se PD ka ngritur grupët e gatshme për mbrojtjen e votës. Pa iu dridhur aspak ?qerpiku?, Mziu shprehet se kushdo që tenton të prekë votën do e pësojë si Pjerin Xhuvani në Elbasan. Kjo tregon se Bashës dhe kandidatëve të tij nuk i ka mjaftuar aspak gjaku i një qytetari, disa ditë para zgjedhjeve.

Vrasja që ka ndodhur në Elbasan nuk ka justifikim, është një akt kriminal i papërgjegjshëm për të cilin Gazmend Bardhi dhe Lulzim Basha nuk mbajnë përgjegjësi. Ndërkohë del hapur Xhelal Mziu dhe deklaron se janë gati të vrasin qytetarë të tjerë nga jugu në veri vetëm për të marrë pushtetin.

Video e Xhelal Mziut është një nxitje për terror politik për disa vota që Xhelali i Kamzës i akuzuar si hajdut nga drejtësia dhe jo hajdut me këpucë, pot Hajdut me çizme, tani del publikisht dhe bën thirrje që do vraism të tjerë qytetarë.

Basha dhe të tijët janë të etur për pushtet, tashmë ata dalin hapur edhe nxitin dhunë, terror, vrasje vetëm e vetëm për të marrë pushtetin. Tashmë nuk ka më rëndësi jeta e qytetarëve, e rëndësishme ështe që Basha të marrë karrigen e kryeministrin, edhe duke derdhur gjakun e shqiptarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga