Connect with Us

Vrasja në Elbasan/ OSBE: Zgjedhjet s’mund të njollosen me gjak, presim hetim!

Aktualitet

Vrasja në Elbasan/ OSBE: Zgjedhjet s’mund të njollosen me gjak, presim hetim!

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ ODHIR vjen në Shqipëri nga datat 24-29 janar

OSBE ka reaguar lidhur me ngjarjen e një dite më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Në deklaratën e OSBE theksohet se pritet nga policia e institucionet gjyqësore të hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim.

“Prezenca e OSBE në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që coi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqiprëisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar”- thuhet në deklaratën e OSBE.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

400 kg kokainë/ Hajdarmataj: Nuk besoj të ketë goditje të “peshqve” të mëdhenj

Publikuar

-

Nga

Ish-drejtues i policisë Arben Hajdarmataj, i ftuar tek ABC-ja e mëngjesit foli për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës, ajo italiane dhe shqiptare e sinjalizuar nga DEA amerikane, operacion i cili u finalizuar ne goditjen e 400 kg kokainë.

Hajdarmataj, tha se ky ishte një operacion i kontrolluar nga DEA amerikane.

Ai u shpreh skeptik për goditjen e “peshqve” të mëdhenj, ndërsa theksoi se narkotrafiku nuk bëhet pa lidhje me strukturat shtetërore.

“Unë them që policia shqiptarë ka bërë rolin e rojes. Këtu flitet për një operacion i cili është kontrolluar nga DEA amerikane. Unë nuk mendoj që të ketë një sasi tjetër përveç asaj që është bërë publike, për vetë faktin se në këtë operacion janë të përfshira të gjitha këto autoritete.

Por sërish them se nuk duhet duhet të jemi kategorik. Dua të theksoj që policitë perëndimore dhe DEA janë më të zhdërvjellta në këtë pikë, për operacione të tilla, pasi ne jemi shumë të ngurtë.

Nuk besoj se do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj, sidomos kur sasia goditet, pra nuk arrihet tek të gjithë kapilarët e rrjetit. Pritet të ketë goditje, por jo të peshqve të mëdhenj sepse ata qëndrojnë rahat në strofkullën e tyre”, tha Hajdarmataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe/ Humb jetën qytetari

Publikuar

-

Nga

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe/ Humb jetën qytetari

Në aksin rrugor Shokdër-Malësi e Madhe janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka ndërruar jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet dhe rrethanat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Shqipëria mbështet paqen në rajon

Publikuar

-

Nga

Meta uron besimtarët për Fitër Bajramin dhe i bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas Metës, Shqipëria do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE