Connect with Us

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Policia jep informacion: Tre akuza për Arbër Paplekaj, 10 në pranga, 1 në kërkim

Kronika

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Policia jep informacion: Tre akuza për Arbër Paplekaj, 10 në pranga, 1 në kërkim

Publikuar

-

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ardi Veliu se bashku me Prokurorin e Rrethit kanë dalë në Konference per shtyp në ambientet e Drejtorise Vendore te Policise Elbasan, pas konfliktit të armatosur një ditë më parë.

Veliu ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes dhe emrat e personave të përfshirë. 11 persona kanë përfunduar në pranga, 1 tjetër në kërkim.

Ndërkohë ndaj Arbër Paplekajt janë ngritur 3 akuza, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Sot, më datë 22.04.2021, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të hetimit në lidhje me procedimin penal nr. 477 të vitit 2021, ekzekutuan urdhrat e ndalimit për shtetasit:

Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim;

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”

Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme ka rezultuar se:

Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, janë njoftuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga shtetasi Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurinë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan, së në rrugën ”Lef Nosi”, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona.
Nga ana e Policisë është vlerësuar informacioni dhe menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë një patrullë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe dy zv.drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë.

Në vendngjarje, shtetasi Arjan Hoxha është shkëputur nga grupi i personave që e shoqëronin
dhe ka komunikuar me punonjësit e Policisë, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik.

Po kështu grupi i personave të ndaluar kanë bllokuar qarkullimin e automjetit fuoristradë ML
të drejtuar nga shtetasi M. G., duke i prerë rrugën, marrë çelësin e automjetit. Ndaj këtij shtetasi dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme të heqjes së paligjshme të lirisë, nëpërmjet dhunës të kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Arjan Hoxha ka qenë i shoqëruar nga shtetasit Arbër Paplekaj, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma, pjesa më e madhe e të cilëve janë ish-ushtarakë dhe ish-punonjës policie dhe nuk janë banorë të qarkut Elbasan.

Gjithashtu këta shtetas kanë deklaruar se janë vullnetarë të mbrojtjes së votës për Partinë Demokratike. Ata qarkullonin me tre furgonë të bardhë dhe të loguar me siglën e kësaj force politike.

Pas mbërritjes së forcave të Policisë, konflikti i nisur më parë u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i varrë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xh. S.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetra, 4 predha, tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë ML pa targa dhe një automjet tjetër tip Benz, 11 telefona celular, pamje filmike etj.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale shtetasit Arbër Paplekaj i është sekuestruar edhe një armë zjarri e tipit “Glock” .

Nga këqyrja e automjetit tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës.

Këto prova po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga grupi i posaçëm hetimor vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Policia e Shtetit do vijojë me forcën e ligjit për të mbajtur nën kontroll të plotë territorin, do të reagojë ligjërisht dhe proporcionalisht ndaj kujtdo që kërcënon, intimidon apo shkel ligjin dhe do të krijojë të gjitha kushtet që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dinamika e plotë e vrasjes së Liljana Buzos/ Ja çfarë i kishte kërkuar bashkëshorti një ditë më parë

Publikuar

-

Nga

Dinamika e plotë e vrasjes së Liljana Buzos/ Ja çfarë i kishte kërkuar bashkëshorti një ditë më parë

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ku një 58-vjeçar qëlloi mbi bashkëshorten e tij e cila ndërroi jetë. Viktima e kishte denoncuar bashkëshortin për dhunë dhe kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Ajo ishte kërcënuar nga 58-vjecari mbrëmjen e së mërkurës, që të mos shkonte në gjykatë mesditën e të enjtes dhe pasi ajo e kishte refuzuar këtë kërkesë të tij, bashkëshorti i bëri pritë pak metra larg gjykatës, duke e vrarë.

Viktima Liljana Buzo ishte larguar që nga fillimi i këtij viti nga shtëpia, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike e fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo. Dhuna disa vjeçare ndaj saj ishte ushtruar në sy të fëmijëve të saj, të cilët gjithashtu ndjeheshin të kërcënuar prej të atit dhe fatkeqësisht qëndronin gojëkyçur përballë kësaj situate edhe tani që ishin të rritur.

Ditën e enjte, kur ishte caktuar ballafaqimi i palëve në gjykatë, dy djemtë e çiftit po shoqëronin të ëmën për në gjykatë, ku do zhvillohej seanca e parë e çështjes pas denoncimit të bërë për ushtrim dhune për 58-vjeçarin Koço Buzo ndaj bashkëshortes së tij. Por kjo seancë ka dështuar, pasi bashkëshorti i akuzuar si dhunues nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, edhe pse kishte konfirmuar praninë e tij pas marrjes së njoftimit zyrtar.

58-vjeçari ka ndjekur fshehurazi lëvizjet e bashkëshortes dhe dy djemve të tij dhe, pasi ato kanë hyrë në Godinën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, ai ka qëndruar i fshehur rreth 50 metra larg në një nga anekset e rrugës që e lidh këtë institucion me Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit.

LEXO EDHE:  Qelluan Kryeministrin Rama me veze/Ja studentet e ndaluar nga policia

LEXO EDHE:  U kapën pa maska/ Gjobiten mbi 700 qytetarë në 24 orë

Në momentin që bashkëshortja e tij, Liljana Buzo, e shoqëruar nga dy fëmijët, kanë dalë nga gjykata dhe po ecnin në rrugën, ku ai i kishte zënë pritë, ka qëlluar menjëherë mbi të me breshëri kallashnikovi. Sikur mos të mjaftonte kjo, ai i ka ngulur edhe thikën në grykë.

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes me armë dhe me thikë, ai ka plagosur edhe një avokat dhe një kalimtar, që ndërhynë të neutralizonin veprimet e mëtejshme të Buzos, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

6 mijë euro ryshfet për një vendim/ GJKKO bën lëvizjen e radhës për ish-gjyqtaren Margjekaj

Publikuar

-

Nga

Dosja “Margjeka”/ SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur gjyqtaren

Gjykata e Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në seancën paraprake të mbajtur sot, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ka dërguar për gjykim çështjen penale nr.186 të vitit 2020.

Bëhet fjalë për dosjen e ish gjyqtares të komanduar në Korçë, Mimoza Margjeka e cila dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Të pandehur të tjerë në këtë çështje Arben Cara, avokati Skënder Demiraj, Nejton Bali, dhe Klaudio Zhilla.

Mbi ish gjyqtaren Mimoza Margjeka rëndon akuza e “korrupsionit pasive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë publikë”, e cila parashikohet në nenin 319/ç e 25 të Kodit Penal.

Margjeka akuzohet se nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, ka marrë 6 mijë euro ryshfet për të liruar një të arrestuar që transportonte emigrantë të paligjshëm.

LEXO EDHE:  Elbasan/ Tentoi të vidhte një banesë, arrestohet në flagrancë 50 vjecari

LEXO EDHE:  Shpërndanin lëndë narkotike/ Arrestohen dy persona

Por, sipas Margjekës, procesi ndaj saj është i motivuar politikisht, për shkak se ajo nuk pranoi të certifikonte ish-kryebashkiaken e PS, të dalë fituese nga zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, Valbona Sakon./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes dy të miturve/ 17 vjeçari qëllon me armë drejt banesës së bashkëmoshatares

Publikuar

-

Nga

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 17 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës.

LEXO EDHE:  U kapën pa maska/ Gjobiten mbi 700 qytetarë në 24 orë

LEXO EDHE:  U kapën pa maska/ Gjobiten mbi 700 qytetarë në 24 orë

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “Kanosja“, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE