LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votimet në kohë pandemie/ Specialistja e ISHP tregon çfarë do të ndodhë një natë para zgjedhjeve

22 Prill 2021, 08:07, Aktualitet CNA
Votimet në kohë pandemie/ Specialistja e ISHP tregon çfarë

Më 25 prill shqiptarët do t?i drejtohen qendrave të votimit, por këtë herë jo në kushte të zakonshme për shkak të pandemisë së Covid-19.

Këtij procesi do t?i shtohet një protokoll i masave anti-Covid në të gjitha qendrat e votimit, por edhe në institucionet e tjera që do të merren me administrimin e zgjedhjeve.

E ftuar në ?Wake Up?, specialistja e ISHP-së, Genta Qirjako tregoi më tepër rreth këtij protokolli dhe zbatimit të tij.

Ajo bëri me dije se një natë para se të fillojë procesi zgjedhor do të bëhet dezinfektimi masiv, siç bëhet në zyra apo qendra të tjera ku ka risqe të tilla.

?Kjo është një situatë jo e zakonshme. Ne po përballemi me një pandemi, e cila ka pasur impaktin e saj në mbarë popullatën. Bazuar në këtë situatë, edhe procesi i zgjedhjeve nuk mund të përbëjë asnjë lloj ndryshimi nga kushtet e zakonshme, të cilat janë shpallur tashmë dhe janë të njohura nga të gjithë qytetarët. Në kushtet e një pandemie të tillë, në bazë të ligjit për sëmundjet infektive, çdo person i infektuar duhet të qëndrojë i karantinuar.

Një natë para se të fillojë procesi zgjedhor do të bëhet dezinfektimi masiv, siç bëhet në zyra apo qendra të tjera ku ka risqe të tilla. Pas këtij momenti, do të lejohet futja e personave që kanë lidhje me procesin zgjedhor. Rekomandohen katet e para për të shmangur kontaktet e shpeshta të njerëzve duke hipur dhe zbritur nëpër shkallë.

Rekomandohet që çdo qendër votimit të ketë dy porta, një orë për të hyrë, një për të dalë, nëse kjo është e mundur. Rekomandohen sipërfaqe të mëdha, ku të mbahet distanca dhe të mbahen hapur dritaret.
Të gjithë duhet të jenë të pajisur me maska. Nuk duhet ta lënë procesin e votimit në minutën e fundit, që të mos krijohet radhë?, sqaroi ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga