Connect with Us

Veliaj thumbon PD/ “Lajnë qytetin me gjak”

Politikë

Veliaj thumbon PD/ “Lajnë qytetin me gjak”

Publikuar

-

Gjoba nga KQZ/ Veliaj i hedh fajin opozitës: Po ndëshkohem se bëj punën

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Velaij dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë është shprehur se mes dy partive kryesore ka një kontrast të madh. Ai tha se shqiptarët duhet të zgjedhin mes atyre që lajnë qytetet me gjak dhe ata që e bëjnë Shqipërinë me dashuri.

Më tej ai shprehet se në Tiranë do të fitojë patjetër e mira dhe sipas tij, e mira është kryeministri Edi Rama. Veliaj shtoi se më mirë të shkërmoqet LSI-ja sesa të digjet Shqipëria.

“Mes atyre që lajmë qytetet me gjak apo ata që bëjnë për Shqipërinë me dashuri. Kush përfaqëson gjumin dhe kush përfaqëson dashurinë. Kjo është sikur të pyesësh sikur ne Tiranë ka më shume njerëz të mirë apo të këqij, jerëz që zgjidhin problemet me armë apo me të mira. Do të vazhdojë unaza apo me gishtat lart në Astir. Fiton gjithmonë i miri. Nëse pyet si shkojnë zgjedhjet dihet fiton i miri fiton Edi Rama sepse njerëzit e mira janë shumë më shumë se rrugeçërit që kemi parë në rrugë.

Unë besoj që shumica e njerëzve janë mirë duan punë dhe jo gjumë. Unë besoj se shumica e qytetit ka parë që vetëm me punë ecin përpara. Mesazhi nuk është koha për të qenë cinik dhe për të thënë jo se unë jam gri. Ka ata që zgjidhin gjërat me armë dhe ne i zgjedhim me votë. Kemi plot gjëra që mund të bëhen më mirë. Më mirë të shkërmoqet LSI se të digjet Shqipëria.”, u shpreh Veliaj në një intervistë për News24.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Veliaj kapet duke vjedhur qytetarët e Tiranës

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Veliaj zhvat 500 milion lekë, nga buxheti i shtetit

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE