Connect with Us

Unpublished/ Brenda shtëpive ku kultivohet hashashi si në Londër

Kronika

Unpublished/ Brenda shtëpive ku kultivohet hashashi si në Londër

Publikuar

-

Unpublished/ Brenda shtëpive ku kultivohet hashashi si në Londër

Dokumentari Unpublished në Euronews Albania investigon kultivimin e bimës së hashashit në ambiente të mbyllura si shtëpi apo magazina të vjetra. Kultivimi i hashashit në ambientet e mbyllura është një nga metodat më të fundit të mbjelljes së hashashit në vendin tonë.

Unpublished sjell detaje nga operacioni i Laçit, në të cilën bima e hashashit ishte mbjellë në vazo lulesh brenda një ndërtese përmes teknologjisë së ngrohjes me llamba elektrike.

“Autori kishte kultivuar bimë narkotike në një ambient tip magazine që ishte përballë banesës së tij, të cilën e kishte përshtatur duke kultivuar bimë narkotike nëpër vazo dhe duke krijuar një sistem ndriçimi dhe sistem ngrohje me llamba.

Po kështu kishte krijuar një sistem ajrimi e ventilimi. Gjatë finalizimit të operacionit u arrit që të kapet në flagrancë autori dhe të sekuestrohet e gjitha baza materiale e shfrytëzuar nga autori për kultivimin e bimëve narkotike,”- shprehet Zef Laska drejtori i DVP Lezhë për Unpublished në Euronews Albania.

Kultivimi i kanabisit në ambientet e mbyllura është një formë e re në Shqipëri, e cila ka ardhur nga shqiptarët që kanë emigruar në shtete si Britani e Madhe apo Holandë. Këto shtete përdorin këtë metodë kultivimi pasi klima e ftohtë dhe pa dielli nuk i mundëson kultivimin në ambient të hapur.

“Kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura është një fenomen i importuar nga ato vende, që ka mungesë të diellit dhe për këtë arsye është e pamundur të kultivohet në ambiente të hapura. Mund të ketë arsye të tjera, por mbase unë nuk jam personi kompetent që të flas për Anglinë apo për Belgjikën. Bima që të bëhet ka nevojë për disa kushte klimaterike dhe këto kushte klimaterike Shqipëria dhe gjithë rajoni i Ballkanit i ka të përshtatshme,”- thotë Shefi i Seksionit të Narkotikëve në DPPSH, Rezar Velmishi.

LEXO EDHE:  Një vit nga tërmeti, banorët ende në çadra/ Najada Selmani kritika qevrisë: Pranojeni se keni dështuar

Krijimi i ambientit dhe pajisjeve që shërbejnë për kultivimin e hashashit ka një kosto të lartë financiare dhe këtë e pohon për Unpublished drejtori i DVP Lezhë, Zef Laska.

“Realisht për krijimin e një ambienti të tillë ka një kosto financiar, nuk mund të deklaroj saktë sa është kostoja, por ka një kosto të mirë financiare. Autorët kanë gjetur mbështetjen dhe të individëve të veçantë, të cilët janë të interesuar për shitjen dhe trafikimin e kanabisit në vendet e tjera,”- shprehet Laska.

Policia ka bërë përpjekje për ndalimin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri, por tani ai është kthyer një metodë të cilën po e shfrytëzojnë grupet e krimit të organizuar. Kjo ka bërë që policia e Lezhës të ketë përcaktuar dhe zonat problematik, të cilat janë në mbikëqyrje të vazhdueshme.

“Zonat ku është kultivuar vitet e tjera, që ka pasur kultivim me bimë narkotike në Lezhë janë zona e Kashnjetit që paraqitet me risk të lartë. Kemi zonën e Vinjovit në Kurbin dhe zonën e Fanit në Mirditë. Këto zona mbahen në mbikëqyrje të vazhdueshme,”- thotë Zef./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dinamika e plotë e vrasjes së Liljana Buzos/ Ja çfarë i kishte kërkuar bashkëshorti një ditë më parë

Publikuar

-

Nga

Dinamika e plotë e vrasjes së Liljana Buzos/ Ja çfarë i kishte kërkuar bashkëshorti një ditë më parë

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ku një 58-vjeçar qëlloi mbi bashkëshorten e tij e cila ndërroi jetë. Viktima e kishte denoncuar bashkëshortin për dhunë dhe kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Ajo ishte kërcënuar nga 58-vjecari mbrëmjen e së mërkurës, që të mos shkonte në gjykatë mesditën e të enjtes dhe pasi ajo e kishte refuzuar këtë kërkesë të tij, bashkëshorti i bëri pritë pak metra larg gjykatës, duke e vrarë.

Viktima Liljana Buzo ishte larguar që nga fillimi i këtij viti nga shtëpia, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike e fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo. Dhuna disa vjeçare ndaj saj ishte ushtruar në sy të fëmijëve të saj, të cilët gjithashtu ndjeheshin të kërcënuar prej të atit dhe fatkeqësisht qëndronin gojëkyçur përballë kësaj situate edhe tani që ishin të rritur.

Ditën e enjte, kur ishte caktuar ballafaqimi i palëve në gjykatë, dy djemtë e çiftit po shoqëronin të ëmën për në gjykatë, ku do zhvillohej seanca e parë e çështjes pas denoncimit të bërë për ushtrim dhune për 58-vjeçarin Koço Buzo ndaj bashkëshortes së tij. Por kjo seancë ka dështuar, pasi bashkëshorti i akuzuar si dhunues nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, edhe pse kishte konfirmuar praninë e tij pas marrjes së njoftimit zyrtar.

58-vjeçari ka ndjekur fshehurazi lëvizjet e bashkëshortes dhe dy djemve të tij dhe, pasi ato kanë hyrë në Godinën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, ai ka qëndruar i fshehur rreth 50 metra larg në një nga anekset e rrugës që e lidh këtë institucion me Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit.

LEXO EDHE:  Një vit nga tërmeti, banorët ende në çadra/ Najada Selmani kritika qevrisë: Pranojeni se keni dështuar

LEXO EDHE:  Detaje nga atentati në Astir/ 20 vjeçari “mori hak”se u kritikua për konsumimin e hashashit

Në momentin që bashkëshortja e tij, Liljana Buzo, e shoqëruar nga dy fëmijët, kanë dalë nga gjykata dhe po ecnin në rrugën, ku ai i kishte zënë pritë, ka qëlluar menjëherë mbi të me breshëri kallashnikovi. Sikur mos të mjaftonte kjo, ai i ka ngulur edhe thikën në grykë.

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes me armë dhe me thikë, ai ka plagosur edhe një avokat dhe një kalimtar, që ndërhynë të neutralizonin veprimet e mëtejshme të Buzos, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

6 mijë euro ryshfet për një vendim/ GJKKO bën lëvizjen e radhës për ish-gjyqtaren Margjekaj

Publikuar

-

Nga

Dosja “Margjeka”/ SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur gjyqtaren

Gjykata e Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në seancën paraprake të mbajtur sot, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ka dërguar për gjykim çështjen penale nr.186 të vitit 2020.

Bëhet fjalë për dosjen e ish gjyqtares të komanduar në Korçë, Mimoza Margjeka e cila dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Të pandehur të tjerë në këtë çështje Arben Cara, avokati Skënder Demiraj, Nejton Bali, dhe Klaudio Zhilla.

Mbi ish gjyqtaren Mimoza Margjeka rëndon akuza e “korrupsionit pasive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë publikë”, e cila parashikohet në nenin 319/ç e 25 të Kodit Penal.

Margjeka akuzohet se nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, ka marrë 6 mijë euro ryshfet për të liruar një të arrestuar që transportonte emigrantë të paligjshëm.

LEXO EDHE:  Anila Hoxha zbulon detaje/ Pse dyshohet se janë vrarë tre djemtë në Malësinë e Madhe

LEXO EDHE:  Kur arabët ''pushtojnë'' Londrën

Por, sipas Margjekës, procesi ndaj saj është i motivuar politikisht, për shkak se ajo nuk pranoi të certifikonte ish-kryebashkiaken e PS, të dalë fituese nga zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, Valbona Sakon./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes dy të miturve/ 17 vjeçari qëllon me armë drejt banesës së bashkëmoshatares

Publikuar

-

Nga

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 17 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës.

LEXO EDHE:  Kolumbi kapet sasia më e madhe e drogës/ Ja sa tonelata hashash janë sekuestruar

LEXO EDHE:  Paradoksi i terrorizmit/ Bie numri i sulmeve, shtohen masat e sigurisë

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “Kanosja“, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE