Connect with Us

Tre ditë para zgjedhjeve/ Kim del me mesazhin e rëndësishëm

Politikë

Tre ditë para zgjedhjeve/ Kim del me mesazhin e rëndësishëm

Publikuar

-

Yuri Kim mesazh urimi për besimtarët ortodoksë/ “Gëzuar Pashkët, shpresë në këto ditë të bukura”

Ambasadorja e SHBA ka reaguar sërish për zgjedhjet që pritet të zhvillohen ditën e dielë, ku ka theksuar mbarëvajtjen e tyre.

Kim thotë se ka mësuar nga OSHEE planet e tyre për sigurimin e shpërndarjes së energjisë elektrike në qendrat e votimit dhe numërimit.

“Kam mësuar nga OSHEE sot planet e tyre për sigurimin e shpërndarjes së energjisë elektrike në qendrat e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e 25 Prillit. Mirë të dini se ka teprica të vendosura. Integriteti i sistemeve të votimit dhe numërimit është thelbësor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, shkruan Kim në Twitter./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon se puna për Rindërtimin e pallateve të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit vijon.

Ai ka treguar pamjet nga kantieri i komplkesit të ri në Laç, me 13 pallate, parqe, qendër tregtare dhe njësi shërbimi.

MIRËMËNGJES 😊 nga kantieri i kompleksit të ri në Laç, me 13 pallate, 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e parqe komunitare😍”, shkruan Rama krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja “Cakaj”/ Meta–Rama përballen sot në Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Sot pritet të përballen në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Çështja që i ka çuar dyshen Meta –Rama në Kushtetuese ka lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencave për dekretimin e ministrave.

Padia është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën, për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Kryeministri kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.

LEXO EDHE:  Befason Pandeli Majko/Ja për çfarë i jep plotësisht të drejtë opozitës

LEXO EDHE:  “Raporti i OSBE i nxjerr ”zgjedhjet” nul”/ Shpërthen ish deputeti demokrat

Kujtojmë, se Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn, i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.

Kjo është përballja e parë e dy liderve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish deputeti “shuplakë” Bashës/ “Një njeri që mbron humbjen nuk arrin dot kurrë fitoren”

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti “shuplakë” Bashës/ “Një njeri që mbron humbjen nuk arrin dot kurrë fitoren”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, në fjalimin e tij të mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, është shprehur se çelësi i suksesit qëndron tek lideri.

Veliaj ka theksuar se kreu i PD, Lulzim Basha nuk e fitoi besimin e qytetarëve dhe partia nuk arriti të bënte bashkimin e madh opozitar.

Sipas tij, Basha duhet të bëjë një hap pas, pasi një njeri që mbron humbjen nuk arrin dot kurrë fitoren.

Deklarata e plotë e Astrit Veliajt

RRUGA E FUQIZIMIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

(Fjala e plotë e përgatitur për Këshillin Kombëtar, 16 maj 2021)

I nderuar z. Kryetar!

I nderuar z. President!

Të nderuar antarë të Këshillit Kombëtar!

Dua tani nis fjalën time me një vlerësim për të gjithë demokratët e përfshirë në këto zgjedhje dhe me një mirënjohje për mbi 622 mijë qytetarët shqiptarë që votuan PD-në dhe Aleancën për Ndryshim.

Kudo në botë do urohej edhe kundërshtari, por askush nuk e di:

– se sa janë vota socialiste;

– sa janë vota të blera;

– sa janë nga shantazhimi i popullsisë;

– nga kapja partiake e shtetit;

– dhe nga bashkëpunimi me krimin.

Këto zgjedhje kanë prodhuar një shumicë me një legjitimet të cunguar.

Meqënëse jemi në një institucion politik, nuk do bëj prokurorin apo gjykatësin, se sic thoshte Dick Morris politikanët nuk merren me çështjet e drejtësisë. Me lejoni tani të ndalem në rezultatin e Partisë Demokratike. Këtu kishte hapësirë për të dalë më mirë.

Mbas 8 vitesh në opozitë Partia Demokratike dhe aleatët e saj arritën 7.5% apo 90 mijë vota më pak se viti 2009, përqindje të njëjtë, por 60 mijë vota më pak se viti 2013. Kundrejt të gjithave ne mund të kishim marrë mbi 50% të votave. Populli ynë ka më shumë njerëz të ndershëm, që nuk shiten dhe nuk frikësohen dhe ne mund t’i nxirrnim në votime.

Çelësi i suksesit qendron tek lideri. Nuk ka pushtet që mund t’i rezistojë një kandidati që frymëzon dhe mobilizon, i ndershëm, i fortë dhe me vizion. Kështu u ndryshua pushteti ne Kosove, Maqedoni dhe Mal të Zi. Kështu opozitari presidencial në Ukraine fitoi me 73% të votave. Asnjë popull në histori nuk i ka rezistuar një lideri të vërtetë. Kur ai shfaqet si një yll, njerëzit magjepsen dhe mezi presin ta shikojnë në krye të shtetit. Askush nuk mund t’i rezistojë zerit dhe votes së qindra e miliona njerëzve që kërkojnë ndryshim.

Disa vite më parë, një kandidat presidencial i të djathtës, në një vend ballkanik, ndeshej me kryeministrin e korruptuar të së majtës. Thirrjes të tij për drejtësi dhe vërtetësi iu përgjigj në masë rinia dhe ai u zgjodh president. Thënia e tij doli e vertete: “nuk mund ata të vjedhin ata, saç mundet ju të votoni”. Nuk ishte kandidat i pashëm, por i vërtetë, nuk kishte para e pushtet, por karakter, nuk pranoi kurre kompromise me regjimin, por u tregoi derën e drejtësisë dhe e mbajti fjalen.

Frymëzimi buron nga vërtetësia si njeri, nga mbrojtja e kaizave me pastërti, nga vendosja e qëllimeve të larta, nga demonstrimi i bindjeve morale, nga retorika e fuqishme që zgjon pasion dhe emocione tek njerëzit.

Frymëzimi e mposht frikën dhe interesin. Integriteti e mposht lekun e pushtetit. Zgjedhjet i fiton kandidati qe krijon bindjen se na nxjerr nga prapambetja.

Nese do lidheshin tek lidershipi ato që thotë Aristoteli: logos-i, ethos-i dhe pathos-i, do zgjoheshin shpresat dhe idealet e heshtura, njerëzit do frymëzoheshin të arrinin ndryshime të mëdha. Kjo i mungoi kësaj fushate.

LEXO EDHE:  Intervista-Ilir Meta kundër importit të plehrave/Listat e hapura për deputetët rruga më e mirë

LEXO EDHE:  Vizita e parë e ambasadores së SHBA në parlament/ Diksutohet reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore

Frymezimi nuk eshte me te thene, por me te dhene. Liderin e bën shpirti dhe karakteri, jo froni. Këtu u humbën zgjedhjet. Në 8 vite nuk u fitua asnjë garë elektorale. Niveli i besimit publik të z. Basha ka qënë më i ulët se i PD-së dhe kundërshtarit. Partia nuk arriti bashkimin e madh opozitar.

Tani është koha që drejtuesi të bëjë një hap pas. Lideri i vërtetë mban përgjegjësi, lideri fals e gjen fajin jashte vetes se tij. Nëse do fillojmë të qahemi për qeverine, për bandat, për popullin qe shitet, nuk do t’i fitojme kurre zgjedhjet.

Na duhet një lider qe di të fitojë, nje lider qe bashkon, një lider që nuk ka ambicie personale, është i fortë dhe na con përpara. Qendrimi i lidershipit aktual ka kosto te medha. Fitimi i një fraksioni con drejt ndarjes. Eksperimentimi me njerez pa përvojë con drejt humbjeve të reja.

Partia duhet të shkojë drejt një periudhe tranzitore, nen drejtimin e Doktor Berishes, me integrimin e figura te reja dhe te vjetra, perfshire z. Basha. Posti i kandidatit kryeministror te ndahet nga drejtimi i partise dhe te percaktohet para zgjedhjeve me gare te hapur.

– Doktor Berisha është ati themelues i partisë dhe i demokracisë shqiptare;

– Doktor Berisha eshte vetmi fitues ndaj bolshevizmit në 80 vjet;

– Ai është më i dituri, më popullori dhe më frymëzuesi në historinë tonë politike;

– Ai ka sukseset më të mëdha në ekonomi, investime te huaja dhe integrime euro-atlantike.

– Ai ka përvojën e luftës dhe të paqes, të bashkimit dhe rikthimit në pushtet.

Lideri historik ia ka borxh demokrateve të marri përsipër për një kohë tranzitore drejtimin e partisë deri sa ta çojë në pushtet dhe të mos kërkojë pushtet për vete. Rikthimi është kthim nderi ndaj partisë që i dha aq pushtet dhe lavdi. Lideret historike nuk i perkasin vetes, por kombit. Shtetari nuk vdes ne shtrat, por ne lufte. Koha që doktor Berisha të reflektojë mbi nevojën e partise dhe Shqiperise.

– I terhequr ishte George Ëashingtoni, por u rikthye per kushtetuten dhe presidencen Amerikane.

– I terhequr ishte edhe Charles de Gaulle, por u rikthye per te drejtuar Republiken e Peste Franceze.

– I terhequr ishte disa here Churchilli, por u rikthye dhe qeverisi deri ne 81 vjec Britanine.

Të nderuar antarë të Këshillit Kombëtar!

Shqipëria pret nga ne një lëvizje të fortë. Ndryshimi në drejtimin e duhur është më i mirë se ruajtja e status-quo-së. Fati u buzëqesh shoqërive që u largohen humbjeve kronike.

Sot ju bëj thirrje të gjithëve të flasin me zemër, të thonë çfarë mendojnë. Kombet i ka cuar përpara guximi, jo heshtja dhe servilizmi. Politikani duhet të jetë heroi i fëmijëve të tij. Kur të shihemi pasqyrë nuk duhet të na vijë zorr nga vetja, por të shikojmë njeriun me karakter, jo arrivistin pa dinjitet.

Kush pranon varfërinë, nuk bën dot kurrë pasuri, kush mbron humbjen nuk arrin dot kurrë fitoren, kush mbështet mediokritetin minon rrugën e suksesit.

E djathta moderne mbështetet tek njeriu i zot dhe fitimtari. Koha t’i japim Shqipërisë këtë mesazh, se kjo është rruga që na shërben si komb dhe na ngjit në pushtet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE