Connect with Us

Spartak Ngjela bën deklaratën e bujshme/ Ja cila parti është në avantazh

Politikë

Spartak Ngjela bën deklaratën e bujshme/ Ja cila parti është në avantazh

Publikuar

-

ngjela analize

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar ngjarjen e djeshme që tronditi qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Sipas tij, Elbasani është zonë e nxehtë dhe do të jetë një qendër “rrotë më rrotë”. Ngjela deklaroi për Sot se kryeministri Edi Rama e ndjen veten shumë përpara dhe nuk do të konkuronte për të tretën herë për t’ja lënë dikujt tjetër.

“Pjerin Xhuvani ishte aktivist. Kishte qenë dikur me LSI-në, tani aktivist i PS-së. Nga shenjat e luftës së nxehtë që ka Elbasani, kuptohet që do të jetë një qendër që do të jenë “rrotë më rrotë”. Por në fakt se besoj këtë, sepse PS-ja është shumë përpara në Shqipëri. Ka disa institute që bëjnë sondazhet dhe më kanë njoftuar që është shumë përpara. Gjendja në Shqipëri është shumë e nxehtë se është konflikt ruso-amerikanë dhe ne kemi favor.

Unë e kam vënë re se dhe Rama e ndjen veten shumë përpara. Rama nuk do të konkurronte për të tretën herë për t’ia lënë një tjetri. Çdo ide nuk konsiderohet nga fjala por nga sjellja. Sjellja është ajo që përbën botëkuptimin, qëndrimin dhe idenë”, tha Ngjela./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

Publikuar

-

Nga

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk tërhiqet edhe pas humbjes. Në takimin me qytetarët në Elbasan, Basha është shprehur se, do të vazhdojë betejën pasi është një detyrim që ka ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ai thekson se nëse do të ulë flamujt e betejës dhe do të ulë kokën do të thotë që kanë pranuar alenacën Rama-Doshi.

Na ndoqën sepse besuan se beteja nuk bëhej për karriget tona por për ta. Ky është detyrimi. Kujt do t’ia lëmë fatin e atyre që donin ndryshimin por që u penguan. Kujt t’ia dorëzojmë këtë fat?

Krimit të bërë njësh me politikën apo një drejtësie që nuk ekziston? Betejën e nisëm për shqiptarët e thjeshtë. Nëse do të ulim flamujt e betejës dhe do të ulim kokat duhet të pranojmë aleancën Rama –Doshi.

Mesazhi është se ne do të vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju derisa të përmbyset regjimi Rama-Doshi.

Jam i vetëdijshëm se ky rrugëtim do të ketë shumë sakrifica. Duan s’duan kundërshtarët tanë ne jemi një familje e madhe”, shprehet Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Humbi zgjedhjet/ Habit Basha: Jemi më të fortë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është stacionuar në qytetin e Elbasanit dhe gjatë një takimi me demokratët është shprehur,  se pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 25 prillit mbështetësit e tij duhet ta mbajnë kokën lart.

Ai shton se 680 mijë shqiptarë besuan se lufta nuk po bëhej për ndryshim e fateve të tyre dhe jo për karrige.

“Dua t’ju them se kokat duhet t’i kemi lart. Nuk ka forcë politike në Ballkan të mbetur që nga koha e rrëzimit të regjimeve komuniste që të ketë fuqinë që demonstroi Partia Demokratike në Shqipëri përballë këtij regjimi. Njësoj si në 91-shin, pa asnjë pushtet përveç pushtetit të zemrës, përveç besimit tek ndryshimi dhe kjo tregon se jo vetëm nuk jemi tkurrur, dobësuar apo lodhur, por jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masakra elektorale/ Basha tregon arsyen pse nuk e pranon ftesën e Ramës

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me turin e tij të humbjes në qytetin e Elbasanit. Basha i është përgjigjur pyetje  se përse nuk pranon një bashkëpunim me Kryeministrin Edi Rama.

Ai shprehet, se politika dhe krimi nuk mund të jenë kurrë në paqe, por në luftë me njëra tjetrën.

Masakra elektorale dhe vjedhja me e madhe në 30 vite. Kryepolici i Edi Ramës mori bandat për të blerë votat.

Ata që nuk e kuptojnë ende masakrën elektorale ju them ejani në Elbasan. Bandat kanë vënë poshtë institucionet.

Ata që pyesin pse nuk bashkëpunon me Edi Ramën ju them ejani dhe shikoni si janë bërë njësh krimi dhe pushteti. Krimi dhe politika nuk mund të jen në paqe me njëra-tjetrën po në luftë me njëra-tjetrën“, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE