Connect with Us

Policia njoftim zyrtar për ngjarjen në Vaqarr/ Përfaqësuesi i PD i bllokoi rrugën makinës që kishte ushqime për Iftar

Politikë

Policia njoftim zyrtar për ngjarjen në Vaqarr/ Përfaqësuesi i PD i bllokoi rrugën makinës që kishte ushqime për Iftar

Publikuar

-

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjne e ndodhur dje në Vaqarr ku Florenc Hoxha, përfaqësues i Partisë Demokratike i ka bllokuar rrugën një makine me ushqime dhe është konfliktuar me shoferin, duke pretenduar se ushqimet po shpërndaheshin për vota nga PS.

Blutë e Tiranës sqrojnë se këto ushqime ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Arrestohen 7 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

LEXO EDHE:  Pse banorët e Unazës nuk duhet ta besojnë Lulzim Bashën

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  “Jeni legena, nuk ju pyes”/ Pjerin Ndreu përplaset me policinë brenda lokalit, pengoi shoqërimin e pronarit

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Furtuna në polici/Largohet Ardian Çipa

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e re, një pellg në stanjacion”/ Islami tregon frikën e madhe, “shuplaka” për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk sheh ndonjë ndryshim në qeverinë e re, të mandatit të tretë socialist, të prezantuar nga Edi Rama disa ditë më parë.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami, i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

Është një pellg që rrinë bashkë. Këtë radhë ka dhe 2-3 elemente që vijnë nga zhvillimet globale. Të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Ka një mungesë të qartë të veprimit, janë mediokër”.

Islami i ka dhënë edhe një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa heq një paralele mes qeverisjes shqiptare dhe asaj të Afganistanit.



LEXO EDHE:  Kush po gënjen me tenderin e policisë?/ Gazetari publikon faktet, janë të gjitha ‘fake’

LEXO EDHE:  Blic rrugor/780 policë “blindojnë” gjithë vendin, aksion për rripin e sigurimit

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi.

Dhe pikërisht këta kanë këtë frikë. Ata kanë frikë se ajo që ndodhi në Afganistan mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Nëse në Afganistan u deshën disa ditë, regjimi këtu mund të bjerë për disa orë. Këta kanë kohë që kanë frikë, por nuk kishin një shembull dhe ajo që ndodhi në Afganistan bëri që të shtohet frika”.- tha Islami./CNA.al

LEXO TE PLOTE