Connect with Us

“PD merr 7 mandate në Shkodër”/ Izmira Ulqinaku zbulon problemet që kemi hasur në fushatë

Politikë

“PD merr 7 mandate në Shkodër”/ Izmira Ulqinaku zbulon problemet që kemi hasur në fushatë

Publikuar

-

Izmira Ulqinaku, kandidate e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë shpresa e ndryshimit.

Në një intervistë për CNA.al, Ulqinaku deklaroi se shkodranët janë koshientë që këto zgjedhje nuk janë vetëm për partinë, por për të ardhem e familjeve të tyre dhe të fëmijëve.

Kjo nuk është vetëm një fushatë zgjedhore. Kjo është fushata e shpresës, fushata e ndryshimit. Asnjëherë më parë nuk kam parë kaq entuziazëm, kaq etje të madhe për ndryshim. Strukturat e Partisë Demokratike janë të angazhuara në maksimum, pranë qytetarëve të lirë e të ndershëm, atyre që me 25 prill sjellin ndryshimin.

Shkodranët e dijnë se këtë të dielë nuk vendoset për fatet e një partie. Vota jonë këtë herë nuk është thjesht votë për një parti politike, po do jetë votë për familjen tonë, do jetë votë pët të ndëshkuar ata që e perbuzën qytetin tonë e për të na dhënë mundësinë ne për të korrigjuar gabimet e tyre. Qytetarët janë më se të bindur që është koha për të ndryshuar. Shqipëria ka nevojë për shpresë, për ndryshim e ne zotohemi të punojmë fort për këtë”, tha Ulqinaku.

Kandidatja e PD në Shkodër shtoi gjithashtu se mbështetja ka qenë shumë e madhe, për shkak se sipas saj jeton mes banorëve në Shkodër dhe nuk është një individ që është importuar nga Tirana.

LEXO EDHE:  Majlida Bregu flet si kurrë më parë për marrëdhënien me Bashën/I paaftë, demokratë vota nesër s'ka vlerë

Mbështetja qytetare në Shkodër është forca dhe frymëzimi ynë më i madh. Qytetarët na presin, na dëgjojnë e na mbështesim. Ne kemi qene gjithmonë afër tyre, në momente të vështira e të bukura. Në jetojmë në Shkodër, nuk jemi lista të importuara nga Tirana siç është lista e kundërshtarit tonë. Ne jemi qytetarë që i dijmë hallet e shqetësimet, pasi i vuajmë çdo ditë në komunitetin tonë”, tha ajo.

E pyetur se sa mandate synon PD në Shkodër, Ulqinaku deklaroi se : “E them me bindje të plotë që këtë herë Shkodra i prin ndryshimit. 7 mandate janë të sigurta”.

Kandidatja e PD deklaroi se gjatë fushatës elektorale ka hasur probleme me shit-blerjen e votës, ku tha se janë adresuar në organet kompetente. “Kemi hasur dhe i kemi adresuar, por di të them se asgjë nuk e ndal ndryshimin, as bandat kriminale e as lekët e drogës e të krimit. Qytetarët shkodranë e kanë ndarë mendjen – ndryshimi vjen vetëm me Partinë Demokratike”, tha Ulqinaku për CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Publikuar

-

Nga

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme edhe ish-deputeti Arben Imami, i cili tha se kjo gjë është e turpshme.

Sipas tij, dreka e sotme tregon se çfarë gare do të ketë dhe cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

“Unë nuk kam prova për këtë gjë, por njerëz të njohur më kanë garantuar se është kështu, por nuk është çudi. Është komisioni i tij, pse mos hajë drekë, por është e turpshme, tregon çfarë gare do të ketë, cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

E para e punës ky komision ka një detyrim. Jemin Gjana dhe të tjerët duhet të marrin një vërtetim që nuk kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Nuk kam dyshime për asnjë njeri, është detyrim si për çdo deputete.

LEXO EDHE:  Rama nga Shkodra/Partnerët e PD e kanë thënë shumë qartë

LEXO EDHE:  Majlida Bregu flet si kurrë më parë për marrëdhënien me Bashën/I paaftë, demokratë vota nesër s'ka vlerë

Veprimet që kryhen në një nivel kaq mikro, kaq të ulët në dukje, janë vendime të rëndësishme jo vetëm se kush do të drejtojë PD-në. Është injorancë e paparë edhe e mediave tona, edhe e gazetarëve, që thonë se ça ndodh brenda partive nuk më intereson, mua më intereson kush do të fitojë”, nënvizoi Imami./ CNA.al

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 Qershor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ “Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë”

Publikuar

-

Nga

Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë"

Arben Ristani anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.

“Në rast se do të vazhdojmë në gjendjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës me mënyrën se si drejton partinë se si merr të gjitha pushtetet sepse kritika bazë që është ndaj Ramës është që ai po shnderrohet në një autocrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh”, u shpreh ai në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas Ristanit , Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

LEXO EDHE:  Çuni i Fariut për pagesat e PD nga off-shore: Socialistët po akuzojnë amerikanët

LEXO EDHE:  Rama nga Shkodra/Partnerët e PD e kanë thënë shumë qartë

Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund por edhe e tall, jo vetëm Rama por edhe më gjerë”, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në BE, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku nesër do të mblidhen krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se e kishte uruar kryeministrin shqiptar për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe kishte diskutuar me të lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur që u takova sërish me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E Urova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova me të zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në Twitter Lajçak.

Ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

LEXO EDHE:  Çuni i Fariut për pagesat e PD nga off-shore: Socialistët po akuzojnë amerikanët

LEXO EDHE:  Numërohen kutitë e para/ Kush udhëheq me vota nominale mes demokratëve në Tiranë

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik./euronews

LEXO TE PLOTE