Connect with Us

“Para meje sillesh si lepur”/ Meta ja nxjerr të gjitha Ramës: Horrat ta vënë armën tek koka…

Politikë

“Para meje sillesh si lepur”/ Meta ja nxjerr të gjitha Ramës: Horrat ta vënë armën tek koka…

Publikuar

-

“Patronazhistët janë fuksa”/ Meta paralajmëron fakte të reja

Presidenti Ilir Meta ka bërë deklarata të forta gjatë një konference për mediat.

Meta ka cilësuar Ramën si karagjoz dhe vagabond që ka lidhje me bandit e krimit.

“O karagjoz e di gjithë bota lojrat që bëje ti me ca vagabondë. Cfarë di ti more rrugac për Ilir Metën, more vagabond. Para Metës sillesh si lepur e para horrave që ta vënë pistoletën te koka dhe të marrin leje për legalizimet. Se të njeh Ilir Meta ty”, u shpreh Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Europë/ Protesta kundër vaksinimit me detyrim

Publikuar

-

Nga

Gatishmëria për vaksinim po bie, por incidenca e infeksioneve po rritet. Vende të ndryshme në BE po marrin masat, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksionohen. Por nuk po mungojnë as protesta kundër këtyre masave.

“Flatten the curve”, “të ulet kurba” është një ndër sloganet e pandemisë së koronavrusit. Me këtë parullë është fjala për kurbën e infeksioneve të reja ditore. Por aktualisht po ulet një tjetër kurbë: ajo e vaksinimeve të reja. Pasi në fillim të vitit në vendet e BE-së për shkak të mungesës së furnizimit me vaksina ishte i frenuar procesi i vaksinimit, tani vërehet që njerëzit gjithnjë e më shumë po e humbasin gatishmërinë për të marrë vaksinën.

Shumë politikanëve drejtues kjo nuk u pëlqen – për më tepër tani me rritjen e vlerave të incidencës së infeksioneve me variantin Delta të virusit. Në shumë vende si rrjedhojë ka shpërthyer debati, nëse duhet të ketë kufizime të ndryshme për të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit, ose nëse duhet vendosur detyrimi për vaksinim, në mënyrë që të krijohet imuniteti i tufës në popullsi.

Në Gjermani ky diskutim po vazhdon, ndërkohë që në vende të tjera janë marrë masat. Kryesisht sa i përket detyrimit për vaksinim për grupe të ndryshme profesionesh. Në shumë vende kanë nisur edhe protestat.

Franca ka shpallur nga shtatori vaksinimin e detyrueshëm duke e vendosur atë si kusht për ushtrimin e profesionit. Në fundjavën e kaluar në Francë protestuan në mbarë vendin mbi 160.000 vetë kundër masave të rrepta ndaj Coronës. Protestuesit janë kundër detyrimit për vaksinim duke e konsideruar këtë si një ndërhyrje në të drejtën e vetëvendosjes. Kryesisht të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, të sigurisë dhe shërbimit të emergjencës duhet të vaksinohen në rast të kundërt atyre nuk do t’u lejohet të vazhdojnë punën.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Kërkohet arrestimi i Vangjush Dakos

Protestat drejtohen edhe kundër certifikatës digjitale të vaksinimit në BE. Kjo e ashtuquajtur „Pasaportë e gjelbër” provon që personi është i vaksinuar, i shëruar apo është testuar aktualisht me rezultat negativ. Protestat paqësore kanë qenë pjesërisht edhe me eksese duke shkaktuar përplasje me policinë.

Greqia gjithashtu ka vendosur vaksinimin e detyrueshëm. Por edhe në Greqi njerëzit kanë protestuar. Të punësuarve u është lënë afat deri në mes të gushtit që të fillojnë vaksinimin, në rast të kundërt do t’u mbahet paga mujore. Nga shtatori në Greqi hyn në fuqi vaksinimi i detyrueshëm për sektorin e shëndetësisë. Sipërmarrësve që punësojnë personel të pavaksinuar do t’u vendosen gjoba deri në 200.000 Euro. Edhe vizitat në lokalet e gastronomisë si dhe aktivitetet kulturore do të jenë të hapura vetëm për të vaksinuarit.

LEXO EDHE:  Basha ‘i hedh dorashkën’ Ramës pas takimit me Idrizin/ Ja mesazhi që i dërgon

Kur u miratua ligji përkatës në parlament të enjten (22.07) në mbarë vendin protestuan rreth 5000 vetë. Policia përdori gaz lotësjellës dhe pompa të ujit për ta larguar turmën nga territori përpara parlamentit.

Në Itali gjithashtu ka pasur protesta kundër „certifikatës digjitale të vaksinimit”. Detyrimi për vaksinimin e personelit shëndetësor në Itali është në fuqi qysh nga marsi. Qeveria vendosi që duke filluar nga 6 gushti në shumë mjedise publike të lejohen vetëm të vaksinuarit me pasaportën e gjelbër./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shtrëngohet litari”/ Ish-ministri socialist bën paralajmërimin e frikshëm: Do e pësojnë dhe fëmijët

Publikuar

-

Nga

“Shtrëngohet litari”/ Ish-ministri socialist bën paralajmërimin e frikshëm: Do e pësojnë dhe fëmijët

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj shkruan se litari i borxheve të shtetit shqiptar sa vjen e po shtrëngohet, gjë të cilën sipas tij do ta paguajnë edhe fëmijët e sapo lindur.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se qeveritarët përgjegjës duan të justifikojnë shkeljet ligjore dhe borxhet e rënda me përgjegjësinë kolektive, me “përgjegjësinë e tufëzuar”. Por, Malaj thekson se përgjegjësia është individuale.

Mirmëngjesi, litari i borxheve nga vendimet e gjykatave shqiptare për pushimet nga puna dhe gjobat e albitrazhit ndërkombëtar nga vendimet jo ligjore, nga disa oligarkë – po bëhet gjithnjë e më i trashë dhe mbytës edhe për fëmijët e sapo lindur. Tufëzat u prishën në 1991, por janë shfaqur shpesh në qeverisjet e tranzicionit dhe kanë kulmuar në qeverinë e të paditurve, inatçorëve, arrogantëve, të babëzitur dhe të kapur.

Qeveritarët përgjegjës duan të justifikojnë shkeljet ligjore dhe borxhet e rënda me përgjegjësinë kolektive, me “përgjegjësinë e tufëzuar”.

Përgjegjësia është personale edhe kur shkeljen e ligjit e kanë shkaktuar me pa-përgjegjshmërinë e tyre një grup qeveritarësh,

Shpërdorimi i detyrës është direkt dhe indirekt.

Përpara ligjit të gjithë (duhet) të jenë të barabartë.

Është urgjent krijimi i listën së zezë të politikanëve, qeveritarëve dhe nënpunësve që sipas vendimeve përfundimtare të gjykatave vendase dhe ndërkombëtare u kanë krijuar kaq shumë borxhe të rënda taksapaguesve shqiptarë, të cilët duhen përjashtuar me vendim gjykate 5 deri në 7 vite nga mandate politike dhe në administratë siç po aplikohet në vetingun në Drejtësi.

Dite të mbarë pa borxhe të rritura nga të babëziturit në politikë, administratë dhe biznes”-shkruan Arben Malaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha shpall fitoren”/ “Masakrohet” nga demokratët: Je gënjeshtar, largohu

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme, publikisht, Andrea Mano dhe një grup anëtarësh të kryesisë së PD-së së Korçës, më shumë se gjysma e saj dhanë dorëheqjen, duke e lënë këtë degë në kaos të plotë.

Njerëz që për tetë vite luftuan për fitoren e opozitës dhe mbështetën Lulzim Bashën, por edhe njerëz qytetarë që e kuptuan se kush ishte ky i fundit, dje dhanë dorëheqjen, duke e akuzuar Bashën si një njeri arrogant dhe lider i papërgjegjshëm.

Por, ndërkohë që Korça shkaktoi “tërmet” politik, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, ku foli për raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, duke e cilësuar si një “fitore” e madhe.

I pyetur për ngjarjen në Korçë, Basha tentoi të justifikohet, duke thënë se po tentohet të largohet vëmendja nga ngjarja, sipas tij më e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Basha theksoi se raporti OSBE-ODIHR, faktoi atë që ai vijon ta quajë si “masakra zgjedhore”.

Por, demokratët janë të lodhur nga premtimet boshe të Lulzim Bashës, i cili thotë se “beteja sapo ka filluar”, por PD-së i ka shkaktuar vetëm humbje.

LEXO EDHE:  “Është oksigjen për Ramën”/ Kryemadhi parashikon fatin presidencial të bashkëshortit Meta

LEXO EDHE:  Dorëzimi i mandatit të deputetit nga ish-ministri/ Zbulohet “loja” mes Tahirit dhe Ramës

Konferenca e djeshme e Bashës me gazetarët është publikuar live në faqen e Lulzim Bashës në rrjetet sociale, dhe ajo që vihet re është se demokratët e kanë “masakruar” me komente.

Ata shprehin zhgënjimin e tyre, dhe nuk i besojnë më Lulzim Bashës.

Nese futesh ne parlament,na tradhetove besimin. Regjimet rrezohen me protesta, por ju duhet nje prijes?”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “Luli eshte nje komunist anti demokratik qe e ka marre peng te djathten.”

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Po te kete ngelur pak burreri mos i prano keto zgjedhje dhe dil nga parlamenti. Po qe se ti vete ne parlament ti je i shitur tek Edi Rama dhe do jeshe langaraq

Gjithashtu një komentues shkruan “Sa te jesh drejtues i PD, poshtë e më poshtë do shkojë”.

Raporti komfirmon te kunderten, je genjeshtar largohu”-shkruan një tjetër.

Ndërsa një komentues ironizon duke shkruar “Ta gëzosh fitoren , o opozitari i përjetshëm.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE