LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Oriela Nebijaj “shigjeton” Ramën/ “Shteti s’duhet të jetë armik i operatorëve turistikë”

22 Prill 2021, 18:43, Politikë CNA
Oriela Nebijaj “shigjeton” Ramën/ “Shteti s’duhet

Kandidatja e PD, Oriela Nebijaj u takua me operatorët turistikë për të diskutuar mbi problematikat e këtyre të fundit dhe mbi programin e Partisë Demokratike për këtë sektor.

Nebijaj deklaroi se është detyrë e çdo qeverie t?i sigurojë kushtet më minimale çdo inciative familjare apo biznesi për të zhvilluar turizmin.

?Është e dhimbshme të dëgjosh kur t?i thua që shteti minimalisht duhet të jetë mbështetës ndaj çdo institucioni biznesi apo familjeje që me atë kontributin e tij minimal dhe të thjeshtë ndërton një frymë shumë të mirë dhe mund të kthehet nesër në një agroturizëm të vërtetë dhe jo të kthehet në një armik. Ky është detyrimi i vetëm që një shtet duhet të ketë dhe një qeveri duhet të ketë, përndryshe kot që e kemi dhe katër vite pastaj janë shumë?, tha Nebijaj, teksa dëgjoi ankesat e operatorëve.

?Ka shumë fshatra që kanë ngritur bërthama të vogla agro-turistike nga ku do shtrihet i gjithë turizmi në mënyrë kapilare, që ndihmojnë turizmin dhe biznesin e vogël të jetojnë në mënyrë dinjitoze pa qenë nevoja që ti lepihet shtetit per nje asistence apo një ndihmë sado të vogël. Ata mundë të jetojnë me dinjitet nëse së paku i çon rrugën tek fshati përkatës?, tha një prej operatorëve turistikë.

Ndërkohë, një tjetër sipërmarrës deklaroi: ?Sipërmarrjet turistike qofshin ato hoteleri apo touroperator, asgjensitë të gjitha kanë nevojë për unifikimin e TVSH-së. Tjetër gjë që ka interes është zgjatja e sezonit turistik. Si? Është e turpshme të themi që Brezovica është e hapur në të gjithë vitin ndërkohë që Alpet janë të mbyllura për dy borëpastruese?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga