LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ngjarja e Elbasanit si ajo e 21 Janarit”/ Balla thirrje qytetarëve

22 Prill 2021, 15:58, Politikë CNA
“Ngjarja e Elbasanit si ajo e 21 Janarit”/ Balla thirrje

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Elbasan Taulant Balla ka vijuar takimet elektorale ditën e sotme me banorët e fashtit Dardhë të Korçës. Nga atje Balla komentoi ngjarjen e një dite më parë në Elbasan ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani, duke theksuar se ishte e njëjta panoramë  si në 21 Janarit.

Sipas tij, kjo është një ngjarje e rëndë dhe tejet e dënueshme, që një parti politike të marrë armët kundër popullit të vet. Ai përsëriti thirrjen që askush të mos bjerë pre e provokimeve duke e cilësuar situatën përshkallëzim të dhunës së përditshme.

?Ngjarje tepër e rëndë dhe është një akt tejet i dënueshëm që një parti politike të marrë armët kundër popullit të vet. Ky është një përshkallëzim i dhunës së përditshme nga ana e presidentit të republikës dhe opozitës.

Thirrja ime është që askush të mos bjerë pre e provokimeve sepse është e papranueshme që të merren armët. Ngjarja e djeshme nuk ka asnjë ndryshim nga 21 Janari. Mos bini pre e flamujve dhe banderoleve. Këto janë veprimet e fundit të një përpjekje për të shkaktuar rrëmujë. Më 25 Prill PS do të fitojë zgjedhjet. Do vazhdojmë punët që janë shumë të rëndësishme?, tha Balla./ CNA.al

Lajmet e fundit nga