Connect with Us

Nga Endira Bushati/ Një popull që sheh shpresë tek një alternativë më e mirë, “e merr Ramën zvarrë” për 24 orë…

Opinione

Nga Endira Bushati/ Një popull që sheh shpresë tek një alternativë më e mirë, “e merr Ramën zvarrë” për 24 orë…

Publikuar

-

Nga Endira Bushati/ Ditë të shëmtuara.....

Mort Sahl, komediani i famshëm amerikan, i njohur për satirën e vet politike, ka një thënie që përmendet shpesh, kur flitet për zgjedhjet….

“Regan fitoi sepse garonte kundër Jimmy Carter. Po të garonte pa kundërshtarë, do të kishte humbur!”

Vetëm amerikanët mund ta thonë nëse kjo është e vërtetë…..

Por, le të gjejmë analogjinë këtu…..

Nga të gjithë numrat, Rama është kryeministër me votat e 25% të zgjedhësve shqiptarë…..është kryeministri i pakicës…..

E megjithatë….ka një dakordësi nga të gjithë….se PS do të dalë parti e parë…..

Edhe demokrati më i flaktë, sot kalkulon në shpresën e vet të zjarrtë, se PD mund të fitojë….por bashkë me LSI….vetëm as nuk bëhet fjalë….

Unë nuk do ta kuptoj kurrë si miqve të mi demokratë, nuk u duket i tmerrshëm ky pohim????!!!!!

Partia e Lirisë garon për të qenë E Dyta!!!!!

Ej, ej, ej….mos guxoni të thoni se ky popull është i majtë! Se ky popull veç 28 % e voton të majtën!

Si nuk dolën gjatë këtyre 4 viteve, mendje të mënçura nga elita intelektuale e djathtë për t’i gjetur zgjidhje kësaj situate????

LEXO EDHE:  PD kallëzon në SPAK kryetarin e bashkisë Elbasan

Ka shumë arsye…patjetër…kryesorja “ç’na duhet ne”….kur opozita është marrë peng nga një grup që opozitarizmin e ka biznes!

Edi Rama duhet ndëshkuar! Duhet ndëshkuar rreptë!

Arsyeja e ftohtë, elita intelektualo-qytetare nuk e pranon përçmimin që ai na shet përditë, patronazhimin që na kujton Enverin, dhe arrogancën e një regjimi oligarko-kriminal….

Por….nuk mund të pranohet as kurrsesi që rrugëve të vendit….të patrullojnë struktura të armatosura në mbrojtje të votës, që i njohin vetes të drejtën të ndalin këdo…sepse paskan dyshime për blerje vote….dhe kjo pranohet nga një Ministër Drejtësie???!!!!!

Ku jemi këtu???? Në luftë mes fisesh tribale????

Si erdhi dita që “u shplanë trutë” në këtë mënyrë që të justifikohet vrasja ditën për diell se kjo “struktura” po mbronte votën???

Të pranohen “kosoret e sfurqet, e prerjet e duarve”????

Jeni në terezi????

Po kush i mbronte votat në 91’??? Po në 92’???

Kur vidhet vota, vidhet liria…!

Patjetër!

Por…një popull që sheh shpresë tek një alternativë më e mirë, del në shesh, edhe pa parti e kryetarë…. dhe “e merr Ramën zvarrë” për 24 orë….

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artan Fuga/ A do të na bjerë në kokë raketa kineze?

Publikuar

-

Nga

A do të na bjerë në kokë raketa kineze?

Teknologjia është si politika dhe ekonomia, pa moral të bie në kokë, ose të shkrin virusi trupin!

Gjithë Planeti pret sonte deri nesër në mëngjes ku do të bjerë raketa kineze që ka humbur kontrollin dhe në tërheqjen e forcave gravitacionale po i afrohet Tokës!

Ku do të bjerë?

Gjithsesi, pas gati dy vjetësh që njerëzit po shuhen me miliona nga Covid19, kanë bllokuar jetën normale, mezi ecin drejt vaksinimit, tani sikur mos mjaftonte sulmi nga brenda trupit, edhe rreziku i rënies së teknologjisë mbi kokë.

Sado i vogël të jetë probabiliteti të dëmtojë, rëndësi ka që teknologjia sikurse virusi dolën nga kontrolli. Nesër dalin nga shina trena, pasnesër robotët, pas një jave bandat, e kështu me radhë.

Kur dëgjova këtë historinë e raketës të dalë nga kontrolli, m’u kujtua një libër madhor në filozofi shkruajtur ndofta edhe më shumë se 100 vjet më parë nga eruditi, shkencëtari, filozofi Henri Bergson. Në veprën e tij “Dy burimet e moralit dhe të fesë”, ai shkruan se feja dhe morali i saj lindën pikërisht për ta përmbajtur njeriun që në ndryshim nga kafshët, me forcën e arësyes, mund ta çonte botën dhe veten drejt shkatërrimit. T’i bënte keq vetes.

Jo më kot fetë e lashta dhe pastaj fetë e reja monoteiste kanë në bazë pikërisht idenë që arësyeja e dalë nga kontrolli i moralit, nën shtysën e interesit, është një demon i keq, i prapë, një burim dramash dhe katastrofash.

Aq është një energji e pashoqe emancipuese, po aq është edhe një forcë shkatërrimtare.

Mirëpo arësyeja nuk mund të vetëpërmbahet pa moralin. Të lashtët moralin e kishin të bazuar te frika e një Zoti ndëshkues, por ndëshkues, me Zot, pa Zot, vetë rendi i gjërave bën që dija pa moral, paraja pa moral, pushteti pa moral, një ditë në mos një tjetër, i bien mbi kokë atyre që e përqeshin moralin.

LEXO EDHE:  Grida Duma del hapur kundër Bashës/ PD ka kompleks të aftët

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Prandaj mbetej e pakuptueshme në shekujt kur njeriu vuri arësyen para moralin ideja që feja ka predikuar se kurioziteti – dija për dije, e pakontrolluar nga morali – është një ves që e çon njeriun drejt e në ferr.

Sepse arësyeja nuk bën që medoemos njeriu të jetë i arsyeshëm. Arësyeja pa moral e çmend njeriun. Eksperimentet e papërmbajtura nga kujdesi për të tjerët, sulmi ndaj kozmosit pa bërë kujdes për të mbrojtur njeriun, nën ethet e pushtetit, parasë, garës ekonomike, mungesës së kontrollit nga morali qytetar, i bien mbi kokë njeriut.

I bie ndotja e qyteteve, i bien ndërtesat mbi kokë nga tërmeti, i plasin depot dhe fabrikat e municioneve, nga arësyeja pa moral e fitimit të pangopur qindra mijë braktisin vatrat për të ikur nga sytë këmbët, nga arësyeja pa moral energjitë e natyrës braktisen dhe papunësia urbane bën kërdinë, e pa pafund të tilla.

Gjithësesi sot kujtoj me nderim Bergsonin e Madh i cili në librin e tij argumenton bindshëm se njeriu është qënie me arësye, por jo i arësyeshëm. Arësyeja që të bëjë njeriun e arësyeshëm ka nevojë për moral. Që shteti të mos çmendet ka nevojë që qytetarët ta kontrollojnë atë. Që qeveria të mos çmendet ka nevojë për një opozitë reale, jo retorike!

Gjithçka kërkon “frenat” e veta. Ndryshe njeriu me arësye bëhet më keq se një kafshë ghrabitqare që nuk gjuan veçse gjahun e saj. Njeriun gjuan të ngjashmit e vet, dhe në fund i hidhet në fyt vetvetes.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilirjan Blloshmi/ “Elita opinioniste”!

Publikuar

-

Nga

Nga Ilirian Blloshmi/ “Elita opinioniste”!

Para ca ditësht një mik më kontaktoj dhe më pyeti, nëse doja të isha pjesë në panelin e një studio televizive. Dakrot i thash. Më thuaj tematikën që do flitet dhe lidhemi. Pasi më tha tematikat. E pyeta nëse është emision për politikën aktuale apo për mbrojtjen politike të Ilir Metës?!.

Si më të qeshur më tha, po ti e di që ky shefi im (e kishte fjalën për drejtuesin e emisionit), e ka mik Metën. Nuk e ka mik i thash, thjeshtë Ilir Meta e ushqen me paratë që i ka vjedhur këti vëndi.

Mos ta zgjatim, e pash emisionin, ishte komplet kokë e këmbë një “mbrojtje” për Ilir Metën. Katër burra në studio që flisnin pa radhë, një tjetër në skype. Mendonte se Ilir Meta ka mbështetjen e Amerikanëve por kjo është lojë e tij dhe Ambasadës Amerikane, para se të arrestojnë njerez të fuqishëm në politikën Shqiptare. Këtë tezën, ky “skajpisti” e bazonte tek disa takime që Meta ka bërë me ca Shqiptaro-Amerikanë.

Po është e vërtetë që Ilir Meta ka takuar disa Shqiptaro-Amerikane, po këta janë njerëz që mënaxhojnë bizneset e Metës në New York.

Por ne, Shqiptarëve mirë që na ka rënë një hall i madh me politikën e korruptuar. Por fatkeqësia jonë, janë ata që dalin në media dhe ne i quajmë “elitë opinionistësh”

“Thesari” mendor i njeriut bazohet mbi tre shtylla: mendimi, debati dhe shkrimet. Ndërmjet këtyre shtyllave ka lidhshmëri përplotësuese si nga këndi i subjektit, ashtu edhe nga komunikimi i subjektit me palën tjetër. Tek “elita opinioniste” Shqiptare kjo nuk figuron askund. Mjafton të mbrosh atë që të paguan dhe je në rregull.

LEXO EDHE:  Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD thirrje Bashës: Bëj transparencë për transaksionet për lobim

LEXO EDHE:  Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD thirrje Bashës: Bëj transparencë për transaksionet për lobim

Parimisht nje intelektual, kur flet krijon nje subjekt. Gjatë ligjërimit ai mundohet të krijojë dy palë, prej të cilave njëra është më pak aktive (folësi) dhe tjetra më pasive (dëgjuesi). Marrësi është pasqyrimi i subjektit folës. Ai nuk është vetëm dëgjues pasiv, por në të njëjtën kohë është edhe nxitës aktiv i bisedës.

Tek “elita opinioniste” Shqiptare kjo nuk ndodh. Psh: Andi Bushati nën mbështetjen politike dhe financiare nga Ilir Meta, udhëheq një grup anti-amerikan në shqipëri. Çfarë do që ti thuash Andit ai po tek e vetja do shkojë.

Edhe sikur në nivelin e Norvegjisë apo Suedisë ta coje Shqipërinë Edi Rama, edhe sikur Shqiptarët të kenë rroga mbi 2000€ në muaj. Përsëri Armand Shkullaku do mbrojë Lulzim Basha. Këtë gjë Shkullaku e bën jo për parime, jo për Shqiptarët e bën pasi është “peng” i Lulzim Bashës, që nga koha kur Basha ishte ministër i brënshëm.

Pra si Bushati dhe Shkullaku, nuk mund të debatojnë të lirë. Por ne Shqiptarët, fatkeqësisht duhet ti shohim pothujase çdo natë në kolltukët e opinio-bërsit. Boshti i mendimit tek ne ka “vdekur” me kohë. Kakofonia e debateve është kthyer në një zhurmë shurdhues, që ka eleminuar komunikimin alternativë dhe mendimin ndryshe.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ Basha humbi sepse tregoi vetëm milionin e tij të parë

Publikuar

-

Nga

Të gjithë pasanikët e kësaj botë pranojnë të shpjegojnë me detaje mënyrën sesi kanë fituar çdo milion të jetës së tyre, me kusht që të mos tregojnë sesi kanë bërë milionin e parë. Lulzim Basha, një nga djemtë e pasur të Shqipërisë, ka treguar me hollësi sesi ka fituar milionin e tij të parë në moshën 31 vjeçare kur hyri në politikë, por refuzon të tregojë sesi i ka shumëfishuar milionat ndër vite duke qenë në politikë. Edhe pse nuk ja thonë shpesh kritikët sepse ju duket normale, edhe pse vartësit ja duartrokasin si meritë sepse duan t’i ngjanë në këtë pikë, milionat e tij sekretë janë një nga arsyet themelore të mungesës së atyre dhjetra mijëra votave që mund ta bënin kryeministër. Paratë e kanë bërë të suksesshëm Bashën në axhendën e tij vetjake ekonomike, por e kanë shndërruar në dështues përsëritës në axhendën politike.

Sot në PD-në e paszgjedhjeve, nuk ka shumë zgjedhje për të bërë. Ato kalojnë, për paradoks, nga paradhoma e Edi Ramës. Ftesa për bashkëpunim pa kufinj me opozitën, është një çek që është “firmosur falas” nga kryeministri dhe që po për paradoks, kushtëzohet edhe nga milionat e Bashës. Ajo ftesë, tek demokratët e mbetur, tingëllon pak a shumë si eksperimenti i maj-shtatorit të largët të 2017-ës, kur u bë sprova e parë për një bashkëqeverisje të gjerë mes të djathtës dhe të majtës.

As atëherë dhe as tani, demokratët nuk kuptuan një të vërtetë të thjeshtë se në një vend si Shqpëria dhe me një sistem politik si ky në Shqipëri, kryeministri ka gjithçka në dorë dhe gjithkush tjetër pas tij, aleat apo kundërshtar, ministër apo rival, është vetëm shtojcë e vullnetit kryeministror. As Ilir Meta nuk e kuptoi në 2013-ën një gjë të tillë kur delegoi pushtet dhe madje as Edi Rama vetë nuk e kishte imagjinuar peshën e pushtetit që do të mblidhte ditë mbas dite që në agun e mandatit të tij të parë. Në mandatin e tij të tretë, nga epërsia që i jep forca, në të vërtetë ai afron shumë më shumë sesa ëndërron imagjinata e mpirë nga humbja e demokratëve. Afron më shumë sesa, fjala vjen, posti i kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit apo disa portofole ministrash e derivate të tjerë postesh për demokratët. Apo edhe një rishikim të zgjedhjeve për pushtet lokal.

Në PD-në nën anestezinë e humbjes dhe në mungesë ulëritëse idesh dhe vizioni, të bindur se politikë do të thotë vetëm luftë, se kompromisi është tradhëti, se gënjeshtra është art, se hipokrizia është normë, se mosmirënjohja është detyrim, se ulërima është mençuri, se mohimi total është largpamësi, se dialogu është dobësi, se servilët janë gjendje bio, nuk janë të aftë t’i afrojnë një kufi ftesës “së pakufishme” të kryeministrit. Refuzojnë për refleks, pa kuptuar se në politikë nuk duhet të sillesh me refleksin e ngulitur: mos prano “dhuratat” që vijnë nga kundërshtari! Mund të niset me reformën kushtetuese. Duke kërkuar një rishkrim të rregullave që ata vetë bashkë me socialistët i kanë shkruar me zellin e prostitutës që i përshtatet shijes së klientit.

Qoftë edhe vetëm tek kjo mënyrë sjelljeje mund të gjendet një nga arsyet themelore se pse, në garën e 25 prillit, që më shumë se programe dhe ngjyra partie, konkuronin karaktere dhe tipologji liderësh, PD ishte e destinuar të humbiste. Me shansin për të jetuar ende shumë gjatë brenda sindromës së humbjes së paracaktuar sa kohë që nuk çajnë flluskën e euforisë dhe moskuptimit të Shqipërisë ndryshe.

LEXO EDHE:  PD denoncon qeverinë/ Qytetarët e prekur nga tërmeti jetojnë ende në çadra, po përdoren qëllimisht për fushatë

LEXO EDHE:  PD braktis protestuesit/ Noka nxjerr zbuluar Bashën 

Shenjat se shumica në PD ka zgjedhur fatin e gomarit që lutej të ishte në ëndërr edhe kur luani i kishte ngulur pesë putra në shpinë, janë dëshpëruese. PD-ja nuk ka politikan më të mirë se Lulzim Basha, edhe pse kushdo tjetër, përfshi edhe përgjegjësin e parkingut në seli, ka një seri epërsish të padiskutueshme mbi kryetarin formal dhe real të PD-së. Askush si ai nuk ka bërë asnjë nga gabimet e tij dramatike, nuk ka konsumuar asnjë nga sjellet e tij naive, nuk ka afruar asnjë nga fytyrat hipokrite të atij që bën pikërisht të kundërtën e asaj që thotë. Mohon kur beson se duhet të pohojë, refuzon, kur mezi pret t’i luten, paguhet kur sulmon dhe paguan që ta lëvdojnë.

Ndaj për të kuptuar të nesërmen qoftë të ftesës së Ramës për opozitën, qoftë edhe fatin vetjak të drejtuesit të PD-së, duhet ndjekur gjurma e milionave të tij. Ato të çojnë drejt zgjidhjes së enigmës së çfarë do të ndodhë nesër me pacientin zero të PD-së. Lulzim Bashën e sollën në 2005-ën si shpresë të opozitës në Tiranë duke dëshmuar ai në vetë të parë sesi kishte fituar milionin e tij të parë me punë në emigracion. Dhe që 16 vjet më pas, ka çuar në kufinjtë e “një në një milion” shanset e opozitës për rikthim në pushtet, pavarësisht ftesës së Ramës për bashkëpunim pa kufinj.

LEXO TE PLOTE