Connect with Us

Në Itali qarkullon hipoteza e bujshme, një vit pa Champions për Realin dhe Juven

Seria A

Në Itali qarkullon hipoteza e bujshme, një vit pa Champions për Realin dhe Juven

Publikuar

-

Revolta e organizuar duke krijuara Superligën, nuk do të kalojë pa pasoja për Real Madrid dhe Juventusin, dy klubet pararojë të projektit të dështuar. Për këtë duket se janë të bindur në Itali, ku “La Gazzetta dello Sport” ka shpjeguar se UEFA po mendon një dënim shembullor për të dy klubet, edhe pse në teori ato do të paguanin fajet e lakmisë së Perez e Anjelit.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet nesër për të diskutuar në mënyrë specifike se çfarë të bëjë me klubet pjesëmarrëse të revoltës. Si fillim do të rishikohen rregulloret për të vendosur aty klauzola që nuk do të lejojnë më arrati të tilla e penalitete shumë të rënda e të qarta për këdo që tenton të bëjë të njëjtën gjë.

Burimet nga Italia bëjnë të ditur se Ekzekutivi i UEFA-s po mendon sanksione ekonomike e sportive dhe është arritur deri aty sa një nga propozimet që do të shqyrtohet do të jetë edhe ajo e përjashtimit për një vit nga Liga e Kampioneve për Real Madrid dhe Juventusin si lider të këtij projekti. Sigurisht, do të jetë e vështirë që të realizohet për efektet e rënda që do të kishte në panoramën e futbollit evropian. Por është një hipotezë të cilën Ceferin po e merr në konsideratë, pasi gjithë këto ditë e ka trajtuar si “personale” situatën me drejtuesit e dy klubeve të cilët sipas tij e kishin tradhtuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Italia “blindon” Mançinin, kontrata e re e mban në stol për… 2 Botërore

Publikuar

-

Nga

Është zyrtarizuar zgjatja e bashkëpunimit midis “axurrëve” dhe teknikut Roberto Mançini, teksa kontrata e re është nënshkruar deri në vitin 2026.

Mançi ka bërë mjaft mirë këto 3 vite me kombëtaren italiane duke e rritur shumë si ekip. Gjithashtu kontrata e parashikon Mançinin trajner të Italisë dhe për Botërorin 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Vetë tekniku u shpreh mjaft i lumtur për këtë zgjatje të bashkëpunimit duke vendosur theksin tek marrëdhëniet e mira me numrin një të federatës, Gabriele Gravina.

“Gravina dhe unë kemi kaluar një kohë të mirë, kemi punuar shumë në këto dy vjet. Ne jemi përmirësuar dhe mund të përmirësohemi edhe më tej, nuk kishte asnjë arsye për t’u prishur. Qëllimi është të fitojmë dhe ne po ecim në atë rrugë së bashku.

Unë jam shumë i lumtur dhe falënderoj presidentin. Për ne është një moment i bukur. Ne kemi zgjatur kontratën, do të ketë shumë ngjarje, nuk është e lehtë të fitosh, por ne po përpiqemi të mbajmë mbi një punë të filluar 3 vjet më parë. Do të na duhet edhe pak fat në momente të caktuara dhe ne do të fillojmë të mendojmë për të bërë sa në mirë në Kampionatin Evropian”, u shpreh tekniku italian në konferencën për shtyp.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Gatuzo mund të zërë vendin e Pirlos në stolin e Juventusit

Publikuar

-

Nga

Në Itali po qarkullon me shpejtësi lajmi se Gennaro Gattuso mund të jetë trajner i Juventusit. Sipas “Tuttosport”, Juventusi po konsideron trajnerin e  Napolit, Gennaro Gattuson si opsion për rolin e trajnerit në sezonin e ardhshëm.

“Bianconerët” patën një sezon për tu harruar, ku atyre u ka mbetur ndeshja e fundit e sezonit për ta fituar dhe për të shpresuar në ndonjë gabim eventual të Napolit dhe Milanit në rast se duan kualifikimin ne Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e Pirlos thuhet të jetë larg “Allianz Stadium” në rast se Juve nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Sipas artikullit, Gattuso po konsiderohet si opsion serioz nga drejtuesit “Bianconerë” për të marrë nën drejtim klubin nga sezoni i ardhshëm. Allegri dhe Zidane janë gjithashtu  dy emra të tjerë që po lidhen ngushtë me stolin e Juventusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vedat Muriqi ka shansin e fundit të tregojë veten te Lazio

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi po vuan me formën e tij të dobët te skuadra e Lazios. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kosovari nuk ka shënuar gol që prej 1002 minutash dhe është bërë një simbol i një merkatoje të dështuar.

Sipas gazetës, ndeshja ndaj Torinos do të jetë “treni i fundit” për Muriqin nëse dëshiron qëndrimin në Lazio. Ai do të jetë titullar pasi Correa e Caicedo nuk do të luajnë në këtë takim.

Muriqi ka një gol në 25 ndeshje në Serie A, shumë pak sa i përket pritshmërive. Sidoqoftë, ndeshja e nesërme ndaj Torinos do të jetë mundësia e fundit për ta dëshmuar vetën e tij në Romë./CNA.al

LEXO TE PLOTE