LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Militanti PD përgjaku Elbasanin/ Basha fajëson Prokurorinë e Policinë

22 Prill 2021, 19:29, Politikë CNA
Militanti PD përgjaku Elbasanin/ Basha fajëson Prokurorinë e

Qyteti i Elbasanit u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë ku militanti i PD ekzekutoi me armë zjarri ish kryetarin e LSI-së Pjerin Xhuvani.

Sipas kreut të PD, ngjarja mund të ishte parandaluar nëse Policia dhe Prokuroria do e bënin punëne e tyre si duhet, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama.

?Jam shprehur disa herë që kur ka ndodhur ngjarja

Është e rëndë, e cila kurrsesi nuk mund të vecohet në kontekstin qe ka ndodhur.

Për tetë vite me radhë Elbasani ka qenë  nën sundimin bandave që kanë bërë aleancë me Edi Ramën. Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar dhe do të ishte parandaluar nëse Edi Rama nuk do kishte dështuar tu pjete shqiptarëve shtetin e së drejtës.

Personi i cili dyshohet se është një nga shkrepësit është vetëdorëzuar në polici. Policia nuk ka zbardhur kush ka qëlluar i pari. Bandat janë bërë bashkë me Edi Ramën. Si rezultat kemi këtë ngjarje. nëse policia nuk do të ishte e përulur para bandave dhe nuk do të kishte qëndruar aty pa bërë asgjë.

Nëse prokuroria, policia do të kishin vepruar nuk do të kishte pasur viktima.  Nëse policia do të kishte bërë atë që bëri sot në Dibër nuk do të kishte viktima.

Kemi një polici nën presion. Nuk ka asnjë justifikim për krimin e rëndë elektoral. Padiskutim drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Duhet të çlirohen nga presioni politik. Nëse policia do të ishte bërë punën e saj kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur,  tha Basha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga