Connect with Us

Mediat që paguhen nga incineratorët/ Pse Meta hesht për Ben Blushin?

Politikë

Mediat që paguhen nga incineratorët/ Pse Meta hesht për Ben Blushin?

Publikuar

-

“Nuk dua të nxjerr këtu të gjithë mediat që marrin lekë nga inceneratorët, që janë lekët e shqiptarëve e që shkojnë për të blerë emisione, sondazhe dhe analistë”.

Kështu është shprehur Ilir Meta, sot, ndërsa ka folur për aferën e incineratorëve.

Nëse pretendon transparencë, mirë do të ishte që Presidenti të fliste edhe me emra mediash se kush merr para nga incineratorët. Jo në variantin hedh gurin dhe fsheh dorën.

Pse nuk mund të përmendë Presidenti Meta, Ben Blushin, kjo është diçka tjetër, por kur bërtet për ideale dhe transparencë dhe radhit një sërë emra zyrtarësh e ish zyrtarësh le t’i shkojë deri në fund edhe kur është fjala për mediat.

CNA.al ka denoncuar me fakte dhe dokumente ekskluzive sesi zhvaten disa qindra milionë euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, përfundojnë në Maltë dhe në Hollandë.

Nga ana tjetër jo të gjitha mediat kanë denoncuar këtë aferë korruptive për ti dhënë zë asaj. Dhe këtë gjë se kanë bërë për arsyen e thjeshtë se marrin para nga incineratorët siç tha Meta sot.

Presidenti nuk foli me emra dhe tha që s’ donte, por faktet nuk tjetërsohen dot.

E nisim nga Top Channel, media e madhe qeveritare.

Ben Blushi është vetë ortak më pronarët e incineratorëve tek kompania EM Capital Group që ka blerë 51% të Lori Caffe. (Lexo këtu)

CNA.al ka raportuar më herët për një një dokument zyrtar në Bullgari, i cili nxori zbuluar ortakërinë e Klodi Zotos, bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kopmanisë të konçesionit të inceneratorëve, me gruan e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin, një emër ky shumë i famshëm dhe i njohur kudo ku del Klodi. (Lexo këtu)

Ndaj Top Channel, dyshohet se me anë të kronikave tëtij bën avokatinë e kompanisë dhe transmeton kronika pro djegies së mbetjeve.

LEXO EDHE:  Sherri Meta-Rama për Ministrinë e Jashtme/ Flet Majlinda Bregu

Edhe media të tjera, kanë heshtur ndaj aferës korruptive të incineratorëve.

Nga një vëzhgim  në faqet e tyre zyrtare, vërehet se kush merr para dhe kush financohet nga inceneratorët.

Balkan web”, video djathtas

Ballkanweb , me pronar Irfan Hysenbelliun,reklamon një video nga përpunimi I mbetjeve në Sharrë,  në faqen zyrtare të Neës 24, me pronar Iranf Hysenbelliun.

Edhe Shqiptarja.com, me pronar Karlo Bolinon, merr para nga e njëjta video. Në faqen zyrtare te Shqiptarja.com, reklamohet          video nga Sharra si ishte dhe si u bë, pas ndërtimit të incineratorit.

Shqiptarja.com, video djathtas

Në listën e mediave që paguhen nga incineratorët është edhe Gazeta Mapo, dikur e Henri Çilit ndërsa tani në pronësi të njerëzve pranë PDIU të Shpëtim Idrizit, që pretendon të ketë fytyrë opozitare, ndërkohë që merr para nga aferat korruptive të incineratorëve.

 “Mapo”, video djathtas

Në vend që të gjitha mediat të jenë kundër korrupsionit dhe kundër aferave, disa prej tyre zgjehdin të heshtin për ca para më shumë që marrin.

Kujtojmë se në Tiranë, ku projekti i firmosur është 128 milionë euro, nuk ka inceneratorë, por firma fituese e cila merr miliona nga taksat e qytetarëve shqiptarë, midis kodrave të Sharrës shtron një mbulesë dhe pastaj shtyn me eskavator një shtresë dhe që mbulon mbetjet, pra plehrat e kryeqytetit./CNA.al

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Skandali/ Inceneratorët e koncesionit 128 milionë euro, reklama mediatike me taksat e shqiptarëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Video-Top Channel propagandë për incineratorët/ Ndiqni faktet që nxjerrin zbuluar gënjeshtrat

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga Komisioneri për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga komisioneri për Zgjerim

Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

LEXO EDHE:  Exclusive photo-video/ The police close Ben Blushi’s pub in Korça

LEXO EDHE:  Meta feston me të rinjtë e LRI/Do luftojmë varfërinë dhe pabarazinë!

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vera nuk do jetë e qetë”/ Fuga: Nën dhe luhen tensione dhe negociata të mëdha

Publikuar

-

Nga

Bangladeshi kërkonte puntorë shqiptarë/ Fuga ironizin Ramën: Njerëz babaxhanë thoshin për ne, s’duan të drejta!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Fuga tha se vera nuk do të jetë e qetë, pasi pretendon se do të kemi shumë “ankthe” derisa opozita të vedosë së çfarë do të bëjë me mandatet e deputetëve.

“Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  Nga Basir Çollaku/Basha më i fortë se Rama, Meta, dhe dyqani i peshkut të tyre

LEXO EDHE:  Genc Pollo si Edi Rama/ Kur imoraliteti bën moral

Sipas tij, nën dhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca dhe konflikte të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  Sherri Meta-Rama për Ministrinë e Jashtme/ Flet Majlinda Bregu

LEXO EDHE:  Profil: Kush është gjyqtari i ‘hekurt’ Dvorani, votoi pro dënimit të Metës për videon e Priftit

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE