LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Majtistët firmosën epitafin e Rilindjes-mavi”/ Koha kur Berisha denonconte aleancën Meta-Rama

22 Prill 2021, 12:08, Politikë CNA
“Majtistët firmosën epitafin e Rilindjes-mavi”/ Koha kur

Në 22 prill të vitit 2013, Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, denoncoi koalicionin mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas Berishës me këtë koalicion u firmos epitafi i Rilindjes.

Në rrjetin social Facebook Berisha denonconte aleancën Meta-Rama, duke ironizuar ambientin dhe personalitetet e majtë europianë që ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Berisha theksonte se aleanca e re ishte pagëzuar nga serbët, njësoj si Partia Komuniste.

?Te dashur miq, sot ne Shkoder majtistet firmosën epitafin e Rilindjes mavi. Per koincidence apo ironi te fatit pikerisht ata qe ua themeluan partine ne nentor te vitit 1941, jua rithemeluan ate ne prill te vitit 2013. Gazetaret dhe kronikanet e partive te tyre, qe po kerkonin me ngulm ne çdo qoshe, dhome, madje dhe tualet te nderteses hijet e Dushan Mugoshes apo Bllazho Jovanovicit si deshmitare te aktit te rithemelimit, u qetesuan kur mesuan se ne mungese te tyre aktin e rithemelimit te Partise roze mavi e kishin formuluar me kujdesin ateror Vojo Koshtunica dhe Oliver Mugosha. Ndersa per hymnin e ketij akti, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosoven te Goran Bregovic, te njeriut qe Rama i vari Çelesin e Arte te kryeqytetit te Shqiperise kur ishte kryetar i Bashkise se Tiranes. Udhe te mbare drejt te shkuares! Ne jemi ndryshimi, Perpara?, shkruante Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga