Connect with Us

Komiteti i Senatit amerikan: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe larg dhunës

Bota

Komiteti i Senatit amerikan: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe larg dhunës

Publikuar

-

Komiteti i Senatit amerikan: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe larg dhunës

Komiteti i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Marrëdhëniet e Jashtme sapo ka publikuar një deklaratë për zgjedhjet e 25 Prillit. Në deklaratë thuhet se autoritetet duhet të bëjnë ç ‘është e mundur për t’u siguruar që qytetarët kanë të mundur të ushtrojnë të drejtën themelorë për të votuar pa qenë pre e kërcënimeve apo dhunës.

“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare më 25 prill, ne i inkurajomë qytetarët shqiptarë të votojnë. Ne i themi autoriteteve të sigurohen që votuesit të kenë mundësinë e plotë për ta ushtruar këtë të drejtë themelore, të lirë nga kërcënimet dhe dhuna.  Ne gjithashtu presim nga secili prej kandidatëve që të sillen sipas të gjitha normave demokratike edhe ndërkohë që janë pjesë e fushatave të vazhdueshme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë, janë më të angazhuar se kurrë për të mbështetur të ardhmen demokratike dhe të begatë të qytetarëve shqiptarë,” shkruan deklarata e zyrtarit, Bob Menendez, drejtues i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kosova dhe Serbia përplasen rreth mosprekjes së kufijve në Ballkan

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia përplasen rreth mosprekjes së kufijve në Ballkan

Presidentët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Kroacisë dhe Sllovenisë, nuk arritën të merren vesh për një deklaratë të përbashkët rreth kufijve të vendeve të rajonit për shkak të qëndrimeve tërësisht të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo çështje ishte pjesë e diskutimeve në takimin e presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi Bërdo-Brioni, një nismë e Sllovenisë dhe të Kroacisë, si shtete anëtare të Bashkimit Evropian që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e dialogut politik midis rajonit të Ballkanit dhe bllokut 27 anëtarësh.

Gjatë muajit të kaluar, u ngritën shumë debate pas shkrimeve në mediet kroate e boshnjake për një dokument joformal (non paper) me siç thuhet, propozimin për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Sipas tyre një dokument i tillë i hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, propozon ripërcaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor si zgjidhje për problemet e hapura në rajon. Kryeministri Jansha e ka mohuar të jetë autor i një dokumenti të tillë.

Por, çështja nuk u përfshi në deklaratën e përbashkët pas takimit të sotëm për shkak të kërkesës së presidentit të Serbsië, Aleksandër Vuçiç, që në tekst të përfshihet angazhimi për “mosndryshimin e kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”.

Një qëndrim i tillë është kundërshtuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, meqë një formulim i tillë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës brenda kufijve të Serbisë.

“…Më lejoni ta them këtu me zë të lartë dhe të qartë: Republika e Kosovës si një shtet sovran dhe i pavarur është një projekt i përhershëm. Askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë realitet. Aventurat e rrezikshme mbi ndryshimet e kufijve duhet të refuzohen me vendosmëri nga të gjithë ne, nëse me të vërtetë dëshirojmë paqe dhe stabilitet në rajonin tone”, tha presidentja Osmani në fjalimin e saj.

Mikpritësi i takimit, presidenti slloven Borut Pahor, tha se pati diskutime me tone të larta dhe përplasje rreth kësaj cështjeje. Ndërsa, presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha se cështjet dypalëshe nuk zgjidhen në takime të tilla.

“Të themi agjenda e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ishte më ambicioze dhe për shkak të kundërshtimit të Serbisë disa pjesë u desh të lihen jashtë. Ky është një kompromis. Ne jemi këtu të ndihmojmë shtetet që janë në proceset integruese. Problemet dypalëshe nuk mund të zgjidhen në kuadër të procesit Bërdo Brioni”, tha ai.

LEXO EDHE:  Komisioni i Venecias publikon raportin për Metën/ Nuk ndoqi rrugë ligjore, shkeli të drejtat e njeriut

LEXO EDHE:  Komisioni i Venecias publikon raportin për Metën/ Nuk ndoqi rrugë ligjore, shkeli të drejtat e njeriut

Presidenti slloven vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian nga 1 korriku ritheksoi kundërshtimin e tij ndaj çdo ideje për prekje të kufijve.

Pahor: Jam kundër prekjes së kufijve në Ballkan

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura. Në një njoftim të zyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ajo citohet të ketë thënë se rajoni nuk mund të përparojë drejt integrimeve pa pranimin e së vërtetës.

“Krimet e kryera nga regjimi i (Slobodan) Millosheviçit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”, citohet të ketë thënë presidentja Osmani.

Megjithatë presidentët miratuan një deklaratë që ka në thelb thirrjet për integrim të të shpejtë të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

“I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të t’i qaset Ballkanit Perëndimor si një tërësi, tha ai duke theksuar se blloku duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat”, tha presidenti Pahor.

Gjatë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Aktualisht Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje të hapjes së kapitujve të rinj në negociata me Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të fillimit të negociatave. Por çështja ka ngecur në kundërshtimin e Bullgarisë për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe kjo ka bërë që të pësojë edhe Shqipëria, e cila ka përparuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian së bashku me Shkupin.

Kosova është e fundit në proces. Ajo pritet të vazhdojë bisedimet me Serbinë në pjesën e dytë të muajit qershor. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, por të dyja palët janë të detyruara të kërkojnë një marrëveshje normalizimi si kusht për integrimet evropiane./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Bizneset amerikane përballë udhëzimeve të reja të CDC-së për maskat

Publikuar

-

Nga

Bizneset amerikane përballë udhëzimeve të reja të CDC-së për maskat

Amerikanët po përballen me udhëzime të reja nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Sipas udhëzimeve, amerikanët e vaksinuar plotësisht, në pjesën më të madhe të rasteve, nuk kanë nevojë të përdorin maskat as në hapësirat e brendshme.

Vetëm një e treta e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht. Një e katërta, sipas anketave, thotë se ka në plan të marrë njërën nga tre vaksinat.

Amerikanët, bizneset dhe zyrtarët e shëndetësisë u befasuan javën e kaluar kur CDC tha se individët e vaksinuar plotësisht mund të heqin maskat, me disa përjashtime. Drejtoresha e CDC-së Rochelle Walensky thotë se udhëzimi është i lidhur me përgjegjësinë individuale.

“Nëse janë të vaksinuar, ata janë të siguruar. Nëse nuk janë të vaksinuar, ata rrezikohen dhe duhet të vënë maskat, ose më mirë të vaksinohen.”

Disa drejtues të shëndetit publik i kritikuan udhëzimet si shumë të papritura dhe konfuze, pasi nuk është e qartë se kush është i vaksinuar. Administrata e Presidentit Biden ka thënë se nuk do të krijojë një pasaportë kombëtare për vaksinën. Udhëzimi i ri nga CDC ka ringjallur debatin rreth një çertifikate vaksine në mënyrë që bizneset dhe të tjerët të dinë nëse njerëzit janë vaksinuar.

Sipas zonjës Walensky, udhëzimi nuk do të thotë që të gjithë të heqin masakat, por që çdo njeri të jetë përgjegjës për shëndetin e tij. Për të pavaksinuarit, udhëzimi nuk ka ndryshuar, tha ajo.

Në një dalje pa maskë javën e shkuar, Presidenti Biden pranë Nënpresidentes Kamala Harris e përshkroi udhëzimin e ri si një ditë e shkëlqyer për Amerikën.

LEXO EDHE:  Spiropali akuza LSI/ “Kampionia e vjedhjes së votave”

LEXO EDHE:  Komisioni i Venecias publikon raportin për Metën/ Nuk ndoqi rrugë ligjore, shkeli të drejtat e njeriut

Megjithatë, udhëzimet e CDC-së nxitën ndryshime në të gjithë vendin. Disa dyqane thanë se blerësit e vaksinuar nuk kanë më nevojë të përdorin maska.

Të tjerë thanë se nuk do të ndryshojnë rregullat ndërsa rishikojnë udhëzimet. Një sindikatë që përfaqëson 1.3 milion punonjës të industrisë së ushqimit dhe tregtisë tha se udhëzimi i ri mund të vërë në rrezik pjestarët e saj.

“Po u kërkojmë bizneseve që ta bëjnë sa më të lehtë për punonjësit e tyre të vaksinohen, duke u dhënë ditë pushimi me pagesë”, tha drejtuesja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky.

Jo të gjitha shtetet janë të gatshme të lehtësojnë kufizimet.Përdorimi i maskës dhe distanca fizike ende kërkohet për udhëtarët e transportit publik dhe në avionë.

Ndërkohë, disa shtete dhe biznese po përdorin metoda të ndryshme për të nxitur njerëzit që të vaksinohen, duke ofruar udhëtime falas me tren, birrë dhe madje para, ndërsa përpiqen të kthejnë normalitetin tek komunitetet e tyre./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Lufta e përgjakshme në Gaza/ Izraeli vret një komandant të Xhihadit Islamik

Publikuar

-

Nga

Lufta e përgjakshme në Gaza/ Izraeli vret një komandant të Xhihadit Islamik

Izraeli tha se sulmet e tij ajrore kanë vrarë një komandant të lartë të militantëve palestinezë në Gaza.

Hasem Abu Harbid, komandant i grupit militant Xhihadi Islamik në veri të Rripit të Gazës, u vra të hënën, tha ushtra izraelite.

Ushtria tha se ka kryer edhe disa sulme të tjera të rënda në Gaza, duke shkatërruar 15 kilometra tunele, që përdoreshin nga militantët e Hamasit, si dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të dyshuar të Hamasit.

Militantët palestinezë, ndërkohë, i vazhduan sulmet me raketa kundër disa qyteteve izraelite.

Dhuna midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë është përshkallëzuar qysh më 10 maj.

Që atëherë, mbi 200 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza, thanë autoritetet në enklavën që kontrollohet nga Hamasi.

Në deklaratën e lëshuar të hënën nga Ministria e Shëndetësisë atje thuhet se 59 fëmijë dhe 35 gra janë në mesin e të vrarëve.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama jep lajmin e mirë/ Tregon kur do të nis vaksina anti-Covid në Shqipëri

LEXO EDHE:  SHBA: Politika paralizon Krishtlindjen

Ushtria izraelite tha se ka vrarë mbi 130 militantë në Gaza.

Dhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë dhe një ushtar, janë vrarë po ashtu në Izrael, si rezultat i raketave të hedhura nga militantët në Gaza, thanë zyrtarët izraelitë.

Luftimet – më të këqijat në Gaza dhe Izrael qysh në vitin 2014 – vijnë pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.

Ky lokacion është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë./rel

LEXO TE PLOTE