Connect with Us

“Karantina nuk ka sens”/ Alimehmeti: Ja kush është problemi më i madh në Shqipëri

Shëndeti

“Karantina nuk ka sens”/ Alimehmeti: Ja kush është problemi më i madh në Shqipëri

Publikuar

-

Studimi mbi vaksinat/ Alimehmeti jep lajmin e mirë

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti,  ka analizuar numrin e infektimeve në Rajon ku shprehet se treguesit janë të njëjtë në  Greqi, Maqedoninë e Veriut,  Kosovë dhe Itali. Ai shton gjithashtu që karantina e vendosur me Greqinë nuk ka sens pasi sipas tij, treguesit janë në rënie dhe nuk ka pse të ketë një masë të tillë.

Mjeku analizon se problemi më i madh qëndron te pamundësia e qeverisë dhe e organeve ligj zbatuese për të kontrolluar karantinimin e të infektuarve aktivë.

“Karantina duhet të vendoset edhe ndaj Turqisë ku ka faza hipëse të numrit të infektimeve

Ne i shtrëngojmë në momentin e hipjes dhe lirojmë masat në fazat zbritëse. Prandaj të shtrëngosh masash kur kemi një ulje të rasteve kjo nuk përbën sens. Vitin e kaluar kemi pas persona me covid që ishin në qarkullim. Kur se bëmë dje që ata ishin të sëmurë si mund ta bëjmë sot kur ata janë thjesht udhëtar. “, u shpreh Alimehmeti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH/ Vdekjet nga orari i gjatë i punës janë në rritje

Publikuar

-

Nga

 OBSH/ Vdekjet nga orari i gjatë i punës janë në rritje

Orët e gjata të punës kanë çuar në qindra mijëra vdekje çdo vit, si rrjedhojë e një prirje që po përkeqësohet nga pasiguria ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha të hënën (17.05) Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në studimin e parë global të humbjes së jetës të shoqëruar me orë më të gjata pune, një botim në revistën Environment International tregoi se 745.000 njerëz vdiqën nga një goditje në tru dhe sëmundje të zemrës të shoqëruara me orë të gjata pune në vitin 2016, duke shënuar një rritje gati 30% nga viti 2000. Studimi gjithashtu vuri në dukje se numri i njerëzve që punojnë me orë të gjata po rritet, dhe aktualisht qëndron në 9% të popullsisë totale globale.

“Puna 55 orë ose më shumë në javë është një rrezik serioz për shëndetin,” tha Maria Neira, drejtore e Departamentit të OBSH-së për Mjedisin, Ndryshimet Klimatike dhe Shëndetin.

“Ajo që ne duam të bëjmë me këtë informacion është të promovojmë më shumë veprim, më shumë mbrojtje të punëtorëve,” tha ajo. ‘Linjat e paqarta’ midis shtëpisë dhe punës

“Pandemia COVID-19 ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e punës së shumë njerëzve,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Puna nga shtëpia është bërë normë në shumë industri, shpesh duke turbulluar kufijtë midis shtëpisë dhe punës.”

“Asnjë punë nuk ia vlen të rrezikohet nga goditja në tru ose sëmundja e zemrës. Qeveritë, punëdhënësit dhe punëtorët duhet të punojnë së bashku për të rënë dakord mbi kufijtë në mbrojte të shëndetit të punëtorëve,” shtoi Ghebreyesus.

OBSH dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) vlerësojnë se 398.000 njerëz vdiqën nga një goditje në tru dhe 347.000 nga sëmundja e zemrës në vitin 2016 si rezultat i të punuarit të paktën 55 orë në javë. Midis vitit 2000 dhe 2016, numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës të lidhura me orët e gjata të punës u rrit me 42% dhe nga goditja në tru me 19%.

Studimi arrin në përfundimin se puna 55 ose më shumë orë në javë shoqërohet me një rrezik të vlerësuar 35% më shumë të goditjes në tru dhe 17% rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundje ishemike të zemrës, krahasuar me punën 35 deri në 40 orë në javë.

LEXO EDHE:  “Super lajm!”/ Mjeku Alimehmeti: Oxford gjen mjekimin kundër COVID, ilaçi ndodhet edhe në Shqipëri

LEXO EDHE:  “Kalon jeta para syve në një sekondë”/ Mjekët rrëfejnë momentet e vështira me Covid-19

Apele për të kufizuar orët e punës.

“Pandemia po përshpejton zhvillimet që mund të ushqejnë prirjen drejt rritjes së kohës së punës,” tha OBSH.

Studiuesit thanë se 72% e viktimave të mbingarkesës në vitin 2016 ishin burra, kryesisht të moshës mesatare ose më të vjetër. Ai gjithashtu tregoi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit. Shpesh, punëtorët vdisnin shumë më vonë në jetë, ndonjëherë dekada pasi ishin larguar nga puna.

Stafi i OBSH-së, përfshirë Ghebreyesus, thonë se ata kanë punuar me orë më të gjata gjatë pandemisë. Orët e mbylljes do të ishin të dobishme për punëdhënësit, pasi kjo kishte treguar se rrit produktivitetin e punëtorëve, tha zyrtari teknik i OBSH-së Frank Pega.

“Është me të vërtetë një zgjedhje e zgjuar të mos rrisësh orët e gjata të punës në një krizë ekonomike,” tha ai. DW

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pipero jep lajmin e mirë/ Në fund të Majit pritet lehtësimi i këtyre masave

Publikuar

-

Nga

Imunizimi i tufës/ Pipero: Brenda majit do jenë vaksinuar një milionë qytetarë

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur se situata drejt Covid 19 ka shkuar drejt lehtësimit. Sipas tij , deri në fund të muajit Qershor do të kemi një miljon të vaksinuar. Mjeku i njohur i bëri thirrje Komisionit të ekspertëve që të heqin maskat në ambjentet e hapura. I ftuat në Report Tv Pipero shtoi gjithashtu se në fund të muajit Maj priten lehtësira të orës policore.

Po shkojmë drejt lehtësimit të masave, në fillim të Qershorit do arrijmë  1 miljon te vaksinuar. Numri i tamponave ka qenë i lartë.

Ekspozimi i qytetarëve do të na zerë të arrijmë imunitetin imun apo kolektiv. Kemi shtime nga 1 ose 2 në ditë. Unë do them  për telefonat që kam mbi dy tre javë që nuk më bie telefoni si më parë, kjo është një tregues pozitiv. Kjo na bën të inkurajonjë komisioni e  ekspertëve të shohë masat për ta na lehtësuar, siç është heqja e mbajtjes së maskës në mjediset e hapura. Unë mendoj që shumë shpejt ata do të marrin masa për heqjen e maskës.

Nga fundi i muajit do shihet edhe ora policore dhe shërbimi në bare dhe restorante.

Situata është më e qetë edhe në spitale, ata që janë të shtruar asnjë nuk është i intubuar kanë një situatë të mesme apo të lehtë, numri është i vogël dhe do mundohemi që mos të kemi asnjë humbje jete”, u shpreh Pipero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata drejt normalizimit/ Vijon ulja e rasteve të reja me Covid, 1 humbje jete në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Situata drejt normalizimit/ Vijon ulja e rasteve të reja me Covid, 1 humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3169 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë, ndërsa është regjistruar dhe 1 viktimë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Shqiptarët kthehen në punë të stresuar/ Profesionet që po vuajnë më shumë pasojat e Covid-19

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ A ka ardhur koha t’i rikthehemi jetës normale?

Statistika (18 Maj 2021)

Raste të reja ditore 39
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 71
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,169

Testime totale 682,565
Raste pozitive 132,071
Raste të shëruara 126,405
Raste Aktive 3,230
Humbje jete 2,436

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2509
Korçë 142
Shkodër 132
Fier 74
Lezhë 71
Vlorë 66
Gjirokastër 66
Elbasan 57
Berat 51
Durrës 30
Kukës 20
Dibër 12

LEXO TE PLOTE