LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidati i PSD nxjerr bllof Metën/ Policinë e tij e etiketon si të shtetit, është tmerruar nga humbja e LSI

22 Prill 2021, 21:12, Politikë CNA
Kandidati i PSD nxjerr bllof Metën/ Policinë e tij e etiketon si

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video, që sipas tij, duket momenti kur policia në Shkodër ndalon një automjet që po përpiqej për të blerë vota për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në një konferencë shtypi nga Presidenca, kreu i shtetit tha se kanë qenë punonjës policie të cilët pas denoncimit që kishin marrë, ndaluan automjetin ku u gjetën lista me emra të qytetarëve.

Por kandidati I PSD në Shkodër Bilbil Dervishi e ka nxjerrë zbuluar Metën.

Në një dalje për media, ai ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit duke thënë se në Pukë ku ai po zhvillon fushatën elektorale i vetmi person që është arrestuar për krim zgjedhor është kandidati i LSI, ndërsa shton se policët e Metës janë filmuar duke kontrolluar makinën.

Dervishi shton se Meta është alarmuar nga humbja e LSI dhe nuk po di se çfarë po bën dhe çfarë po flet.

?Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt që provon se aty kishte vjedhje apo blerje votash. Fakti që ishte një fletë që tregonte se ku duhej votuar numri një dhe numri katër dhe PSD nuk tregon asnjë gjë tjetër veçse një lajthitje të  atyre që duan të abuzojnë me këto gjëra. Unë punën dhe aktivitetin tim në fushatën zgjedhore e kam ndërtuar mbi bazën e komunikimit me njerëzit, ashtu siç është e gjithë fryma e PSD që unë përfaqësoj dhe nuk e kemi ndërtuar mbi bazën e shitblerjes së votës.

I bëj thirrje Presidentiti të Republikës se në Pukë ku unë zhvilloj fushatën elektorale në qarkun e Shkodrës  është arrestuar një activist I LSI që I janë gjetur paratë dhe dokumentat që tregonin sjhitblerjen e votës. Personi sot ndodhet I arrestuar, ndërsa personat që po bënin kontrollin e automjetit për të cilin presidenti thotë ja si është policia, ndoshta është një polici e tij por jo ajo e shtetit I zënë në panic partia e presidentiti edhe vetë presidenti  do të bëjëpresion ndaj PSD duke parë rritjen e saj në Shkodër dhe ndoshta humbjen e mandatit të sigurt që ka në Shkodër, pork jo nuk na frik ne aspak, përkundrazi na mobilizon më shumë dhe I dalim përballë çdo situate të tillë dhe të gjitha këto situate që krijojnë ata, përfshirë edhe presidentin I hedhim poshtë me përçmim dhe asnjë gjë tjetëer. 25 prilli do tregoj që PSD do jetë forcë kryesore në Shkodër por edhe në Shqipëri?, u shpreh kandidati i PSD Bilbil Dervishi./CNA.al

Lajmet e fundit nga