LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jo shi, po gurë të bien nga qielli”/ Rama bën paralajmërimin tre ditë para zgjedhjeve

22 Prill 2021, 11:28, Politikë CNA
“Jo shi, po gurë të bien nga qielli”/ Rama bën

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar patronazhistët dhe ka bërë thirrje për të votuar numrin 12, në 25 Prill.

Rama shkruan se çdo trokitje derë më derë është një trokitje në derën e së ardhmes.

Më tej në postimin e tij, kryeministri Rama paralajmëron se takimin e orës 18:00 në Tiranë nuk do ta ndalë asgjë,  jo shiu, por edhe gurë të bien nga qielli.

Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë, çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste, 12-ën e yjeve të flamurit të Europës, 12-ën e aritmetikës korrekte (4×3=12?) është një trokitje në derën e të ardhmes?

Asnjë frikë, asnjë ngurrim, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen, ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit?

Përpara me të gjithë forcën e dashurisë për gjyshet e gjyshërit, prindërit e fëmijët dhe për këtë vend ku duhet të lemë gjurmën e krenarisë sonë për emrin shqiptar??

Shihemi sonte, në orën 6, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t’i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë?”, shkruan Edi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga