Connect with Us

Fushata ndryshe në Shkodër/ Benet Beci tregon vizitën në zyrën elektorale të PD

Politikë

Fushata ndryshe në Shkodër/ Benet Beci tregon vizitën në zyrën elektorale të PD

Publikuar

-

Fushata ndryshe në Shkodër, Benet Beci tregon vizitën në zyrën elektorale të PD

Pas 15 vjetësh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe më pas në KESH, tani Benet Beci garon për t’u bërë pjesë e Parlamentit të ri si kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës.

Ai thotë se “akoma nuk ndihem rehat me kostumin e politikës”, por nga ana tjetër thekson se ky ishte momentin i duhur për të hyrë në politikë pasi e sheh si derë për të zhvilluar më tej vendin.

Z. Beci duke iu referuar historikut të rezultatit të zgjedhjeve në Shkodër shprehet se “bastion nuk është termi i duhur për një zonë që pret të zhvillohet” dhe sipas tij “Shkodra ka nevojë të dalë nga zona e bastionit”.

Për rezultatin e 25 prillit tha se pret që PS të marrë të paktën 4 mandate dhe lufton për një mandat të pestë. Deri tani fushatën e konsideron “shumë të qetë dhe pozitive nga të dy anët” dhe tregon madje se ka vizituar dhe një nga zyrat elektorale të PD.

“Sot kalova në një nga zyrat e PD rastësisht dhe hyra e i përshëndeta. U takuam, i  uruam njeri tjetrin në mënyrë qytetare. Këtu atmosfera besoj është e qetë. Ky është një qytet ku njerëzit njihen dhe marrëdhëniet qytetare edhe njerëzore janë shumë të rëndësishme dhe besoj pasi njerëzit këtu mund të mos bien dakord me idetë e tua por pranojnë ta flasin”, u shpreh kandidati i PS.

LEXO EDHE:  Lista e plotë/ Ja ku renditet PS dhe BD në fletën e votimit për zgjedhjet lokale

Benet Beci foli për disa investime strategjike në infrastrukturë në zonën e veriut, që do ta integrojnë tha ai si pjesë e ofertës rajonale për turizmin.

“Kemi nisur rrugën për në Koman, kemi ndërtuar rrugë për në Velipojë, një tjetër aks shumë i rëndësishëm është aksi që lidh Shëngjinin me Velipojën. Këto investime zgjerojnë tregun dhe e lidhin me Ulqinin dhe më gjerë, deri në Kroaci. Kjo krijon një ofertë turistike rajonale. Duhet të ndezim zinxhirin e investimeve publike që pasohet nga investimet private. Me pak investime mund të jesh në gjendje të shtosh turistët rajonalë”, përfundoi ai./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapja e kutive të Beratit/ LSI: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë

Publikuar

-

Nga

Hapja e kutive të Beratit/ LSI: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar se hapja e kutive të Beratit ka faktuar masakrën zgjedhore, siç e quan ai 25 prillin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se janë evidentuar me dhjetëra raste të votimit të dyfishtë. Ndërkohë, sipas tij, KQZ ka futur duart në kutitë e materialeve zgjedhore.

Regimi i plotë:

Hapja e kutive te Beratit i nxjerr bojen totalisht masakres zgjedhore te 25 prillit!

Dhjetëra raste te votimit te shumefishte!

19 persona kane votuar 53 here kjo eshte konstatuar vetem ne disa kuti te hapura te Beratit.

Skandal, KQZ fut duart ne kutite e materialeve zgjedhore. Fut nga jashte materiale qe nuk jane ne kutine e materiale zgjedhore.

Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numeruesit socialiste, dhe nga hapja e sotme e kutive, qe nuk ndodhet ne kutite e materialeve zgjedhore, eshte futur dorazi nga jashte nga ana e administrates se KQZ duke kompromentuar te gjithe procesin

Ne kutite e materialeve qe u hapen nga vete KQZ, shenohet qarte qe mungojne raporti dhe kuponat PEI, nderkohe, nga persona te KQZ jane futur ne listen e materialeve dokumente te cilat nuk ndodheshin ne kuti duke shkaterruar totalisht procesin!

Masakren zgjedhore nuk e mbulon dot më askush.

Denoncimi dhe çmontimi i masakres zgjedhore mafioze mision i shenjte dhe pa kthim!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qytetarët e shkëmbyen me një thes miell”/ Kadilli-Bashës: E ke djegur mundësinë për të kandiduar sërish

Publikuar

-

Nga

“Qytetarët e shkëmbyen me një thes miell”/ Kadilli-Bashës: E ke djegur mundësinë për të kandiduar sërish

Fatbardh Kadilli i cili është vetëshpallur për të marrë drejtimin e PD, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemoratit Basha, ku tha se shpresa që ai ngjallte të shqiptarët vlente sa një thes miell, ndaj dhe qytetaret nuk e besuan.

I ftuar në Report tv, ai tha se Basha e ka djegur mundësinë e tij për të kandiduar sërish, ndërsa përmendi dhe kauzat që ai ka lënë në mes, që sipas tij e bëjnë të pabesueshëm për qytetarët.

Një politikan nuk ka çfarë të provojë më se provoi dy herë dhe dështoi. E ka mbyllur ciklin e tij politik.

Basha e ka djegur mundësinë e kandidimit në aspektin moral. Njerëzit ishin mësuar se 8 mandate dhe ndërron pushtetin.

Ky vend ka nevojë për njerëz që nuk lënë kauza në mes, që nuk i braktisin, nuk shpikin kauz për të forcuar veten.

Pse nuk e besuan njerëzit Lulzim Bashën, ishte i pabesueshëm, sepse një kauz e lënë përgjysme i jep një shembull të keq qytetarit.

Qytetarët e shëkmëbyen Lulzim Bsshën me një thes me miell, spese shpresa e Lulzim Bashës sa një thes miell vlente”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jemin Gjana “merr në mbrojtje” Bashën/ Në statutin e PD-së nuk është parashikuar dorëheqja

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri në datën 13 qershor. Ky vendim u mor mbrëmjen e djeshme nga Këshilli Kombëtar dhe Karyesia, ku në garë deri tani janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.

Ajo që bie në sy është se kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së u zgjodh Jemin Gjana. Ky i fundit, në një dalje për mediat nga selia blu ka marrë në mbrojtje Lulzim Bashën, duke deklaruar se në statutin e PD-së nuk është e parashikuar dorëheqja.

Do ia paraqesim pastaj kryesisë së partisë të dielën që do të mblidhet për të caktuar kandidaturat që ta miratojë bashkë me kandidaturat modelin që do operohet gjatë procesit të zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve ka një detyrim statutor. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje. Pjesë të tjera janë detyrime individuale. Do plotësohet një formular me të cilat do konkurrohet në kryesi për t’u miratuar”, tha Gjana.

LEXO EDHE:  Nga Mentor Kikia/ A do e sjellë dot ndryshimin politik përfshirja e intelektualëve?

LEXO EDHE:  Arrestimi i Shefit të Kardiologjisë/ Mjekët e Shkodrës në protestë

Ditën e sotme grupi ‘Për PD-në’ reagoi në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike duke thënë se komisioni zgjedhor u ngrit në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me anëtarët e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Sipas Grupit “Për PD” nuk do të ketë zgjedhje të lira për kryetar nëse Lulzim Basha nuk jep fillimisht dorëheqjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE