Connect with Us

Fuga thirrje gjirokastritëve/ Votoni Roland Bejkon, nuk është nga ata që merr votat edhe ikën

Politikë

Fuga thirrje gjirokastritëve/ Votoni Roland Bejkon, nuk është nga ata që merr votat edhe ikën

Publikuar

-

Fuga thirrje gjirokastritëve/ Votoni Roland Bejkon, nuk është nga ata që merr votat edhe ikën

Akademiku Artan Fuga i ka bërë thirrje gjirokastritëve të votojnë Roland Bejkon të dielën në zgjedhje.

Teksa ka listuar dhe arsyet, Fuga shkruan se ai nuk është nga ata që merr votat dhe ikën pa kthyer kokën.

“Roland Bejko – një kandidat për deputet për Gjirokastrën!

Miku im Roland Bejko kandidon në Gjirokatër! Gjysma ime gjirokastrite është e interesuar sepse është e rrallë që një kandidat për deputet si Landi të përmbledhi në mënyrë aq të përkryer ato karakteristika të deputetit.

Sigurisht si miq prej dekadash flasim shoqërisht, edhe me humor, me njeri tjetrin, por gjithmonë vërtetësisht. Si më i ri Landi “e duron” edhe ndonjë epitet që i ve atij!

I them Roland ti je si Vilëfori, duke i folur për personazhin prokuror te libri Konti i Mont Kristos! Vilëfori nuk njeh as politikë, as prapësira korruptive, përpara ligjeve të shtetit dhe të drejtave të qytetarit, por ndjek rrugën e ligjit dhe të shtetit! Land Bejko mishëron edhe studentin e vitit 90, energji demokratike, edhe politikanin tre dekadash, por edhe nëpunësin e shtetit si prefekt a si drejtor i përgjithshëm. Gjysma ime beratase më bënte ta vëzhgoja si prefekt nga opinionet e qytetit rrëzë kalasë. Ne beratasit nuk të falim për kritika. Ndihesha krenar sepse miku im kishte në qytet si përkrahjen morale dhe mendimin pozitiv të demokratëve dhe të socialistëve apo të atyre që as donin t’ja dinin për politikën. Landi kërkonte t’i shërbehej qytetarit! Kur e shihja si protestonte për mbrojjtjen e Teatrit, por respektonte policin, duke bërë analizën e drejtë se fajin është i politikës, jo i punonjësit të rendit, thosha me vete: O Vilëfoooooor! Dhe brenda ndjeja gëzim. Më ngjante si ata sindikalistët gjermanë që poqese mungonte fatorinua në tren, nuk hypnin dhe kështu humbisnin mitingun për të cilin ishin nisur të shkonin në qendrën e qytetit! Por, Landi di të bëjë edhe opozitarin edhe respektuesin e shtetit!

Bilbil i Labërisë – i them për ta ngacmuar pak më tepër se duhet. Po ku mërzitet Landi me miqtë se! Po pse o profesor, ç’a po bëj? – kundërshton buzagaz. E ke gjuhën brisk – i them! Orator i paparë! Poqese të ve përpara me argumenta, racionaliteti i tyre është sa i mpleksuar me gjuhën popullore të trevës së tij patriote, aq edhe i elaborabuar sipas gjuhës formale të ligjvënësit, ligjzbatuesit, nëpunësit të shtetit.

Ore, nuk të marr vesh ty – i them – ti respekton ligjin sikur të jesh prokuror francez, dhe të pret brisk gjuha në politikë, sikur të jesh Lab, i prerë për kuvendet e Labërisë! Edhe Vilëfor edhe kaçak, komit, nga mprehtësia!

Buzëqesh Landi! E o profesooooooor – kaq! I drejtë, i prerë, njerëzor, human, Vilëfori bëhet si Nenë Tereza kur miqtë, shokët, komshinjtë kanë një hall.

Sa në Gjirokastër, aq në Tiranë, sa në Tiranë dikur aq edhe në Paris ku brenda një viti e pashë se me Vilëforin nuk flitej kollaj si me ndonjë amator në filozofi. Më citonte saktësisht Aronin, Niçen, iluministët, dhe ndonëse vinte nga një fushë tjetër përpinte çdo gjë! E mo profesor – ku na del koha ne për të lexuar! – thoshte për modesti!

Ore ti edhe në pamje i ngjan Raymond Aronit kur ishte i ri – i thosha për ta ngacmuar! Por, në mendime sa konservator aq edhe liberal, sa social aq edhe individualist, duke i fokusuar të gjitha këto vlera në një mendim shpesh befasues.

Me Landin biseda është me nivel. Shok, shok, por njëqind herë citon librin tim Shoqëria Periferike, epo thua ti, e paskam Landin në xhep!!! Kur, brenda një sekonde Vilëfori, Aroni, Labi të këpusin një kritikë dhe ti e kupton se atij nuk i rrihet! E vërteta intelektuale e zotëron dhe ti kërkon ta zbusësh me një vështrim të butë, ndërkohë që shikimi i tij ka humbur diku tutje në horizont dhe as jep e as merr më komunikime korruptive.

I lidhur me bazën, figurë politike kombëtare. Si duhet të jetë një politikan. Sikurse ka kaq pak kandidatë të rregjistruar në lista. Roland Bejko është ndofta nga ata që me këtë dimension nuk janë më shumë se katër a pesë gjithsejt në listat e të gjitha partive. Kur flas për Landin as më bëhet vonë për partitë se Roland Bejko është me ambicie të mirë. Ai do të jetë përfaqësues i popullit në Kuvend. Nuk tradhëton elektoratin e tij, por shteti për Vilëforin nga Lazarati nuk është një lopë ta mjelin militantët, por është shtet i qytetarit.

O Landi – i them herë pas here – aman o burrë nuk e marr vesh as se ku je, as kush je? E di mirë se kush është sepse ai krenar në Gjirokastër thotë jam nga Lazarati, e me të drejtë, në Tiranë, flet për

Gjirokastrën dhe vizionet që ka për këtë zonë, në Paris thotë jam shqiptar, dhe të gjithë që e njohin : Ka të tillë prefektë Shqipëria ? – më thoshte profesori im dhe pastaj edhe i tij, i madhi Zhak Barrat. Ka të tillë nëpunës Shqipëria ? – vazhdonte Zhak Barrat, cili gjithsesi muhabetet administrativo-politike as nuk denjonte t’i bënte me mua. Kur fliste për to, ai nëpunësi i shtetit njëmijëvjeçar, shikimin e kishte te Landi! Sikur na thoshte : Ju nuk merrni vesh nga këto!

Sa bukur sikur gjysma ime gjirokastrike të kishte deputet edhe Roland Bejkon, pedagogun, ish prefektin, të diplomuarin në Francë për administrim publik, ish drejtorin e përgjithshëm në ministri, dhjetoristin, dhe po të doni : mikun tim të nderuar, dhe po të doni edhe më shumë : bilbilin e Labërisë, Raymond Aronin, Vilëforin, dhe këtu më vinë në vesh fjalët e Landit : Na bëre me turp o profesor!

Jo, Roland Bejko, ti e meriton! Gjirokastritët e mi do të të japin hakun! Ke për ta parë! Ti nuk je nga ata që merr votat edhe ikën pa kthyer kokën pas, ti je nën tokat e tua i ngulur si rrepet me rrënjë të thella!”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/Burra e gra çakërdisen, por vendimet i marrin 4 persona

LEXO EDHE:  Shpëtim Idrizi kërcënon/ Kujdes kush ngatërrohet me vullnetin e qytetarëve

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mentor Kikia: PD-ja duhet të zbresë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Mentor Kikia: PD-ja duhet të zbresë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme

Gazetari Mentor Kikia shpjegoi në “Ilva Now” se si duhet të veprojë Partia Demokratike që tani e tutje sipas tij, në mënyrë që të ketë një rezultat më të mirë në zgjedhjet e ardhshme.

Z. Kikia tha për PD-në se duhet të dalë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme, si edhe të gjejë një udhëheqës dhe një strukturë organizative e cila do të jetë e aftë për t’u përballur me Partinë Socialiste.

“Nëse ne themi se PS duhet mundur me frymë, unë mendoj se PD në këto zgjedhje, më shumë kishte frymë se sa kishte kalkulime konkrete. Duhet një PD që të zbresë në terren që tani për zgjedhjet e ardhshme dhe jo dy muaj para zgjedhjeve. PD-ja duhet të gjejë një udhëheqës dhe një strukturë organizative që të përballet me PS-në”, u shpreh z. Kikia.

“PD-ja duhet të zbresë në terren dhe të organizojë zgjedhjet e ardhshme dhe të mos ecë me idenë se na ka ardhur radha dhe do të dalim dy muaj para”, shtoi ai.

Mentor Kikia tha se në Shqipëri pritet që Partia Demokratike të jetë një model i demokracisë, mirëpo sipas z. Kikia në një vend ku sipas tij demokracia nuk është ende në nivelin e duhur, një parti nuk mund të përbëjë model të demokracisë.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Bylykbashi sfidon Ramën: Ne i fitojmë zgjedhjet me çfarëdo sistemi

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/Burra e gra çakërdisen, por vendimet i marrin 4 persona

“Po i kërkojmë PD-së që të jetë shkolla e demokracisë në Evropë. Unë mendoj që përpara se të jetë modeli i demokracisë, ku ta gjejmë të jetë, por s’mund të jetë një parti e veçantë modeli i demokracisë, në një shoqëri ku demokracia është shumë çalamane”, tha Mentor Kikia.

Sipas z. Kikia, PD-ja duhet të pranojë humbjen pasi rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, por megjithatë duhet ta çojë deri në fund procesin e kallëzimeve, në mënyrë që të vendoset drejtësi.

“Nuk ka çfarë t’i pranojë më humbjes, humbja ka mbaruar. Procesi i kallëzimeve dhe i ndjekjeve duhet të vazhdojë deri në votën e fundit dhe kjo nuk ka pikë dyshime. Thjesht do të bëhet drejtësi, nëse do të bëhet ai rezultat zgjedhjesh nuk do të  tjetërsohet”, u shpreh z. Kikia./euronews

LEXO TE PLOTE