Connect with Us

‘Është kurdisur Luli se do fusi Shqipërinë në BE’/ Rama tallet me Bashën: Po kthehet nga pushimet

Politikë

‘Është kurdisur Luli se do fusi Shqipërinë në BE’/ Rama tallet me Bashën: Po kthehet nga pushimet

Publikuar

-

‘Është kurdisur Luli se do fusi Shqipërinë në BE’/ Rama tallet me Bashën, po kthehet nga pushimet

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar demokratët në fjalën e tij përmbyllëse të fushatës elektorale në Tiranë.

Rama i kujtoi djegien e mandateve dhe braktisjen e Parlamentit dhe se sot i duket se po kthehet nga pushimet.

“Sot është dita, këto janë ditët për të kuptuar se ne jemi në një udhëkryq shumë të rëndësishëm. Kush voton me 25 prillë nuk voton për hallin për problemin, por për një gjë shumë ëm të madhe, voton për ti dhënë një shtysë të jashtëzakonshme këtij vendi, në mënyrë që dhe ata hallet e tij të zgjidhen.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Metës/ Të merresh me “Besëliken”, humbje kohe dhe degradim

Ata po vijnë nga pushimet mbasi u torovisën për vite e vite në Shqipëri.Tani është kurdisur Luli dhe shfaqet si njeriu që mendon thellë, dhe do i ndalojë njerëzit që të ikin, që do e fusi Shqipërinë në BE për katër vjet.

Ndërkohë familjet shqiptare sot, nuk po kthehen nga pushimet, nuk po dalin nga sauna”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ahmetaj zbardh vendimin/ 1050 banesa të rindërtuara kalojnë në pronësi të qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një dalje për mediat ka komunikuar vendimet e reja të qeverisë për këtë javë, ku në fokus ka qenë rindërtimi i zonave të prekura nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ahmetaj tha se vendimi i parë lidhet me shkollat e rindërtuara, të cilat i kanë kaluar për administrim dhe mirëmbajtje bashkive.

Po ashtu ai bëri të ditur se Qeveria ka vendosur që nga 20-26 nëntori të shpërndajë 1050 apartamente dhe shtëpi individuale të rindërtuara dhe t’u kalojnë në pronësi qytetarëve.



Familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik.

Dua të informoj publikun. Sapo filloi procesi i kalimit të shkolla në pronësi të bashkive. Jemi duke folur për përfundimin e një numri të madh të shkollave të rindërtuara, që i kalojnë bashkive për administrim dhe mirëmbajtje. Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për procesin e rindërtimet për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në 2-vjetorin e tërmetit, do të tregojmë se si do të behet shpërndarja. Një është lista prioritare që vjen si rrjedhojë e aktit normativ ku trajtohen familje me ndihme ekonomike, apo nëna kryefamiljare, apo familjet e policëve të vrarë. Praktikisht këto familje shpërndarja do të bëhet menjëherë dhe për familjet e tjera me short publik. Kjo është detyrë e bashkisë që të fillojnë të organizojnë shortet publike, që të jenë transparente për të shpërndarë njësitë individuale dhe ato apartamente. Vetëm për 20-26 nëntor do të shpërndahen 1050 apartamente dhe njësi individuale. Ndërkohë që nga Fondi i Zhvillimit janë shpërndarë gati 1100 njësi dhe janë dhënë grante S4 për familjet. Një pjesë e tyre do të futet në shtëpitë e reja. Do ta vazhdojmë gjatë nëntorit deri në fund të shtatorit, qoftë me shpërndarjen e njësive individuale dhe me apartamentet. Sot besojmë sërish që deri në shtator të vitit tjetër do t’i kemi shpërndarë të gjitha njësitë individuale dhe apartamentet.”, tha Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bolsonaro në gjyq për 600 mijë vdekje nga COVID-i/ Po Rama me dyfishin, kur do të japë llogari?

Publikuar

-

Nga

Pse avokatura e shtetit ka përzgjedhur ‘Foley Hoag laë firm’ për të përfaqësuar Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit

Presidenti brazilian, Bolsonaro i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit për mënyrën se si e trajtoi COVID  mund të përfundojë në burg.

Komisioni i Senatit brazilian miratoi të martën një raport dënues që rekomandon ngritjen e akuzave penale kundër Presidentit Jair Bolsonaro, përfshirë krimet kundër njerëzimit, për politikat e tij Covid.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Erion Dasho, i cili duke hequr një paralelizëm me vëndin tonë shkruan se Bolsonaro po shkon në gjyq për të dhënë llogari për 600 mijë vdekjet nga COVID-I, po Edi Rama me dyfishin e Bolsonaros, a do të ndiqet penalisht?

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ PD mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

LEXO EDHE:  Zbulohet mega-vjedhja në kohë pandemie/ Rama i "dhuron" Carlo Bollinos truallin e parashikuar për shkollë



“Bolsonaro i Brazilit po shkon në gjyq me akuzën “krime kundër njerëzimit” për të dhënë llogari për 600 mijë vdekjet nga COVID-i (2,800 vdekje për milion).

Po Edi Rama me 16,000 vdekje (5,600 për milion ose dyfishin e Bolsonaros) a do të ndiqet penalisht?!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha gënjen”/ Deputetët e PD: Ja pse shkuam në “Foltoren” e Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Luan Baçi dhe Sorina Koti sqarojnë për herë të parë arsyet përse shkuan dhe u bënë pjesë e “Foltores” së Sali Berishës.

Të ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetait Roland Qafoku në RTSH24, Baçi dhe Koti dhanë arsye të ndryshme madje edhe treguan sjellje të ndryshme nga ana e zotit Basha të cilin Baçin e përjashtoi si kryetar i degës së Fierit ndërsa Kotin nuk e largoi si nënkryetare të komisionit të Ekonomisë. Për gazetarin Qafoku, Baçi tha se Basha e ka thirrur në zyrë dhe i ka kërkuar me imponim të mos shkonte në “Foltore” por ai ka vepruar ndryshe. Ndërsa Koti ka shkuar në foltore pas kërkesës këmbëngulëse të anëtarëve të Korcës, e megjithatë Basha nuk ka ndërmarrë ndaj saj asnjë veprim. Më poshtë pjesë nga deklaratat e zoti Luan Baçi dhe Sorina Koti bërë mbrëmë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Qafoku.

Luan Baçi, deputet i PD, i qarkut të Fierit, ish-kryetar i degës.

Zoti Baci, si ishte historia e juaj e pjesmarrjes në “Foltore” dhe raporti me zotin Basha pas saj?

luan baci

Doja të flisja në mbledhjen e djeshme por nuk pata mundësi sepse Basha iku menjëherë. Doja t’i thosha diçka Bashës, sepse tha që të më thotë dikush këtu që i kam thënë të mos shkojë te “Foltorja”. Po e them këtu se nuk e kam thënë asnjëherë. Basha më ka thirrrur në zyrë ditën që ndoktor Berisha do vinte në Fier me “Foltoren”. Në orën 11 paradite, shkova megjithëse unë atje isha dhe kishim biseduar dhe i kisha thënë që do shkoja në takimin me Berishën. Megjithatë Basha këmbënguli që donte të më takonte. Hipa makinës dhe erdha në Tiranë dhe i shkova te zyra. Kam bërë një bisedë gjysmë ore. Më tha definitivisht nuk do bëhesh pjesë aty. Unë i thashë definitivisht unë do shkoj aty sepse atje janë të gjithë demokratët e Fierit. Madje edhe ata që nuk janë demokratë dhe unë do të vete pas tyre. Domethënë jo vetëm që e kam detyrim për ata por edhe dëshirë.

Si u përgjigj Basha kur i thatë kështu?

Nuk kishte çfarë të përgjigjej. Unë e dhashë përgjigjen time definitivisht dhe i thashë mirëupafshim.

Kur e morët përgjigjen për largimin si kryetar i degës së Fierit?

Pas disa ditësh pasi u mor edhe rezultati që të gjithë strukturat e degës dhe delegatët në 90 për qind të tyre firmosën formularët në kohë rekord, për 10 ditë. Unë nuk mund të arrija 520 vetë ti kontaktoja. U organizuan vetë ata, firmosën formularët dhe kam qenë në punën më rehat që kam bërë ndonjëherë dhe kam firmosur formularin i fundit vetë. Pa këtij qendrimi, pasi mori vesh që delegatët ishin aty, Basha nxori një e-mail të dorëheqjes sime të bërë një vit e gjysmë më parë dhe më shkarkoi nga detyra.

Cfarë ishte ky e-mail?

Në statut një kandidat për deputet duhet të largohej si kryetar i degës. Një vit e gjysmë më parë unë mora vendimin tim personal që do isha kandidat për deputet dhe kërkova dorëheqjen si kryetar i degës së Fierit. I kam dërguar sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhit me një e-mail që jepja dorëheqjen. Por për çudi nuk ma pranuan. Unë vijova të isha edhe kandidat dhe më pas edhe deputet, por njëkohësish edhe kryetar i degës së Fierit. Pas “Foltores”, meqënëse mora pjesë, Basha nxori nga arkivi këtë dorëheqje dhe tha publikisht se e kam kërkuar vetë. Pra tha se mbi bazën e kësaj që ka bërë një vit e gjysmë më parë, ne po bëjmë largimin.

Por pas largimit ju thirri?

Më thirri për të komunikuar largimin. I thashë që nuk jam dakord.

Biseda ishte e tensionuar?

Jo për hir të ëvtetës me Bashën nuk bëhet bisedë e tensionuar asnjëherë. Kjo është një vlerë që ai ka. Bën një bisedë shumë të qetë brenda kornizave.

Edhe ty të ka shkarkuar brenda kornizave zoti Basha.

Sorina Koti, deputete e PD e qarkut të Korçës, nënkryetare e Komisionit parlamentar të Ekonomisë

Zonja Koti përse vendosët të shkonit në “Foltoren” e zotit Berisha në Korçë? Është cilësuar si surprizë prania juaj atje.

Vërtetë ka qenë surprizië, por edhe dhe për mua ishte surprizë.

Surprizën e bërë ti Sorina. Surprizë ishste për ne që të pamë.

Kur e morët vendimin, para sa kohe që të niste “Foltorja”, e Berishë në Korçë?

E kam marrë në momentin e fundit. Një orë përpara.

Vetëm një orë përpara?

Po vetëm 1 orë përpara. Në orën 17.00 kur “Foltorja” niste në 18.00.

A kishit presion?

Unë nuk kam patur presion nga askush. As nga zoti Berisha, e as nga zoti Basha.



LEXO EDHE:  Basha: PD në betejë me mazhorancën fiktive të dalë nga blerja masive e votës

LEXO EDHE:  “Meta dhe Nano i hanin “kokat” njëri tjetrit”/ Kryemadhi tregon si e bënë Ramën kryeministër

A keni bërë bisedë me zotin Basha?

Me zotin Basha kam patur një bisedë konfidenciale përpara. Po diskutonim për punët e komisionit të ekonomisë. Është hapur vetvetiu biseda për “Foltoren”. Por unë do thosha që atë javë ka qenë një bisedë me anëtarët e Partisë Demokratike në Korçë. Nuk pushonin telefonatat se çdo të ndodhte me foltoren e ditës së premte.

Çfarë u thoshin anëtarët e PD?

Kanë qënë qenë anëtarë kryesire, anëtarë të thjeshtë të qarkut të Korçës. Madje ishin edhe një pjesë e anëtarëve të kryesisë që ishin larguar me dorëheqje nga PD

Dhe ju pyesnin juve nëse do shkonit apo jo?

Po.  

Po ata ju thoshin juve që duhet të shkoje?

Jo. Ata më pyesnin mua se çduhet të bënin. Ne do shkojmë. Sepse ishin deri diku të pakënaqur me zotin Basha për shkak të vendimeve të brendshme që kemi patur ne në atë kohë.

Dhe kur e morët vendimin?

Dhe kur të gjithë demokratët kërkonin përgjigje, unë i lashë të lirë. Unë doja të shikoja se çfarë do bënte anëtarësia. U thashë shkoni ose jo, vendoseni vetë në zemrën dhe mendjen tuaj. Të gjithë donin të shkonin.

Atëherë ky ishte momenti që vendosët të shkonit në “Foltore”?

Atëherë në ato momente një pjesë e tyre që nuk kishin mundësi të shkonin për arsye personale më ka kërkuar që unë t’i përfaqësoja. Më thanë ti ke dalë nga dega Korçë.

Kjo është partia reale që të përfaqësosh anëtarët.

Unë kam qenë anëtare e thjeshë dhe në strukturat e PD-së së Korçës. Kështu që unë në mënyrë absolute unë do shkoja ku ishin demokratët.

Tani më thuaj një të vërtetë. A ju mori Basha në telefon pas takimit apo jo?

Jo.

Nuk ke komunikaur fare?

Jo.

Po përse nuk të përjashtoi Basha ty?

Në ndryshim me deputetët e tjerë përfshirë këtu edhe zotin Baçi kam qenë deputetja e vetme që kam folur në “Foltoren” e zoti Berisha.

Dhe ju kërkuat zoti Berisha të bashkonte partinë.

Unë i kërkova zoti Beisha në “Foltore” se çfarë do bënte ai për ta bashkuar partinë.

Mirë, mirë po Basha përse nuk të përjashtoi? Ju keni haur mitingun e parë të PD të drejtuar nga zoti Basha në vitin 2013 në Tiranë. Ai sapo ishte zgjedhur kryetar dhe ju keni qenë në krah të tij.

Kjo është ajo demokracia e brendshme në PD që e pranojmë mendimin alternativ.

Sorina deri këtu ishte 10 me yll. Tani…Përse nuk ju përjashtoi Basha si nënkryetare e komisionit të Ekonomisë?

Janë përjashtuara ata që kanë qenë ekstremë si zoti Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE