Connect with Us

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projek-ligjin për njohjen e Uashington DC si shtet

Bota

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projek-ligjin për njohjen e Uashington DC si shtet

Publikuar

-

Mbështetësit për njohjen e Uashington DC-së si shtet, u përballën me një moment të rëndësishëm në lëvizjen e tyre prej disa dekadash për të riformatuar hartën politike amerikane. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten legjislacionin që do të krijonte një shtet të 51-të, duke i dhënë mundësinë Uashington DC-së të ketë një përfaqësues dhe dy senatorë në Kongres. Ndërsa u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve, propozimi përballet me një betejë të ashpër në Senat, ku kontrolli i ngushtë i demokratëve nuk do të jetë i mjaftueshëm për të kapërcyer kundërshtimin e fortë të republikanëve. Një copë toke e vogël, që përfshin Shtëpinë e Bardhë, Kapitolin dhe Shëtitoren Kombëtare do të mbetej sipas projekt-ligjit, distrikt federal. Në vend të Distriktit të Kolumbias, shteti i ri do të njihej me emrin Uashington, Komonuelthi Daglas – për nder të luftëtarit të famshëm kundër skllavërisë, Frederick Douglass, i cili jetoi në Uashington nga viti 1877 deri kur vdiq në vitin 1895. Masa ka marrë mbështetje të fortë nga Presidenti Joe Biden. Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë të martën duke e quajtur statusin aktual të Uashingtonit "një fyerje ndaj vlerave demokratike mbi të cilat u themelua vendi ynë". Deklarata e Shtëpisë së Bardhë e vlerëson Uashingtonin si të denjë për të qënë shtet, me "një ekonomi të fuqishme, një kulturë të pasur dhe një popullsi të larmishme amerikane nga të gjitha sferat e jetës që kanë të drejtë për pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë në demokracinë tonë". Projekt-ligji pritet të përballet me kundërshti nga republikanët, duke qenë se shteti i 51-të i propozuar do të ishte me shumicë demokrate. Ky kundërshtim u duk qartë gjatë debateve paraditen e së enjtes përpara votimit në Dhomën e Përfaqësuesve. Themeluesit e vendit, "kurrë nuk dëshironin që DC-ja të ishte një shtet dhe e formuluan në mënyrë specifike kushtetutën për ta thënë një gjë të tillë," tha përfaqësuesi republikan i Xhorxhias, Jody Hice. "Kjo është absolutisht kundër asaj që synonin themeluesit tanë dhe duhet refuzuar me forcë". Por përfaqësuesi demokrat i Virxhinias, Gerald Connolly vuri në dukje se shteti i Kentakit ishte dikur pjesë e Virxhinias dhe u krijua si shtet më vete me një ligj të thjeshtë të Kongresit. Përfaqësuesi Connolly argumentoi se distrikti federal ishte një koncept teorik kur u krijua për herë të parë, dhe jo një komunitet me një popullsi më të madhe se dy shtete të tjera amerikane që është tani. Një projekt-ligj i ngjashëm për shtetësinë e Uashington DC-së u miratua në vitin 2020 në Dhomën e Përfaqësuesve, por u hodh poshtë në Senatin e kontrolluar nga republikanët në atë kohë. Tani, me zgjedhjet e vitit 2020 që sollën demokratët në kontroll të të dyja dhomave dhe Shtëpisë së Bardhë, senatorët republikanë mund të përdorin një kërkesë procedure për të penguar votimin e shtetësisë. Gjatë një seance dëgjimore në mars në Komisionin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, një sërë ligjvënësish republikanë thanë se që DC-ja nuk i plotëson kushtet për shtetësinë ndërsa e quajtën krejt përpjekjen një lojë cinike të pushtetit nga ana e demokratëve. Kundërshtarët propozuan një shumëllojshmëri alternativash, që nga heqja e taksave federale për Uashingtonin e deri tek "bashkimi" përsëri me shtetin e Merilendit. Argumenti se Kongresi nuk ka autoritetin për të ndryshuar statusin e DC-së është një pikë e njohur sulmi kundër propozimit - edhe pse çdo shtet tjetër përveç 13 shteteve origjinale janë pranuar në union përmes votimit të Kongresit. Kundërshtarët e shtetësisë thonë se DC-ja është një rast i veçantë që kërkon hapa të veçantë.

Mbështetësit për njohjen e Uashington DC-së si shtet, u përballën me një moment të rëndësishëm në lëvizjen e tyre prej disa dekadash për të riformatuar hartën politike amerikane.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten legjislacionin që do të krijonte një shtet të 51-të, duke i dhënë mundësinë Uashington DC-së të ketë një përfaqësues dhe dy senatorë në Kongres. Ndërsa u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve, propozimi përballet me një betejë të ashpër në Senat, ku kontrolli i ngushtë i demokratëve nuk do të jetë i mjaftueshëm për të kapërcyer kundërshtimin e fortë të republikanëve.

Një copë toke e vogël, që përfshin Shtëpinë e Bardhë, Kapitolin dhe Shëtitoren Kombëtare do të mbetej sipas projekt-ligjit, distrikt federal. Në vend të Distriktit të Kolumbias, shteti i ri do të njihej me emrin Uashington, Komonuelthi Daglas – për nder të luftëtarit të famshëm kundër skllavërisë, Frederick Douglass, i cili jetoi në Uashington nga viti 1877 deri kur vdiq në vitin 1895.

Masa ka marrë mbështetje të fortë nga Presidenti Joe Biden. Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë të martën duke e quajtur statusin aktual të Uashingtonit “një fyerje ndaj vlerave demokratike mbi të cilat u themelua vendi ynë”.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë e vlerëson Uashingtonin si të denjë për të qënë shtet, me “një ekonomi të fuqishme, një kulturë të pasur dhe një popullsi të larmishme amerikane nga të gjitha sferat e jetës që kanë të drejtë për pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë në demokracinë tonë”.

Projekt-ligji pritet të përballet me kundërshti nga republikanët, duke qenë se shteti i 51-të i propozuar do të ishte me shumicë demokrate. Ky kundërshtim u duk qartë gjatë debateve paraditen e së enjtes përpara votimit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Themeluesit e vendit, “kurrë nuk dëshironin që DC-ja të ishte një shtet dhe e formuluan në mënyrë specifike kushtetutën për ta thënë një gjë të tillë,” tha përfaqësuesi republikan i Xhorxhias, Jody Hice. “Kjo është absolutisht kundër asaj që synonin themeluesit tanë dhe duhet refuzuar me forcë”.

LEXO EDHE:  Pavarësisht ankthit parazgjedhor, zgjedhjet në SHBA ishin të qeta

Por përfaqësuesi demokrat i Virxhinias, Gerald Connolly vuri në dukje se shteti i Kentakit ishte dikur pjesë e Virxhinias dhe u krijua si shtet më vete me një ligj të thjeshtë të Kongresit.

Përfaqësuesi Connolly argumentoi se distrikti federal ishte një koncept teorik kur u krijua për herë të parë, dhe jo një komunitet me një popullsi më të madhe se dy shtete të tjera amerikane që është tani.

Një projekt-ligj i ngjashëm për shtetësinë e Uashington DC-së u miratua në vitin 2020 në Dhomën e Përfaqësuesve, por u hodh poshtë në Senatin e kontrolluar nga republikanët në atë kohë. Tani, me zgjedhjet e vitit 2020 që sollën demokratët në kontroll të të dyja dhomave dhe Shtëpisë së Bardhë, senatorët republikanë mund të përdorin një kërkesë procedure për të penguar votimin e shtetësisë.

Gjatë një seance dëgjimore në mars në Komisionin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, një sërë ligjvënësish republikanë thanë se që DC-ja nuk i plotëson kushtet për shtetësinë ndërsa e quajtën krejt përpjekjen një lojë cinike të pushtetit nga ana e demokratëve.

Kundërshtarët propozuan një shumëllojshmëri alternativash, që nga heqja e taksave federale për Uashingtonin e deri tek “bashkimi” përsëri me shtetin e Merilendit.

Argumenti se Kongresi nuk ka autoritetin për të ndryshuar statusin e DC-së është një pikë e njohur sulmi kundër propozimit – edhe pse çdo shtet tjetër përveç 13 shteteve origjinale janë pranuar në union përmes votimit të Kongresit.

Kundërshtarët e shtetësisë thonë se DC-ja është një rast i veçantë që kërkon hapa të veçantë./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Merkel merr certifikatën e lirimit/ Tani e tutje vetëm kancelare në detyrë

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier i shprehu kancelares gjermane Angela Merkel dhe qeverisë së saj respektin dhe falënderimet e tij për për punën e tyre në këto katër vite.

Përfundoi një “periudhë kancelarore që mund të konsiderohet si ndër më të mëdhatë në historinë e kësaj republike”, tha Steinmeier në Berlin me rastin e lirimit të Merkelit dhe ministrave së saj. Më parë ai i kishte kërkuar kabinetit Merkel që të qendronte në detyrë, me kompetenca ekzekutive, derisa të zgjidhej një qeveri e re. Mandati i tyre përfundoi me konstituimin e Bundestagut, gjatë paradites së të martës.

Pandemia e koronës dhe polarizimi si probleme

“Të thuash se legjislatura e mëparshme ishte ‘sfidë’ për qeverinë, kjo nuk i afrohet  të vërtetës mbi detyrat që duheshin kryer,” tha Steinmeier duke pasur parasysh sfidën e përballimit të pandemisë së koronavirusit. Në përgjithësi, demokracia kërkon “një ekuilibër të vazhdueshëm interesash”. Por ruajtja e ekuilibrit në këto kohë ishte veçanërisht e vështirë, tha Steinmeier.



Steinmeier e lëvdoi në mënyrë të veçantë edhe punën e Merkelit në 16 vitet e qeverisjes së saj.  Kancelaria juaj ishte “mbrujtëse për vendin tonë të ribashkuar dhe për imazhin e vendit tonë në botë” dhe ishte “mbrujtëse edhe për një brez të tërë të rejash dhe të rinjsh, për të cilët ju jeni shembull i  një forme të re, shumë unike të udhëheqjes”, theksoi Steinmeier.

LEXO EDHE:  Video-“Ditë historike”/ Berisha kujton vizitën e Bush në Shqipëri

LEXO EDHE:  Furnizimi me vaksina/ Përshkallëzohet grindja mes SHBA dhe aleatëve

 Kriza të shumta

Ishte një kohë “që nuk vuante nga mungesa e krizave”, tha Steinmeier, duke iu referuar krizës financiare dhe ekonomike, krizës së euros, më pas krizës së refugjatëve dhe migracionit dhe në fund krizës së koronavirusit. Ai tha se qeverisja e kancelares kishte sjellë “respektin, vlerësimin dhe madje edhe simpatinë për vendin tonë”, në Evropë dhe në botë.

Por, mbi të gjitha, ju fituat besimin e qytetarëve të vendit tonë”, theksoi presidenti federal. “Vendimet tuaja  përçonin siguri dhe përkushtim.” Steinmeier vlerësoi guximin e Merkelit, “në kohën kur refugjatët nga Siria kërkonin mbrojtje nga ne, për të marrë përgjegjësinë” dhe rolin e saj si “ndërmjetëse” në Bashkimin Evropian.

LEXO TE PLOTE

Bota

E blinduar dhe luksoze/ Kancelari i ri gjerman do të ketë në dispozicion “super bishën” e Mercedes-it

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz pritet të ketë një makinë të re në dispozicion. më saktë makinën më të re nga Mercedes dhe bëhet fjalë për një Mercedes S680 Guard.

Makina e blinduar është jo vetëm luksoze nga brenda, por është një prej mjeteve më të sigurta dhe më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë.

Mësohet se makina ka 12 cilindra dhe 680 kuaj fuqi.

Sipas kompanisë thotë se qëllimi i makinës është që kancelari të mbijetojë 30 sekondat e para të çdo sulmi të mundshëm dhe të jetë në lëvizje për sa më gjatë. Më pas do mund të ndërhyjnë truprojat dhe policët.

LEXO EDHE:  Video-“Ditë historike”/ Berisha kujton vizitën e Bush në Shqipëri

LEXO EDHE:  Video-“Ditë historike”/ Berisha kujton vizitën e Bush në Shqipëri

‘Scholzmobili’ mund t’u rezistojë qindra plumbave nga armët automatike.

Jo vetëm kaq, por makina i ofron mbrojtje atyre që janë brenda nga ndonjë sulm me gaz helmues.



Nëse makina detekton një sulm me gaz, brenda lëshohet oksigjen dhe me pak presion, gazi nuk mund të penetrojë në brendësi të mjetit.

Çmimi i kësaj makine është marramendës dhe shkon plot 550 mijië euro.

Kjo makinë është në një nivel me mjetet e tjera presidenciale në botë.

Por ndryshe nga makinat e Vladimir Putin dhe të Joe Biden, ajo prodhohet në seri.

Mercedes ka në plan që të prodhojë 400 makina të tilla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tragjedi në ishullin grek/ Përmbytet anija me 27 emigrantë, 4 të vdekur e një i zhdukur

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Katër persona kanë humbur jetën pas përmbytjes së anijes me emigrantë në ishullin Kios në Greqi, ku mes 4 viktimave, dy prej tyre ishin fëmijë të moshës 4 dhe 10-vjeç.

Mësohet se anija është përmbytur ndërsa emigrantët po përpiqeshin të kalonin ngushticën e Kios-Cesme dhe të kalonin në brigjet e Ishullit. Pasagjerët nga ana tjetër raportojnë se në anije ndodheshin 27 persona, 22 prej të cilëve janë shpëtuar dhe një tjetër rezulton i humbur. Një anije misioni e NATO-s, dy helikopterë dhe shumë forca të tjerë morën pjesë në operacionin për shpëtimin e tyre.

LEXO EDHE:  “Masat agresive po ngadalësojnë virusin”/ Trump: Shohim “dritë në fund të tunelit”

LEXO EDHE:  “Masat agresive po ngadalësojnë virusin”/ Trump: Shohim “dritë në fund të tunelit”



Ministri grek  i Emigracionit, Notis Mitarakis nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë thirrje autoriteteve turke që të marrin masa, në mënyrë që të tilla tragjedi të mos vijojnë të përsëriten.

“Autoritetet turke duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shfrytëzimin dhe bandat kriminale. Këto lëvizje nuk duhet të ndodhin më kurrë”, ka shkruar ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE