Connect with Us

Bllokuan makinën me 50-çe në Dibër/ Kandidati i PD paralajmëron socialistët: Jemi jetë a vdekje këtu!

Politikë

Bllokuan makinën me 50-çe në Dibër/ Kandidati i PD paralajmëron socialistët: Jemi jetë a vdekje këtu!

Publikuar

-

Bllokuan makinën me 50-çe në Dibër/ Kandidati i PD paralajmëron socialistët: Jemi jetë a vdekje këtu!

Përfaqësues të Partisë Demokratike bllokuan një makinë me para pasditen e sotme në Maqellarë, e cila dyshohet se po shpërndante lekë për fushatë.

Lidhur me këtë rast ka folur dhe kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Luan Haka.

Në një prononcim për mediat ai është shprehur se brenda mjetit të bllokuar janë gjetur 5 milionë lekë, që sipas tij, do të shpërndaheshin për blerje votash.

Ai thekson se kanë pasur edhe raste të tjera, ku kanë marrë informacione se PS po shpërndan lekë dhe kanë ndërhyrë.

Kishim tre ditë që ndiqnim të gjitha makinat. I dimë kush shpërndan lekë, të njëjtat persona që kanë fituar përherë zgjedhjet me mashtrime. Para këtij momenti që të bllokonim këtë makinë, ishim në fshatin Kllupcisht, atje po bëhej gati shpërndarja e lekëve. Në atë moment, morëm informacion për këtë makinë dhe erdhëm e bllokuam. U gjetën 5 milionë lekë në makinën e bllokuar dhe lista me të gjitha fshatrat që do shpërndanin, por nuk është vetëm ky, janë tre-katër tjetër, i kanë të ndara zonat. Kjo është e Milaimit, tjetri Dionisi, etj., se këta janë specialistë. Këta mendojnë se do të poshtërojnë popullin e Maqellarës.

Ne jemi 24 orë në vëzhgim, pa gjumë fare. Nuk është vetëm ky moment, mbrëmë patëm probleme në Luzni. Në 3 të natës kemi shkuar 40 veta në Luzni. I futën po të njëjtat persona nëpër shtëpi dhe u mbyllën brenda. Grupet tona janë të gatshme gjithandej, nuk i lëmë tolerim fare. Ne jemi jetë a vdekje këtu, nuk fitohet vota me lekë”, tha Haka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Publikuar

-

Nga

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka publikuar tabelën me numrin e anëtarëve të PD-së që nga viti 2013 deri në 2021 dhe numrin e demokratëve që morën pjesë në zgjedhje.

Hoxha thotë se këta shifra flasin vetë më shumë se çdo argument, pasi vihet re një rënie e mbështetësve të PD-së.

Ai deklaron se Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

LEXO EDHE:  Deklarata bombë e Ngjelës/ Zbulon sa miliardë lekë janë marrë nga Banka e Shqipërisë
LEXO EDHE:  Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

“Shifrat flasin vetë më shumë se çdo argument.

Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

Vetëm nëse bashkohemi rreth vlerave që na kanë karakterizuar që në themelim mund të jemi fitues.

Është koha për zgjidhje!”, shkruan ish-kreu i FRPD-së në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika.

E ftuar në “Open”, ajo tha se ishte një akt i lartë dhe i rrallë që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

“Vendimi i Ruçit ishte akt i lartë dhe i rallë, i një labi të vendosur që shpresojmë të ndiqet nga të tjerë që ndryshe nga ai i kanë bërë dëme këtij vendi dhe fshihen pas partive të tyre. Ruçi e mbylli me nder karrierën e tij politike. Me daljen e tij ai ka bërë një leksion të rrallë politik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Publikuar

-

Nga

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe analisti Enton Abilekaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në “Open”.

Abilekaj ka përmendur tërmetin e 26 nëntorit duke thënë se kanë marrë para edhe persona që nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në banesë, ndërsa ata që kanë pasur dëme të vogla, kanë kërkuar rindërtim të shtëpisë.

Abilekaj: Keni kryer krim zgjedhor duke takuar njerëzit në rrugë duke i thënë se ju japim para.

Spiropali: Mos përdorni të njëjtin gjuhë si Lulzim Basha. Ti nuk ke asnjë hall, nuk mund të quash krim zgjedhor kur e zeza në të bardhë thotë se ishin zgjedhjet më të mira. Edhe PD e ka pranuar sepse i kanë pranuar mandatet dhe do të jenë në Kuvend. Nëse marrin mandatet dhe nuk pranojnë rezultatet, pyetini se 2+2 bëjnë 5. Ne kemi një qetësi olimpike.

LEXO EDHE:  Deklarata bombë e Ngjelës/ Zbulon sa miliardë lekë janë marrë nga Banka e Shqipërisë
LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Dibër/ Një grua në gjendje kritike për jetën

Abilekaj: Ky është një besim i imponuar, i blerë, u është ofruar në varfëri një pikë ujë në shkretëtirë. Një të varfëri që i jep para se zëre se tu prish nga tërmeti, çfarë do bëjë.

Spiropali: Shtëpitë u dëmtuan nga tërmeti dhe po u kthehen.

Abilekaj: Ka njerëz që nuk kanë pasur gërvishtje nga tërmeti dhe kanë marrë para, të tjerë kanë marrë një gërvishtje dhe e kanë bërë nga e para.

Spiropali: Jeni kaq të pabesueshëm.

LEXO TE PLOTE