Connect with Us

Basha nga Fieri/ Fshijini lotët, të dielën sjellim fitoren më të madhe!

Politikë

Basha nga Fieri/ Fshijini lotët, të dielën sjellim fitoren më të madhe!

Publikuar

-

Në vijim të fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur edhe në qytetin e Fierit.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, Basha tha se Edi Rama fajëson këdo në vend që të ndal shitblerjen e votës.

Mes të tjerash Basha theksoi se e diela është dita e fitores më të madhe dhe ftoi të gjithë qytetarët të votojnë masivisht pasi sipas tij, me PD në pushtet Shqipërisë t’i rihapet rruga për në Bashkimin Europian, vendeve të reja të punës, pagave më të larta, arsimit më të mirë, shpresës dhe sigurisë për të gjithë shqiptarët.

“Vëllezër dhe motra shiu dhe bereqeti i tij nuk e fsheh dot diellin pas reve në sytë tuaj nga zemrat tuaja, nga fytyrat tuaja shndërrin energjia, forca fuqia e bashkimit më masiv që ka njohur ndonjëherë Fieri, e bashkimit më të madh që ka njohur ndonjëherë Shqipëria sepse 25 prilli, e diela e pas 3 ditëve nuk do të jetë e diela e asnjë partie, e asnjë politikani por do të jetë e diela e çdo shqiptari, e të gjithë shqiptari, e çdo fieraku, e të gjithë fierakëve e diela e ndryshimit duke votuar.

Fieri do të votojë, Fieri i vuajtur, i përdhosur kjo qendër e jashtëzakonshme urbane në mes të asaj që duhej të ishte kopshti më i gjelbëruar i pasurisë shqiptare të Myzeqesë, që sa herë kam ardhur këto 8 vite në qytetin tuaj, në shtëpitë tuaja, në fshatrat tuaja, në sipërmarrjet tuaja në fermat tuaja e ditë pas dite e javë pas javë, muaj pas muaji 8 vite me radhë e kam parë dhe e kam ndjerë dhimbjen dhe vuajtjen e dështimit. Sepse 8 vite dështime ju kanë ardhur në majë të maj të hundës. Ju kanë drobitur zemrat e plagosura nga largimi i rinisë. Tek vija këtu shihja në fytyrat e çdo të riu dhe të reje, në fytyrat e prindërve tuaj o rini e mrekullueshme e Fierit. Gëzimin dhe besimin tek fitorja që po vjen. Po pash edhe lot, nuk e di a janë lot gëzimi, a janë lot gëzimi o vajzë e re, apo janë lotët e vuajtjeve që kujton për 8 vitet e kaluara? Në qoftë se është kjo e dyta, fshiji lotët. Fshiji lotët se të dielën po vjen ndryshimi! Ky qytet nuk është i atij që për 8 vite nuk bëri asgjë, i atij që rrënoi pensionistët, shkatërroi arsimin, largoi fierakët, largoi të rinjtë dhe të rejat tona, të fejuarit dhe të fejuarat i ndau, ndau familjet në mes, qytetin me emigracionin më të madh në Shqipëri.

Nuk i takon Edi Ramës, oligarkëve dhe bandave të tij. Ky është Fieri i fierakëve, është Fieri juaj dhe të dielën do ta merrni atë që ju takon me votën tuaj për ndryshim, për të sjell përsëri ekonominë e zhvilluar, arsimin për një nga qytetet dhe qytetarët më arsimdashës të Shqipërisë. Për të ngritur në piedestal vlerat e vërteta të familjes, të mirësisë, të pozitivitetit, të punës që karakterizojnë komunitetet e mrekullueshme të Fierit. Të gjithë bashkë, në një bashkëjetesë perfektë dhe harmonike, duke nderuar djersën e ballit, punën tuaj, do të rikthejmë gëzimin në zemrat e prindërve tanë, buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë.

Lotëve që janë derdhur si uji i Gjanicës, për vuajtjet e 8 viteve, për naftën që jo vetëm nuk u lirua, por u bë më e shtrenjta në botë. Për të vetëvrarët nga faturat e energjisë, për të vetmin pjesë të kombit shqiptarë ku fermerët nuk marrin subvencione dhe ju kalben prodhimet, për vuajtjet e naftëtarëve, nënave, bashkëshorteve të tyre, për dhimbjen të patregueshme të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm dhe sipërmarrësve të mëdhenj të Fierit teksa detyroheshin të largonin nga puna prindërit fierak, të cilët zbrazin tavolinat nga fëmijët e tyre, për t’i dhënë fund një herë e mirë njeriut që 8 vite nuk bëri asgjë e sot ka guximin të trokas përsëri në portat e Fierit. Fieri ja ka mbyllur portat të keqes, Fieri ja ka hapur emrin ndryshimit, ndryshimit me votën për. Ditën e diel, për të ardhmen e fëmijëve tanë,. Për subvencionet e Myzeqesë, për ta kthyer me të vërtetë gjelbërimin e Myzeqesë në pasuri për ta dhe për të gjithë fermerët dhe për agrobiznesin, për qytetet tona votoni.

Nuk ka për t’ia dal edhe ai vet e di se më 25 prill është i humbur ai dhe një grusht njerëzish janë të humbur sepse në 25 prill shqiptarët janë të bashkuar, të gjithë pa dallime, rreth të vetmes mundësi për të ardhmen e tyre, për mirëqenien e tyre, për ekonominë e tyre, për dinjitetin e tyre, shqiptarët e kane ngritur kokën, janë të drejtë, të fortë, krenarë, të vendosur, të dielën të gjithë bashkë votojmë! Bashkë për ti fshirë njëherë e mirë lotët e trishtimit nga sytë e nënave dhe motrave fierake! Bashkë për të mundësuar që pasuritë e jashtëzakonshme të nëndheshme e të mbidheshme të Fierit, të kthehen në mirëqenie për Fierin, për fierakët, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Publikuar

-

Nga

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme edhe ish-deputeti Arben Imami, i cili tha se kjo gjë është e turpshme.

Sipas tij, dreka e sotme tregon se çfarë gare do të ketë dhe cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

“Unë nuk kam prova për këtë gjë, por njerëz të njohur më kanë garantuar se është kështu, por nuk është çudi. Është komisioni i tij, pse mos hajë drekë, por është e turpshme, tregon çfarë gare do të ketë, cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

E para e punës ky komision ka një detyrim. Jemin Gjana dhe të tjerët duhet të marrin një vërtetim që nuk kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Nuk kam dyshime për asnjë njeri, është detyrim si për çdo deputete.

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Takimi i kallkanosur Meta – Basha

LEXO EDHE:  Kontrolle të rrepta në Fier/ Pranga 9 personave

Veprimet që kryhen në një nivel kaq mikro, kaq të ulët në dukje, janë vendime të rëndësishme jo vetëm se kush do të drejtojë PD-në. Është injorancë e paparë edhe e mediave tona, edhe e gazetarëve, që thonë se ça ndodh brenda partive nuk më intereson, mua më intereson kush do të fitojë”, nënvizoi Imami./ CNA.al

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 Qershor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ “Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë”

Publikuar

-

Nga

Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë"

Arben Ristani anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.

“Në rast se do të vazhdojmë në gjendjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës me mënyrën se si drejton partinë se si merr të gjitha pushtetet sepse kritika bazë që është ndaj Ramës është që ai po shnderrohet në një autocrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh”, u shpreh ai në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas Ristanit , Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

LEXO EDHE:  Mesazhi urgjent i Bashës/ Duhet vepruar sot, çdo ditë e humbur na kushton jetë dhe shëndet

LEXO EDHE:  Analiza /Çfarë po ndodh mes Bashës dhe Berishës?

Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund por edhe e tall, jo vetëm Rama por edhe më gjerë”, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në BE, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku nesër do të mblidhen krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se e kishte uruar kryeministrin shqiptar për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe kishte diskutuar me të lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur që u takova sërish me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E Urova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova me të zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në Twitter Lajçak.

Ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

LEXO EDHE:  Qeveria i bën “dhuratën” 820 mijë euro në fundvit impiantit të mbetjeve në Fier ende pa nisur punimet

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Takimi i kallkanosur Meta - Basha

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik./euronews

LEXO TE PLOTE