Connect with Us

Basha bën planet si kryeministër/ ‘Nuk do rri gjithë ditën me krimin e organizuar’

Politikë

Basha bën planet si kryeministër/ ‘Nuk do rri gjithë ditën me krimin e organizuar’

Publikuar

-

Basha bën planet si kryeministër/ Nuk do rri gjithë ditën me krimin e organizuar

Kreu i PD, Lulzim Basha është i ftuar sonte në “Open” ku ka folur edhe për Reformën në Drejtësi.

Basha tha se fitorja e PD më 25 prill do të mundësojë që kjo reformë të avancojë në standardet perëndimore.

“Drejtësia është kapur nga politika. Besoj se Reforma në Drejtësi ka mbetur në vend për shkak të Edi Ramës, dështoi edhe Reforma në Drejtësi.

Më 25 prill vota për numrin 9 do të mundësojë që Reforma në Drejtësi të avancojë do të kryhet sipas kritereve perëndimore, edhe ekonomia. Nuk kam ardhur të bëj komentet e askujt.

Shqiptarët do të kenë një Reformë në Drejtësi të standardeve perëndimore, ne jemi garancia e vetme që reforma të mos pengohet më, një rol ka politika të mos fut duar në Reformën në Drejtësi, unë do ta garantoj këtë.

Nuk jam një kryeministër që rri gjithë ditën me krimin e organizuar se e di që do të humb zgjedhjet. Do të marrim çdo vendim e nevojshme që reforma në drejtësi të zbatohet siç u konceptuar me 22 korrik 2016”, tha Basha./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Soros, Luli dhe lobimi në SHBA

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Luçiano Boçi bën deklaratën e fortë/ “S’mund të them jam në opozitë se do pranoja humbjen”

Publikuar

-

Nga

Luçiano Boçi i cili fitoi mandatin e deputetit për PD në qarkun e Elbasanit foli për zgjedhjet e 25 Prillit duke i cilësuar ato si masakër zgjedhore.

I pyetur se ku gaboi që dolën në opozitë, ai tha se nuk mund të thotë se është në opozitë pasi i bie të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe për këtë tha Boçi nuk qëndron pasi beteja vijon ende dhe këtë herë do të bëhet ne organet e reja të drejtësisë me dokumentimin e krimeve zgjedhore dhe manipulimit të votës.

Boçi i ftuar në studion e “Pa Protokoll” shtoi se janë bërë denoncime publike 6 muaj para zgjehdjeve dhe nuk është bërë ende asnjë veprim.

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet e mbledhjes së qeverisë në Vlorë/ Rama “dush të ftohtë” ministrave

LEXO EDHE:  Rama “hakmerret” për protestat/ Terror në spitalin e Kukësit

Unë nuk them po jam në opozitë se do pranojë humbjen, ne jemi ende në betejë. Jemi në një betejë ligjore ku në mes janë organet e reja të drejtësisë. Jemi para një krimi zgjedhor dhe kjo është bërë nga qeveria. Nuk u hodhën vetëm para, por u përdorën fonde shtetërore, u dhanë lejë legalizimi, u punësuan me kontrata, u dhanë edhe paga lufte. Kemi bërë denoncime publike 6 muaj para zgjedhjeve dhe nuk është bërë asnjë veprim, dolën të dhënat personale që ishte krimi më i madh zgjedhor dhe asnjë gjë s’u bë nga SPAK”, tha Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi flet me shifra: Ja sa është shitur një votë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi , ka komentuar mbi fenomenin e shit-blerjes së votave duke treguar se një votë është shitur nga 50 deri në 300 euro.

Ai shtoi se SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete për denoncimet që po bëhen deri më tani dhe theksoi se blerja e votës ndodh jashtë kutie.

“Po edhe shqiptarët që e kanë shitur votën e kanë shitur nga 300 euro deri në 50 euro. Këto zgjedhje janë blerë me paratë publike. Brenda fushatës ka pasur tendera publikë, gjë që ka qenë e ndaluar. Të gjithë këto janë para votash. Këtu futet edhe paraja e botës së krimit që i jargaviten atij që është në pushtet ose atij që ka më shumë mundësi për të ardhur në pushtet. Këtu është shitur vota për 1.5 euro në muaj, ose një brisk rrojë dhe kjo është mëkat. 50 euro një votë dhe 4 vite që do të durosh një pushtet mbi kurriz, i bie 1.5 euro në muaj, nuk e di çfarë kanë shitur.

 SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete në dijeninë time nga denoncimet që po bëhen deri më tani. Blerja e votës ndodh jashtë kutie dhe SPAK duhet të ketë tabulatet e telefonave ose metodat e tjera. SPAK nuk ka ardhur nga qielli, por janë po këta prokurorë, vetëm se nuk kanë pasur mbështetje dhe tani janë shkëputur nga politika, janë të pavarur. Unë vetë kam marrë pamjet nga KQZ dhe shpresojmë që të dalë diçka nga ajo që ne dyshojmë”, deklaroi Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetëshpall kryetar i PD-së/ Kadilli tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Humbjet e Bashës/ Çfarë shkruante Fatbardh Kadilli tre vite më parë për kreun e PD

I vetshpalluri për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka folur mbrëmjen e sotme për situatën brenda kësaj partie.

I ftuar në MCN ai u shpreh se ideja për këtë vendim ishin përmasat e humbjes. Sipas tij, vjedhja dhe blerja e votës nuk është një ngjarje e re. Kadilli u shpreh se po bëhet zbor politik prej vitit 2000, pasi refuzojnë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit.

Janë të dyja bashkë. Ishte edhe instikt në moment kur pashë që përmasa e humbjes ishte e padurueshme dhe kur po shikoja çfarë lëvizjesh po ndodhnin në PD që ishte rikrijimi i një fabule politike që vjedhja justifikon dështimin. Vjedhja e votës apo blerja e saj nuk është ngjarje e re. Po ashtu nuk është ngjarje e re që ne bëjmë një zbor politik që prej vitit 2000, refuzojmë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE