Connect with Us

A do të ketë një 17 Maj të dytë?/ Basha jep përgjigjen prerë

Politikë

A do të ketë një 17 Maj të dytë?/ Basha jep përgjigjen prerë

Publikuar

-

Aleati i Bashes: Vendimet e tij të gabuara na kushtuan shumë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar mbi ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim. Ai shprehet se Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e bashkëqeverisjes së tij.

“Pas 8 vitesh premtime të pa mbajtura, kjo kthesë e beftë e Ramës nuk është gjë tjetër veçse pranimi i humbjes së tij. Edi Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e bashkëqeverisjes sonë. Ne do të qeverisim vendin.”, tha ai.

Më tej, Basha në një intervistë për News24 është shprehur se nuk ka shanse që të ketë një 17 maj të dytë. Ai tha se më 25 prill të gjithë shqiptarët do të fitojnë.

LEXO EDHE:  “Rama dhe Meta shfrytëzojnë postet për fushatë”/ Lubonja: Jetojmë në një vend anormal

“25 prilli është dita e fitores së të gjithë shqiptarëve, dita kur ata do të marrin fatin e tyre në dorë. Thirrja ime është që asnjë të mos rri në shtëpi.”, u shpreh Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Publikuar

-

Nga

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati ka folur mbi nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se ditën e nesërme në Kuvend do  të vendoset nëse do të miratohet apo jo raporti i komisionit të ligjeve.

Ajo tha se pas votimit të raportit do të ngrihet Komisioni Hetimor që do të hetojë për shkeljet e bëra.

Më tej, ajo shton se presidenti ka të drejtë të kërkojë që të dëgjohet dhe komisioni cakton orën dhe datën dhe i jep kohën e mjaftueshme për tu sqaruar.

“Disa nga arsyet e parashtruara në kërkesën bërë nga kolegët deputetë janë shkeljen e parimit të unitetit kombëtare. Duke mbështetur opozitën dhe denigruar mazhorancën, nxitje e urrejtjes. Në fazën e dytë kalon nesër, do të votohet nëse do ta miratojnë apo jo raportin e komisionit të ligjeve. Duhet të jenë 90 vota dhe unë mendoj se ata vota do të jenë. Ka premisa që kjo kërkesë të arrihet. Nesër do të vendoset për raportin dhe do të ngrihet komisioni hetimor që do të hetojë shkeljet. Presidenti thirret për tu dëgjuar mbi këta akuza.

Në fakt rregullorja që nëse ai dëshiron mund të dëgjohet në komision do ti japë kohën për tu sqaruar. Kjo çështje vendoset nga komisioni i ligjeve.”, deklaroi Ferhati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kadilli: Basha përgjegjësi i vetëm për humbjen e PD, erdhi si trashëgimtar i Berishës, por është projekt i shteruar

Publikuar

-

Nga

I ftuar në Euronews Albania, Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, tha se përpara humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka qenë asnjëherë në projektet e tij që të synonte kreun e partisë, por vendimi i tij për të shpallur kandidaturën për kryetar të PD erdhi për faktin se sipas tij situata kërkon një reagim të menjëhershëm.

Z. Kadilli bëri përgjegjës të vetëm për humbjen e PD në zgjedhje, kreun e partisë Lulzim basha i cili sipas tij është një projekt i shteruar, edhe pse është një nga investimet më të mëdha që ka bërë PD prej 16 vjetësh, duke e besuar si trashëgimtari i Berishës.

“U rikonfirmua pas një dështimi të turpshëm për faj të tij në 2017. Për këtë arsye kam kërkuar i pari largimin e Bashës nga PD, pasi ai nuk mund të jetë njeriu që do të na çojë në fitore. Kam kandiduar si një projekt i ri për të zëvendësuar një projekt të dështuar. Është qëllimi për t’u dhënë demokratëve një projekt  të ri për fitore që mund të realizohet vetëm me një lidership të ri dhe një ekip të ri”, tha z. Kadilli./euronews

LEXO EDHE:  Një ditë pas zgjedhjeve/ Rama zgjohet me një mesazh optimist

LEXO EDHE:  Pamjet - Nënat dhe fëmijët mbushin sheshet e parqet/ Shfrytëzojnë mundësinë e daljes nga karantina

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arian Çani flet pa dorashka/ “Shkarkimi i Metës varet nga ambasada e SHBA”

Publikuar

-

Nga

Arian Çani flet pa dorashka/ "Shkarkimi i Metës varet nga ambasada e SHBA"

Komisioni i Ligjeve i ka propozuar Kuvendit ngritjen e një tjetër grupi hetimor për të hetuar shkeljet e presidentit Ilir Meta.

Për këtë ka folur sot edhe gazetari Arian Çani, i cili tha se shkarkimi i Metës varet nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Ai theksoi në MCN Tv se mbetet për tu parë nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë e lirë nga kërkesat apo presionet e ndryshme.

“Nuk bëj dot parashikim nëse do të iki Meta apo jo sepse gjithçka varet nga ambasada amerikane, edhe pse zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese sepse dihet që mazhoranca e ka vendosur tashmë shkarkimin e tij.

Tani mbetet për tu parë nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë e lirë nga kërkesat apo presionet e ndryshme, sepse dihet kur SHBA do një gjë dihet që e marrin. Nëse ata e kanë vendosur të mos jetë më Ilir Meta president, nuk do jetë, pra kjo varet nga ajo që ata kanë vendosur. Ky është parashikimi im”, deklaroi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE