Connect with Us

39-vjeçari Ibrahimovic rinovon kontratën me Milanin

Seria A

39-vjeçari Ibrahimovic rinovon kontratën me Milanin

Publikuar

-

AC Milan ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për të zgjatur kontratën e Zlatan Ibrahimovic.

Milani është skuadra për të cilën Ibra ka luajtur më shumë në Itali.

Ibrahimovic shënoi 84 gola në 130 paraqitje me “Rossonerët” dhe sulmuesi suedez do të vazhdojë të veshë fanellën kuqezi sezonin e ardhshëm.

Ibra ka rinovuar kontratën deri në fund të sezonit 2021-2022.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Gatuzo mund të zërë vendin e Pirlos në stolin e Juventusit

Publikuar

-

Nga

Në Itali po qarkullon me shpejtësi lajmi se Gennaro Gattuso mund të jetë trajner i Juventusit. Sipas “Tuttosport”, Juventusi po konsideron trajnerin e  Napolit, Gennaro Gattuson si opsion për rolin e trajnerit në sezonin e ardhshëm.

“Bianconerët” patën një sezon për tu harruar, ku atyre u ka mbetur ndeshja e fundit e sezonit për ta fituar dhe për të shpresuar në ndonjë gabim eventual të Napolit dhe Milanit në rast se duan kualifikimin ne Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e Pirlos thuhet të jetë larg “Allianz Stadium” në rast se Juve nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Sipas artikullit, Gattuso po konsiderohet si opsion serioz nga drejtuesit “Bianconerë” për të marrë nën drejtim klubin nga sezoni i ardhshëm. Allegri dhe Zidane janë gjithashtu  dy emra të tjerë që po lidhen ngushtë me stolin e Juventusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vedat Muriqi ka shansin e fundit të tregojë veten te Lazio

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi po vuan me formën e tij të dobët te skuadra e Lazios. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kosovari nuk ka shënuar gol që prej 1002 minutash dhe është bërë një simbol i një merkatoje të dështuar.

Sipas gazetës, ndeshja ndaj Torinos do të jetë “treni i fundit” për Muriqin nëse dëshiron qëndrimin në Lazio. Ai do të jetë titullar pasi Correa e Caicedo nuk do të luajnë në këtë takim.

Muriqi ka një gol në 25 ndeshje në Serie A, shumë pak sa i përket pritshmërive. Sidoqoftë, ndeshja e nesërme ndaj Torinos do të jetë mundësia e fundit për ta dëshmuar vetën e tij në Romë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Revolucion në krahun e majtë, Young e Perisiç me valixhet gati, ja kush pritet të vijë

Publikuar

-

Nga

Paralelisht me festimet për titullin kampion, Interi po punon edhe për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri dhe krahu i majtë i mesfushës është ai që pritet të pësojë një revolucion të plotë.

Kjo pasi Ashley Young do të largohet në fund të sezonit, kur i përfundon edhe oferta, ndërsa Ivan Perisic është në listën e atyre që mund të shiten kundrejt një oferte prej 5-10 milionë eurosh, pasi ka edhe një pagë që peshon jo pak në arkat e klubit.

Për të zëvendësuar të dy anësorët e majtë, emri i parë në listën e drejtuesve është ai i Federico Dimarcos, i rritur në akademinë zikaltër dhe që po bën një sezon shumë të mirë nën urdhrat e Juric te Verona.

Anësori njeh mirë ambientin zikaltër dhe për më tepër mund të jetë shumë i vlefshëm në listën e federimeve në Champions, ndërsa Conte vlerëson jo pak faktin që Dimarco ka treguar se mund të luajë si në 5-shen e mesfushës, ashtu edhe në treshen e prapavijës.

Emra të tjera janë dy anësorët e Chelsea-t, Marcos Alonso dhe Emerson Palmeiri, me italianin që duket se ka valixhet gati për t’u larguar nga Roma dhe rikthyer në Itali, aty ku Conte e mirëpret krahëhapur për t’i besuar korsinë e majtë.

Megjithatë së fundi po merr gjithmonë e më shumë përparësi emri i anësorit 28-vjeçar serb, Filip Kostic, i cili po shkëlqen me fanellën e Eintrachtit të Frankfurtit, ku ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 46 asiste në tre sezonet e fundit.

Për momentin janë bërë vetëm sondazhe për serbin, që do të mirëpriste një transferim në Serinë A, megjithatë shumë do të varet edhe nga pretendimet e klubit gjerman, që synojnë të arkëtojnë rreth 20 milionë euro nga kartoni i tij.

LEXO TE PLOTE