LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Elbasan/ Veliaj: Autori është viktimë e politikës

21 Prill 2021, 18:25, Politikë CNA
Vrasja në Elbasan/ Veliaj: Autori është viktimë e

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për ngjarjen që tronditi sot qytetin e Elbasanit, ku u vra mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.

Veliaj ironizoi opozitën, teksa tha se e filluan me pistoletë tek këndi i lojrave dhe e mbyllën me armë.

?E filluan me pistoletë tek këndi i lojrave. Kur shikojnë që deputeti shkon me pistoletë, bashkë me presidentin e Republikës, kundër një këndi lojërash, ku e filluan dhe e mbyllën prapë me deputetë me armë, të shoqëruar nga njerëz të dhunshëm që vrasin të tjerët, në Elbasan dhe prapë me një President Republike që bën thirrje për dhunë. Nga kjo ti kupton që për këta evolucioni s?funksionon. Evolucioni funksionon për të gjithë speciet, çdo specie përmirësohet dhe bëhet më e mirë, por këta jo?, u shpreh ai gjatë një takimi me qytetarë.

Socialisti deklaroi se autori duhet të dënohet për vrasjen, ndonëse e cilëosi si një viktimë të politikës.

Kryebashkiaku pohoi se është për të ardhur keq kur një President bën thirrje për dhunë dhe një lider partie thotë ?merrni armët?.

?Unë besoj që ai që vrau në Elbasan është gjithashtu viktimë, nuk është ai ideolog, ai stampisti. Unë besoj që ai patjetër që duhet të dënohet për vrasjen, as e diskutoj fare, por unë besoj që ai është viktimë. Se kur një njeri shkrep këmbëzën sepse një lider partie i thotë ? Me pisqollë zgjidhen gjërat ? dhe kur Presidenti i Republikës del dhe bën thirrje non ? stop për dhunë, për sfurqe, për sëpata, për prerje duarsh, për prerje gishtash. Të gjithë këta që janë kapur të LSI-së janë duke shitur dhe duke blerë vota?, theksoi Veliaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga