Connect with Us

Vrasja në Elbasan/ Shehi: Opozita nuk do tensione, jemi në buzë të selametit

Politikë

Vrasja në Elbasan/ Shehi: Opozita nuk do tensione, jemi në buzë të selametit

Publikuar

-

Vrasja në Elbasan/ Shehi: Opozita nuk do tensione, jemi në buzë të selametit

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar ngjarjen në Elbasan, ku tha se fajtore është qeveria pasi prej tetë vitesh është në pushtet dhe kriminalizoi institucionet.

Shehi u shpreh se opozita nuk kërkon tension, pasi është pranë fitores dhe ndryshimit por tension duan ata që duan të mbajnë me çdo mjet pushtetin.

Qeveria mban përgjegjësi për çfarë ka ndodhur sot në Elbasan se e ka qeverisur prej 8 vitesh. Ngjarja duhet të lihet në qetësi nga politika deri sa autoritet të zbardhin këtë krim.

Dhuna dhe tensioni bëjnë që njerëzit të mos shkojnë të votojnë. Nga tensioni ka leverdi ka vetëm mazhoranca, ato që nuk duan ndryshim.

Frika të mbyll në shtëpi, mbyllja në shtëpi mban në pushtet ato që janë. Po nxite një klime tensioni, do ndodhin këto ngjarje. Opozita nuk do tensione. Ne jemi në buzë të selametit, pse duhet ti biem me shkelm.  A ka polici ky shtet, a ka shërbime sekrete, duhet të vigjilojnë, a pat tensione në Elbasan para dy javësh, pse nuk e kontrollojnë. A ka detyra ky shtet, a merr përsipër sigurinë ?”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi i DASH për Berishën/ Hajdari: Nuk dua ta komentoj, raporti me Amerikën nuk duhet cënuar

Publikuar

-

Nga

Berisha i padëshiruar në SHBA/ Hajdari: Nuk dua ta komentoj, raporti me Amerikën nuk duhet cënuar

Rudina Hajdari nuk ka preferuar të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Hajdari tha se ajo ‘si Rudinë’ nuk është në gjendje të komentojë një vendim të tillë dhe se raporti me Amerikën nuk duhet cënuar.

S’jam unë e aftë të komentoj veprimet e DASH. Kanë arsyet e veta që arrijnë në këtë përfundim por unë si Rudinë nuk jam në gjendje të komentoj mbi një vendim të atillë. Them se duhet të japim pak kohë dhe të mos reagojmë shpejt.

Nëse kanë bërë gabime në këtë vendim, duhet punuar, por nëse këto janë akuza që janë të forta, atëherë duhet bërë sa më transparente, por raporti ynë me Amerikën nuk duhet cënuar asnjëherë. Sot më shumë se asnjëherë i duhet opozitës ky raport i shëndoshë”, tha Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi Biden-Putin/ Ish-ambasadori Vukaj: SHBA po shmang Rusinë, kanë objektiv Kinën

Publikuar

-

Nga

Takimi Biden-Putin, ish-ambasadori Vukaj: SHBA po shmang Rusinë, kanë objektiv Kinën

Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi e konsideron mjaft pozitiv dhe produktiv takimin e mbajtur mes Presidentit të SHBA, Joe Biden dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë një interviste për Euroneës Albania, ish-diplomati tha se “sfera e diskutimit ishte shumë e gjerë që nga marrëdhëniet mes dy vendeve, rritja e marrëdhënieve tregtare mes tyre, sulmet kibernatike deri tek problemet e arktikut”.

Z. Vukaj nënvizoi se kjo ishte e domosdoshme pasi situata ishte shumë e tensionuar dhe shkak sipas tij ishte bërë cilësimi i Putinit si vrasës nga Biden, që çoi në tërheqjen e ambasadorëve.

Shaqir Vukaj tha se e shikon si një taktikë të SHBA këtë hap pasi takimi vjen me iniciativë të Biden, duke bërë kështu njëlloj tërheqjeje.

Dhe e gjitha kjo tha ish-ambasadori shqiptar në Rusi vjen në një kohë kur SHBA ka përqendruar të gjithë forcat në përballjen me Kinën.

“Duhet ulur tensioni mes dy vendeve pasi SHBA sot kanë objektiv Kinën, ku kjo u tregua dhe gjatë takimit të NATO-s. Të bashkojnë dhe Rusinë t’i bëjnë bashkë nuk është e leverdishme për Amerikën. Rusinë në një farë mënyrë po e shmang përmes përmirësimit të marrëdhënieve në ato fusha që u ra dakord”, tha ish-ambasadori.

LEXO EDHE:  Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Prangoset 50-vjeçari

LEXO EDHE:  Shpëtuan Dritan Dajtin/ Vettingu ndëshkon gjyqtarët?

Por, z. Vukaj veçoi një fakt duke thënë se në këtë takim nuk është diskutuar për çështjen e Ballkanit.

Ish-diplomati shprehu habi për këtë fakt duke marrë parasysh se Rusia e konsideron Ballkanin si një zgjatim të saj dhe nga ana tjetër Biden po tregon një vëmendje të veçantë për rajonin tonë ndryshe nga Trump dhe Obama.

“Nuk u zu në gojë problemi i Ballkanit, personalisht prisja që të kishte një pikë. Biden po i kushton rëndësi shumë më të madhe Ballkanit se sa Trump dhe Obama”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD është tkurrur”/ Kadilli: Ne e kemi buratokratizuar partinë

Publikuar

-

Nga

“PD është tkurrur”/ Kadilli: Ne e kemi buratokratizuar PD

Ish kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli u shpreh se PD është kthyer në buratokratizuar dhe nuk lejon qytetarët të shprehin vullnetin e tyre politik si duhet, pa kufizime.

Në një intervistë për Report Tv, Kadilli deklaroi se opozita është rrudhur me 30% të anëtarëve për shkak të mënyrës si po trajtohet partia, ndërsa shtoi se kjo shifër solli edhe humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

LEXO EDHE:  Video-Basha nuk heq dorë nga gafat/ Ia bën xhiron mujore biznesit të vogël 140 milionë lekë

LEXO EDHE:  Shpëtuan Dritan Dajtin/ Vettingu ndëshkon gjyqtarët?

Më tepër se vota mua më shqetëson diccka tjetër. Ne e kemi buratokratizuar PD. Ne kishim 106 mijë anëtarë e më pas kishim 75 mijë anëtarë. Si mund të kishim fitore kur kemi humbur anëtarë? Kjo ka ardhur për shkak të burotokracisë.

Vullneti politik i dikujt që është individ është një mundësi për të shprehur vullnetin politik. PD ëshë tkurrur me 30%”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE