LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Elbasan/ Meta i ‘drejton gishtin’ Ramës: Është ai që po e krijon tensionin

21 Prill 2021, 15:39, Politikë CNA
Vrasja në Elbasan/ Meta i ‘drejton gishtin’ Ramës:

Megjithëse vendi ?zien? nga situata në Elbasan, ku militanti i PD ekzekutoi me armë ish kryetarin e LSI, kreu i shtetit ka vendosur të heshtë.

Ai po zhvillon  një bashkëbisedim në Vlorë në lidhje me çështjen e banesave që preken në kuadër të projektit të rrugës Vlorë-Orikum.

Lidhur me ngjarjen ai është përgjigjur shkurtimisht se ndjen keqardhje dhe se tensionin po e krijon kryeministri Rama.

 ?Dihen se nga vjen gjithë ky tension. Vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kështu mendon se mund të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 Prillit. Po të kishte pasur vullnet tjetër nuk do kishte bërë zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës dhe nuk do i jepte porosi Damianit tërmet.

Ku ndodhi ngjarja në Kavajë. Ndodhi në zyrën elektorale të PD, ky hyri drejtori i policisë së Rilindjes. Në Elbasan herën e kaluar, për këtë rast nuk mund të them, por pse ndodhi konflikti herën e parë në Elbasan. Duhet të ishte shmangur. Unë sot në Fier, pashë në lajme që policia e Subashit hiqte letrat e vendosura sipas kodit nga LSI sepse pasdite kishte miting PS.

Qytetarët mblidhen dhe krijohet një tension. Dhe unë ju them zgjidheni me mirëkuptim se ata këtë punë kanë që të frikësojnë njerëzit që të shkojnë të votojnë?, tha Meta./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga