Connect with Us

Vitija “presion” Vllaznisë: Marrim pikë dhe në Shkodër

Sport

Vitija “presion” Vllaznisë: Marrim pikë dhe në Shkodër

Publikuar

-

Pas humbjes me Teutën, Skënderbeu është tërësisht i përqendruar te ndeshja e radhës në kampionat. Tashmë korçarët do të luajnë përballë Vllaznisë, në një takim i cili do të jetë po kaq i rëndësishëm për arritjen e objektivit për të dyja ekipet. Për mbrojtësin kosovar të Skënderbeut, Leonat Vitija, e rëndësishme tani është që përqendrimi të jetë maksimal.

Ai bën thirrje që të lihet pas humbja ndaj Teutës dhe gjithçka të jetë e përqendruar te ndeshja kundër shkodranëve në “Loro Boriçi”. Vitija mendon se Skënderbeu i ka të gjitha shanset që të bëjë surprizën në Shkodër duke konfirmuar periudhën e mirë që është duke kaluar ekipi. “Vijmë në një fazë të rëndësishme të kampionatit dhe mund të them se po kalojmë edhe ne moment të mirë. Humbja me Teutën besoj se nuk do të ndikojë në paraqitjet tona në ndeshjet e radhës.

Gjithsesi është një humbje e cila, për mendimin tim, ishte krejtësisht e pamerituar. Për nga ajo që ekipet treguan në fushë, besoj se ka qenë thjesht rastësi ajo humbje pasi rezultati më i drejtë do të ishte barazimi. Sigurisht që na vjen keq, pasi mund të kishim shkurtuar diferencën me ekipet që janë para nesh dhe do të ishte diçka e rëndësishme, por tani nuk kemi kohë të mendojmë për një ndeshje që ka ikur. Nga sot (dje) kemi filluar përgatitjet për takimin e radhës që do të luhet ndaj Vllaznisë.

E dimë që si me Teutën na pret një ndeshje e vështirë edhe me shkodranët. Janë dy ekipe që luajmë për objektiva të ndryshëm dhe si të tillë duhet që të jemi të vetëdijshëm se do të jetë takim i vështirë. Besoj se jemi duke kaluar momentin më të mirë të kampionatit, pikërisht në këto ndeshjet e fundit ku kemi treguar qëndrueshmëri.

Këtë gjë duhet ta bëjmë sërish edhe në takimet që na kanë mbetur. Të jemi të saktë dhe të përqendruar në të dyja fazat e lojës. Nëse luajmë siç dimë dhe japim maksimumin, besoj se mund t’ia dalim të marrim pikë në Shkodër”, deklaroi Leonat Vitija.

MBIJETESA – Për kosovarin, do të jetë e sigurt që Skënderbeu nuk është ekipi që bie nga kategoria. “Nuk do të biem nga kategoria dhe për këtë të jeni të bindur.

Nëse bëjmë më të mirën në ndeshjet e mbetura, ia dalim që të sigurojmë mbijetesën. Tashmë diferenca është jo e madhe dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjet direkte të ekipeve që luftojnë për mbijetesë. Ne duhet të bëjmë mirë duke filluar nga Vllaznia dhe më pas të marrim gjithçka me radhë”, deklaroi qendërmbrojtësi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Pesë medalje, Shqipëria shkëlqen në Kampionatin Ballkanik të Boksit

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Boksit që u zhvillua në Kroacisë nga data 4 deri më 9 maj. Pasi kishte siguruar finalet me 5 boksierë, kombëtarja shqiptare e mbyll eventin e Zagrebit me 2 medalje ari dhe 3 argjendi. Një rezultat fantastik për kuqezinjtë e boksit, duke parë edhe rivalitetin e lartë një aktivitet ku garonin sportistë nga Bosnje-Herzegovina, Bullgaria, Kroatia, Greqia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turkqia.

Falë fitores me KO kundër kroatit Petar Cetinik, Denis Nurja fitoi medalje të artë në kategorinë e peshave 69 kg. Një ndeshja e shkëlqyer nga Nurja, që finalizohet në mënyrën më të mirë. Medalje të artë koleksionoi edhe Alban Beqiri në kategorinë e peshave 75 kg, i cili triumfoi ndaj kroatit Noa Jazek. Një paraqitje mjaft të mirë në këtë aktivitet bënë edhe Krenar Zeneli, Rexhildo Zeneli dhe Indrit Laçi, të cilët u shpallën nënkampionë, duke fituar secili medalje të argjendtë.

Kështu, Krenar Zeneli u mund nga serbi Nemanja Gavriloviç, në kategorinë e peshave 60 kg. Rexhildo Zeneli u mposht nga kosovari Shpëtim Bojku në finalen e peshave 64 kg, ndërsa Laçi nuk ia doli ndaj kroatit Toni Flipi në ndeshjen e vlefshme për peshat 91 kg. Megjithatë, me 5 medalje gjithsej (2 ari dhe 3 argjendi), bilanci i Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik është i shkëlqyer. Ndërsa jashtë zonës së medaljeve mbeti vetëm Arjon Kajoshi. Kuqezinjtë e boksit në këtë aktivitet u drejtuan nga trajnerët Zef Gjoni, Sead Bushati dhe Lazarin Vila.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Bytyqi i habit të gjithë: Kam respekt për Shqipërinë, por do përfaqësoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi tha se shoku i tij i skuadrës të Koniaspori, Zymer Bytyqi dëshironte të luante për Shqipërinë, madje po priste një ftesë nga trajneri Reja.

Megjithatë në një prononcim të dhënë së fundmi, Bytyqi i ka habitur të gjithë, teksa ka thënë se e ka vendosur prej kohësh dhe do të luajë për Kosovën.

“Së pari kam shumë respekt për Kombëtaret e interesuara për mua (Norvegjia dhe Shqipëria), por kam pasur kontakte me trajnerin Bernard Shaland dhe menaxherin Bajram Shala, ku kemi folur mirë dhe bisedat ishin shumë pozitive.

E kam vendosur prej kohësh që dua të luaj për Kosovën, pasi është vendi im dhe më rreh më shumë zemra për ta. Besoj se shumë shpejt do jem në Kosovë”, tha Bytyqi për “Telegrafi”.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Mungon vetëm zyrtarizimi, Hansi Flick trajneri i ri i Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Hansi Flick do të jetë trajneri i Gjermanisë dhe në fakt ky nuk është nja lajm i ri, duke pasur parasysh që në çdo media është raportuar se kjo ishte edhe një nga arsyet se pse ai u largua nga Bayern Munich.

Për disa kohë u përfol edhe për klube që po e tentonin Flickm, por Abendzeitung,  në Gjermani raporton se Flick tashmë ka nënshkruar me Federatën Gjermane të Futbollit dhe do ta drejtojë kombëtaren e vendit të tij në kualifikueset për “Katar 2022” dhe në EURO 2024.

Europiani do të zhvillohet në Gjermani dhe normalisht 3 herë kampionët e Europës do kërkojnë ta ngrenë trofeun. Flick do të pasojë Joachim Low, i cili largohet direkt pas EURO 2020, që përfundon më 11 korrik.

LEXO TE PLOTE