Connect with Us

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Kronika

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Publikuar

-

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga vrasja qe tronditi Elbasanin ditën e sotme.

Hoxha tha se një orë e pak para ngjarjes në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit qytetarë kanë njoftur se tre furgona të dyshimë po lëviznin në qytet.

Sipas tij, kjo që ndodhi sot është fatura e prerë nga klasa politike që duhet ta paguajnë qytetarët shqiptarë.

“Kjo pamje për mua është fatura që po e paguajnë qytetarët shqiptarë dhe kjo faturë është prerë nga kjo klasë politike.

Kjo është masakra që i ka përgjakur zgjedhjet e 25 prillit.  Zoti ka dash që kemi vetëm 4 të plagosur.

Sot në orët e para të paraditës drejtoria e Elbasanit është njoftuar nga qytetarë, për tre furgona, që po lëviznin me njerëz që nuk flasin me dialektin e Elbasani dhe janë njerëz të armatosur. Nuk dihej nëse kishim të bënim me civilë, apo grup kriminal. Kjo ka ndodur një orë e disa më shumë para ngjarjes. Ky është njoftimi që i ka shkuar policisë. Është paralajmëruar”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO EDHE:  Drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Pranga 63 vjeçarit  

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas këmbësoren në Lezhë/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësoren në Lezhë/ Dërgohet me urgjencë në spital

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbesore në qytetin e Lezhës.

E reja është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, ndërsa dyshohet se nga perplasja të ketë marrë dëmtime në këmbë.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident masiv/ Përplasen disa automjete, 13 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Aksident masiv në Kosovë/ Përplasen disa automjete, 13 të plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur pasiditen e sotme  në komunën e Lipjanit, në Kosovë, saktësisht në Grackë të Vjetër.

Në aksident janë përfshira tre automjete, ku për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur 13 persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete.

LEXO EDHE:  Rama flet pas vizitës në shtëpinë e Klodian Rashës/ “Më pritën mirë, protesta e djeshme vulgaritet”

LEXO EDHE:  Nga grabitja në Rinas, te vrasja në Bllok/ Artan Hoxha zbulon ngjarjet ku janë përfshirë komandot

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet i mbytur një person në plazhin e Shëngjinit/ Detajet e para

Publikuar

-

Nga

Gjendet e mbytur në plazhin e Shëngjinit një grua/ Detajet e para

Një 71 vjeçar është gjetur i mbytur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit.

Mësohet se viktima kishte shkuar për pushime te e bija në Lezhë, ndërsa ditën e sotme doli për të bërë plazh, por u mbyt sapo u fut në ujë.

Trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Lezhës për autopsi për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE