LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"T'i mprehin cfurqet” / Kërcënon Meta: Do t'i ndjekim këmba këmbës horrat

21 Prill 2021, 09:35, Politikë CNA
"T'i mprehin cfurqet” / Kërcënon Meta: Do

Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj ka denoncuar se Bashkia e Fierit po heq banerat e partisë së saj nëpër qytet.

Mehmetaj së bashku me kandidatë e përfaqësues të LSI kanë shkuar në dyert e Bashkisë për të kontaktuar me zyrtarët.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili u bën thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake.

?U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma?, shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga