Connect with Us

Samiti i Presidentit Biden, një fillim i ri për ndryshimet klimatike

Bota

Samiti i Presidentit Biden, një fillim i ri për ndryshimet klimatike

Publikuar

-

Samiti i Presidentit Biden, një fillim i ri për ndryshimet klimatike

Të enjten është Dita e Tokës, dhe Presidenti Joe Biden ka ftuar 40 udhëheqës botërorë në një samit virtual për ndryshimet klimatike. Shtetet e Bashkuara gjenden në një pozicion të pasigurtë pasi administrata e ish-Presidentit Trump u tërhoq nga marrëveshja e OKB-së për klimën e nënshkruar në Paris. Aktivistët presin që Presidenti Biden të ndryshojë kurs, por kjo nuk do të jetë diçka e lehtë.

“Nga sot do t’i bashkohemi sërish marrëveshjes së Parisit për klimën”.

Që në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Joe Biden synoi të tregojë se ndryshimet klimatike do të jenë në krye të axhendës së tij.

Samiti i Presidentit Biden në Ditën e Tokës synon t’u tregojë udhëheqësve botërorë se gjërat kanë ndryshuar, që nga mospërfillja e treguar nga administrata Trump për këtë çështje.

“Është një mundësi për Shtetet e Bashkuara që të rikthehen në skenë dhe të tregojnë se i marrin seriozisht ndryshimet klimatike”, thotë David Waskow, nga Instituti i Burimeve Botërore.

Rreziku po rritet. Pasojat e ndryshimeve klimatike po bëhen edhe më të dukshme, me më shumë zjarre, thatësira më të zgjatura dhe stuhi më të forta.

Marrëveshja e OKB-së për klimën e nënshkruar në Paris në vitin 2015 synoi të ndalë ngrohjen globale. Por, ekspertët thonë se objektivi i vendosur në Paris po bëhet gjithnjë e më i largët.

“Tani gjendemi në rrezik të madh. Shohim temperaturat që vazhdojnë të rriten. Shohim ndotjen e ajrit të vazhdojë të rritet, duke shkuar në drejtimin e kundërt. Prandaj shumë njerëz e quajnë këtë dekadën vendimtare”, thotë Rachel Cleetus, nga Bashkimi i Shkencëtarëve të Shqetësuar.

Çlirimi i gazeve ndotëse është në rritje prej dekadash. Do të vazhdojnë politikat aktuale, duke e thelluar problemin. Por, zoti Waskow thotë se niveli i ndotjes duhet të bjerë me gati 50% deri në vitin 2030, që të jemi në drejtimin e duhur për të shmangur pasojat më të këqija të ndryshimeve klimatike.

“Nëse nuk fillojmë ta ulim kurbën tani, trajektorja pas vitit 2030 do të jetë jashtëzakonisht më e vështirë”, thotë zoti Waskow.

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ "Ani Kosovë merru me veten nëse e do Shqipërinë"

Aktivistët po i bëjnë thirrje Presidentit Biden të njoftojë një ulje prej 50 për qind të ndotjes së ajrit në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030. Shtëpia e Bardhë thotë se do ta shpallë objektivin e saj përpara samitit.

Presidenti Biden sheh mundësi në luftimin e ndryshimit të klimës, si ndërtimin e stacioneve të energjisë diellore dhe të erës dhe prodhimin e automjeteve elektrike – me vende pune që nuk mund të largohen nga vendi. Është në themelin e planit të tij të infrastrukturës prej 2.3 trilionë dollarësh.

“Plani Amerikan i Vendeve të Punës do të çojë në një përparim transformues në mënyrë që të përballemi me ndryshimin klimatik me vende pune amerikane dhe zgjuarsinë amerikane”, tha Presidenti Biden.

Por, plani do të duhej të miratohej nga Kongresi dhe republikanët janë plotësisht kundër.

“Është një zgjerim masiv i qeverisë i financuar në kurriz të taksapaguesve amerikanë, me taksa që do të dëmtojnë ekonominë dhe do të na kushtojnë vende pune”, tha John Thune, senator republikan.

Nuk është e qartë nëse Shtetet e Bashkuara do të bëjnë shkurtimet që dëshiron Presidenti Biden. Kjo dobëson pozitën e Shteteve të Bashkuara në rrafshin global.

“Derisa të mund t’i zgjidhim ato politika, do të jetë e vështirë për ne të ruajmë rolin udhëheqës ndërkombëtar me shifrat më të mira”, thotë Joseph Majkut, nga Qendra Niskanen.

Ndërkohë, sytë janë drejt ndotësve të tjerë të mëdhenj, përfshirë vendin më ndotës Kinën, si dhe Indinë, një burim ndotjeje në rritje, që do të njoftojnë planet e tyre për klimën përpara një konference të madhe të OKB-së në Glasgow në nëntor./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Bombardimet e NATO-s në vitin 1999/ Presidenti çek i kërkon ndjesë Serbisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i kërkoi ndjesë të martën presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për bombardimet e NATO-s të vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Presidenti Zeman, një ish-kryeministër i majtë, u zgjodh për herë të parë president në vitin 2013, është i njohur për qëndrimin e tij pro-rus dhe mbështetjen për lidhje më të afërta me Kinën.

Ai priti të martën në Pragë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe në fillim të takimit tha se Serbia është mik i Çekisë dhe këtë e ka dëshmuar edhe në vitin 1938 edhe në vitin 1968, duke ju referuar situatës para Luftës së Dytë Botërore dhe invadimit sovjetik të para 53 vitesh.

“Në ju falënderuam me bombardime. Prandaj me këtë rast në emrin tim kërkoj ndjesë për bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme. Ishte gabim. Si njeri kërkoj ndjesë nga populli serb. Tërë kohën më ka munduar kjo gjë”, tha presidenti çek, i cili ishte kryeministër në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe.

Ai tha se kishte bërë përpjekje për të parandaluar fushatën e bombardimeve por nuk kishte gjetur mbështetje tek aleatët.NATO-ja ndërmori një fushatë bombardimesh më 24 mars të vitit 1999 e cila vazhdoi deri më 10 qershor duke u dhënë fund luftës gati dyvjeçare.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur. Nëntë vjet pas asaj ndërhyrjeje Kosova shpalli pavarësinë e cila është njohur nga mbi 100 vende të botës, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj, Rusia. Republika Çeke e njohu Kosovën në maj të vitit 2008.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet kritikëve/ Thumbon Bashën pas marrëveshjes: Nuk ishte humbje për të

LEXO EDHE:  “Nuk premtoj asnjë mrekulli”/ Basha nga Devolli, shpalos planin për nxjerrjen nga kriza të fermerëve

Më 11 shtator të vitit 2019 presidenti çek, Zeman tha në Beograd se do të diskutojë me ekspertët kushtetues të vendit të tij, mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, një veprim që nuk përkon me postin kryesisht ceremonial të tij. Pak kohë më pas zyrtarët më të lartë kushtetues të Çekisë, refuzuan propozimin e tij.

Ministria çeke e punëve të Jashtme tha atëbotë se njohja e Kosovës ishte “njohje de jure, pra njohje e plotë dhe përfundimtare e shtetit në kushtet e së drejtës ndërkombëtare. Republika Çeke gjithashtu, nuk ka anuluar kurrë njohjen e ndonjë shteti në praktikën e saj”. VOA

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall person të padëshirueshëm një diplomat rus

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut shpall person të padëshirueshëm një diplomat rus

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut tha se ka shpallur person të padëshirueshëm një diplomat rus, në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.

“Më 14 maj, 2021, ambasadori i Federatës Ruse u thirr në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilit iu dorëzua një notë me udhëzimin për largimin e diplomatit nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditësh”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës, “shteti në të cilin është akredituar diplomati mund – në çdo kohë dhe pa ndonjë detyrim – të shpjegojë vendimin e tij, të informojë shtetin akreditues se drejtuesi ose ndonjë anëtar i stafi diplomatik i misionit është persona ‘non grata’ [i padëshirueshëm] ose ndonjë anëtar tjetër i stafit të misionit është i padëshirueshëm”.

“Shteti që ka bërë akreditimin do të vendosë ta tërheqë personin në fjalë ose do të konstatojë përfundimin e funksionit të tij”, thotë neni 9 i Konventës së Vjenës. Mediat në Shkup raportuan se bëhet fjalë për diplomatin Sergej Aleksandroviç Bazdikin. Sipas mediave, arsyeja për shpalljen e tij person ‘non grata’ ka të bëjë me veprime që nuk përputhen me sjelljen e pritur nga ana e një diplomati të huaj, që shërben në një vend mikpritës./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Vazhdojnë luftimet në Gaza/ Palestinezët hidhen në grevë

Publikuar

-

Nga

Izraeli kreu një valë sulmesh ajrore mbi, siç tha, militantët në Gaza, duke rrafshuar një ndërtesë gjashtëkatëshe, ndërsa militantët hodhën dhjetëra raketa në Izrael të martën. Palestinezët në gjithë rajonin filluan një grevë të përgjithshme pasi që lufta, tani në javën e saj të dytë, nuk po tregon shenja të zbutjes.

Goditjet e së martës rrënuan një ndërtesë ku ishte vendosur biblioteka dhe qendra arsimore që i përkisnin Universitetit Islamik, duke lënë pas një grumbull masiv të armaturave dhe pllakave të betonit. Tavolina, karrige, libra dhe copëza kompjuterësh mund të shiheshin në mbeturina. Banorët po kërkonin sendet e tyre nëpër rrënoja.

Izraeli paralajmëroi banorët e ndërtesës, të cilët u larguan në errësirën para agimit. Nuk pati raportime për viktima.

Që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, të paktën 200 palestinezë janë vrarë, përfshirë të paktën 59 fëmijë dhe 35 gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gaza. Të paktën 10 izraelitë janë vrarë në sulmet me raketa, duke përfshirë një fëmijë 6-vjeçar.

Palestinezët në Izrael, Jerusalem dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, filluan një grevë të përgjithshme të martën për të protestuar kundër luftës në Gaza dhe politikave izraelite, që shumë aktivistë dhe disa grupe të të drejtave të njeriut thonë se përbëjnë një sistem gjithëpërfshirës të aparteidit, që u mohon palestinezëve të drejtat që gëzojnë hebrenjtë. Izraeli e kundërshton këtë vlerësim duke thënë se qytetarët e tij kanë të drejta të barabarta. Ai fajëson Hamasin, grupin militant islamik që kontrollon Gazën dhe e akuzon atë për nxitje të dhunës në të gjithë rajonin.

Zhvillimet kanë nxitur shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe përpjekje diplomatike për të ndaluar dhunën.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, po zhvillon bisedime të martën me ministrat e jashtëm të BE-së për të diskutuar shtendosjen e konfliktit.

Zyrtarët amerikanë folën në lidhje me përpjekjet për të punuar në prapaskenë për të qetësuar situatën, përfshirë bashkërendimin me vendet e tjera në rajon.

LEXO EDHE:  Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ "Ani Kosovë merru me veten nëse e do Shqipërinë"

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, shprehu të hënën në një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, mbështetjen e për një armëpushim në luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë, tha Shtëpia e Bardhë.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë mbi telefonatën nuk i referohej ndonjë përgjigjeje nga ana e zotit Netanyahu ndaj komentit të Presidentit Joe Biden për armëpushim.

“Presidenti shprehu mbështetjen për një armëpushim dhe diskutoi mbi angazhimin e SHBA me Egjiptin dhe partnerë të tjerë drejt këtij qëllimi,” tha Shtëpia e Bardhë.

Zoti Biden “inkurajoi Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm,” tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden thotë se mbështet armëpushimin mes Izraelit dhe palestinezëve

“Presidenti përsëriti mbështetjen e tij të vendosur për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet e raketave,” vazhdon deklarata.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ai do të bisedojë me kryeministrin Netanyahu në ditët në vijim dhe bëri thirrje për një armëpushim “sa më të shpejtë që është e mundur”. Ai shtoi se Franca po mbështet ndërmjetësimin e Egjiptit në konflikt, i cili ka luajtur rol thelbësor në përfundimin e raundeve të mëparshme të luftimeve midis Izraelit dhe militantëve palestinezë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se foli të hënën me kryeministrin Netanyahu dhe i shprehu mbështetjen e saj për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 38 mijë palestinezë janë zhvendosur në Gaza nga sulmet ajrore izraelite dhe më shumë se 2 mijë e 500 kanë mbetur pa strehë.

Gjithashtu të hënën, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkir, tha se asambleja 193 anëtarëshe do të mblidhet të enjten për të diskutuar situatën me kërkesë të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe Ligës Arabe./ VOA

LEXO TE PLOTE