Connect with Us

Risi për Europianin e kësaj vere, UEFA cakton gjyqtarë… argjentinas

Sport

Risi për Europianin e kësaj vere, UEFA cakton gjyqtarë… argjentinas

Publikuar

-

UEFA po bën përgatitjet e fundit për Europianin e kësaj vere dhe një pjesë e rëndësishme e aktivitetit do të jenë padyshim dhe gjyqtarët, të cilët do të mbulojnë ndeshjet në fushën e lojës, por edhe VAR-in.

Organizata ndërkombëtare ka vendosur që të caktojë 18 gjyqtarë dhe asistentët përkatës për aktivitetin në fjalë, duke marrë emrat më të rëndësishëm nga vende të ndryshme, si Brysh në Gjermani, Çakir në Turqi, Kuipers në Holandë, Lahoz në Spanjë, Orsato në Itali apo Oliver në Angli. Por ajo që binte në sy më shumë në këtë edicion ishte emërimi i një gjyqtari argjentinas dhe asistentëve të tij për këtë aktivitet.

UEFA ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me CONMEBOL, konfederatën e Amerikës së Jugut, për zhvillimin e aktiviteteve të rëndësishme. Kështu, gjyqtari argjentinas Fernando Rapallini dhe asistentët e tij do të drejtojnë në Europian, ndërsa spanjolli Zhil Manzano do të drejtojë këtë verë në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në Argjentinë dhe Kolumbi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Duhet fitorja ndaj Bylisit, ja si shpëton Kastrioti

Publikuar

-

Nga

Nga mesi i tabelës në fazën e tretë te zona e rënies në fund të kampionatit. Kastrioti është vetëm një pikë më tepër se Bylisi i vendit të parafundit, por kalendari i fazës së katërt është me fat për krutanët, pasi e presin ekipin ballshiot.

Këtë të premte, pikërisht për javën e 35-të, në stadiumin e Kamzës do të luhet praktikisht një finale mbijetese, me krutanët duan ta shmangin rënien direkte dhe të paktën të jenë në “play out”, aty ku do të luajnë ndaj Burrelit ose Tomorit.

Megjithatë, Kastrioti ka ende shanse për ta kaluar Skënderbeun nëse fiton të dyja ndeshjet e mbetura dhe nga ana tjetër, korçarët nuk marrin më shumë se tri pikë. Megjithatë, një fitore të premten ndaj Bylisit do t’i jepte një shans në “play out” Kastriotit dhe nga ana tjetër ballshiotët do të binin direkt nga Superiorja. Në rast të ndonjë rezultati tjetër, atëherë rreziku është i madh.

LEXO TE PLOTE

Sport

Finalja në Portugali, Man. City paguan shpenzimet e udhëtimit për tifozët

Publikuar

-

Nga

Përkundër vështirësive të pandemisë, Manchester City po bën një sezon në kufijtë e perfektes, pasi ka siguruar titullin kampion në Angli, ka fituar Carabao Cup dhe do të provojë të ngrejë lart për herë të parë në histori edhe Ligën e Kampionëve.

“Citizens” ia kanë dalë të kalojnë në finale, ku do të diskutojnë trofeun me Chelsean në stadiumin “Da Luz” të Benfikës, ndërsa pronari i klubit nga Manchesteri, sheiku Mansour u ka bërë një dhuratë tifozëve të skuadrës.

Kështu në një komunikatë të shpërndarë në faqen zyrtare, klubi ka marrë përsipër të gjithë shpenzimet e tifozëve që do të udhëtojnë për të ndjekur finalen në Portugali, që nga biletat e avionit e deri te testet PCR e të tjera.

Nga ky gjest i bukur pritet të përfitojnë mijëra tifozë të klubit, që kanë planifikuar të ndjekin live finalen e “Da Luz”-it, teksa në komunikatë evidentohet fakti që edhe fansat e skuadrës kanë vuajtur jo pak gjatë periudhës së pandemisë.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Të gjithë më thonin pse po shkon në Korçë”, Memelli: Të ardhmen nuk e di, varet nga…

Publikuar

-

Nga

Fitorja me Apoloninë, duket se e ka bërë edhe më të sigurtë mbijetesën e skuadrës së Skënderbeut. Tashmë korçarët kanë edhe dy ndeshje, me Kukësin këtë fundjavë dhe në fund me Tiranën.

Në “SportMagazine” trajneri Migen Memelli ka pohuar: “Ne donim të provonim shanset tona dhe të mos dorëzoheshim. Kishim individ me cilësi të mëdha. Që ditën e parë që u nisa nga Tirana, të gjithë më thonin pse po shkon…”.

“E falënderoj presidentin e klubit që më dha besim. Se nëse nuk na japin besim ne si trajner, nuk mund të shpalosim vlerat tona. Por sigurisht që falë lojtarëve kemi arritur këto rezultate.”

“E ardhmja? Dëshira ime është që të vazhdoj kështu, po presidentëve nuk i dihet se ndonjëherë të shtrëngojnë duart. Sulmuesit i mbajmë përpara porte në stërvitje, punojmë edhe me mbrojtjen dhe gjithë skuadrën në tërësi”, – u shpreh në fund të prononcimit trajneri Migen Memelli.

LEXO TE PLOTE