Connect with Us

“Rama po ndjek të njëjtën strategji ”/ Berisha: Ai ka urrejtje të sëmurë për veriun

Politikë

“Rama po ndjek të njëjtën strategji ”/ Berisha: Ai ka urrejtje të sëmurë për veriun

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës në “Ilva Noë” deklaroi se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka një urrejtje patologjike ndaj pjesës veriore të vendit. Për ta ilustruar këtë, z. Berisha solli si argument investimet e pakta në këto qytete si dhe mungesën e përfaqësuesve në qeveri.

“Ka një urrejtje për veriun, është i sëmurë. Nuk ka asnjë zyrtarë të lartë përveç një zv.ministër shëndetësie”, tha ish-kryeministri.

Ish-lideri i Partisë Demokratike shtoi se qeveria e drejtuar nga Rama ka ofruar shumë pak investime në veri të vendit duke thënë se “në Shkodër dhe gjithë veriun ka investuar sa 2/3 e investimit në pllakat e sheshit Skënderbe”.

Berisha përmendi dhe disa investime në infrastrukturë si rruga e Vermoshi, Hanit të Hotit, etj., për të cilat tha se janë projekte të realizuara gjatë qeverisjes së tij. Për aeroportin e Kukësit, z. Berisha tha se pista ka qenë ekzistuese që gjatë luftës së Kosovës por për shkak të një marrëveshje të nënshkruar nga Fatos Nano me koncesionarin e Rinasit nuk lejohej të përdorej asnjë aeroport tjetër në vend.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/S’do ketë zgjedhje as më 18 nëntor, nëse ...!

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare se përse në këtë fushatë ka zgjedhur të qëndrojë i tërhequr, z. Berisha u përgjigj se të njëjtën gjë ka bërë edhe gjatë vitit 2017.

“Edhe në fushatën e 2017 kam bërë të njëjtën gjë, sepse fushata ka vetëm një lider dhe që të gjithë pa përjashtim vihen në funksion dhe në mbështetje të tij. Të njëjtën gjë që kam bërë gjatë kësaj fushate kam bërë edhe gjatë fushatë së kaluar”, tha ish-kryeministri./ euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Evi Kokalari zbulon “strategjinë” e Grida Dumës/ Kërkon të shesë sapunin për djathë

Publikuar

-

Nga

Evi Kokalari zbulon “strategjinë” e Grida Dumës/ Kërkon të shesë sapunin për djathë

Aktivistja e njohur shqiptare, Evi Kokalari, ka komentuar debatin e mbrëmshëm në një studio televizive, me deputeten e zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Grida Dumën.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se debate me Dumën i ka lënë një shijë jo shumë të mirë. Sipas Kokalarit, Grida Duma e ka styrategji që të mjundohet të intimidojë oponentin.

“Debati me Grida Dumën sot me la shije jo shumë të mirë. Kur e pyeta nëse PD-ja është Parti e djathtë, mbas 20 minutash teori mbi Bashën dhe Berishën që nuk janë të korruptuar, m’u pergjigj kështu:

“Nëse më pyesni përse në programin e Partisë Demokratike ka pasur një fash të qëndrës së majtë, kjo ka të bej me faktin që 52% e Shqipërise është nën minimumin jetik. Si e tillë, Shqipëria NUK MERITON ta vendosim plotësisht në normativën e rregullave të ekonomisë së tregut kur konkurrenca shtyp gjithçka, kur nuk kemi dhënë mundësinë sepse konkurrenca është mundësi, pastaj garë. 51% e popullsisë janë të pamundur të hyjë në garën aktuale të një Shqipërie që nuk i ka të stabilizuara rregullat e lojës, ne jemi të detyruar që brënda programit tonë të kemi disa fasha (?) që duhen të mbrohen dhe të avantazhohen.”

Domethënë, PD-në e ka detyruar varfëria e popullit të jetë e Qëndrës së Majtë. Kësaj i thonë të të shesin sapunin për djathë.

LEXO EDHE:  Numri 71 fut në “sherr” socialistët/Dade kundër Ramës: FRD-PDIU jo të majta!

LEXO EDHE:  “PD ka patronazhistë që të vrasin”/ Rama: Ja pse ne jemi vënë në shënjestër

Gjithashtu prisja debat më të sinqertë. Kofidenca e saj e tepruar është metodë për ti dhënë drejtim debatit ashtu siç e sheh ajo të arsyeshme, ndërkohë që mundohet të intimidoj/frikësoj oponentin. E keqja në këtë rast qe se ajo nënvlerësoj aftësitë e mia.

Uroj të kemi një debat më të frytëshëm herës tjetër.”-shkruan Evi Kokalari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nard Ndokës nuk i del inati me Bashën/ Zbardh gënjeshtrat e kreut të PD

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është shprehur shumë i zhgënjyer nga zgjedhjet e 25 prillit

Në emisionin “Breaking”, Ndoka ka thënë, se është zhgënjyer nga Basha, pasi nuk ka zbatuar marrëveshjen.

U zhgënjeva nga Basha, nuk e zbatoi marrëveshjen. Marrëdhënia institucionale mes PDK dhe PD-s kishte probleme.

Drejtuesit lokalë u futën me shumë vonesë dhe pati një luftë brenda llojit pasi nuk pati një frymë grupi. Koalicioni me një listë nuk u arrit për shkak të mosmarrëveshjes së liderëve PD dhe LSI”, është Ndoka.

Sipas tij logjika e Bashës, ishte pragmatiste dhe e dështuar.

LEXO EDHE:  Bllokimi i guroreve në Malin e Tomorrit/ Rama: Nëse duan të punojnë, duhet…

LEXO EDHE:  Tension para Palarmentit/ Basha akuza të rënda Policisë

Ne e kemi ditur se Rama do përdorur të gjithë pushtetet në fushatë, duhet të ishim të bashkuar me LSI në një kualicion. Basha doli i vetëm dhe nuk pranoi mbështetjen e aleatëve, kisha një marrëveshje me Bashën që do të më vendoste në një numër favorizues.

Logjika e Bashës pragmatiste ishte e gabuar dhe e dështuar. Nuk është vendosur një lloj standarti në politikën shqiptare, nuk është difekti te liderët e partive.

Kadilli i ka parametrat e një lideri, por koha e pamjaftueshme, janë mekanizma hileqare”, është shprehur  Ndoka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ti s’duhet të jesh deputete”/ Evi Kokalari “masakron” Grida Dumën, nuk kursen as Bashën

Publikuar

-

Nga

Deklarata e fortw e gazetarit/ FUSHA dhe BKT plan tw frikshwm pwr Tiranwn

Aktivistja e njohur shqiptare, e cila jeton në SHBA, Evi Kokalari ka bërë deklarata mjaft të forta, në drejtim të Grida Dumës, për të cilën thotë se nuk duhet të jetë deputete.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari, ndërsa i referohet debatit të mbrëmshëm me Grida Dumën në një studio televizive, thekson ndër të tjera se Grida Duma nuk bën për politikane.

Po ashtu ajo ka komentuar edhe situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, për të cilën thotë se është një shtesë e së majtës.

Po ashtu ajo thekson se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD. Ndërsa për Fatbardh Kadillin, i cili ka shpallur kandidaturën për drejtimin e PD, thotë se është pjesmarres ne bordin e Soros.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Gjergji Thimio shpërthen në akuza në emër të ikonave shqiptare

LEXO EDHE:  Tension para Palarmentit/ Basha akuza të rënda Policisë

“Ti Grida Duma s’duhet te jesh deputete se i humbe zgjedhjet ne Kavaje.

– Sistemi i listave te mbyllura nuk eshte sistem demokratik.

-Ti Grida Duma je e mire si motivational speaker por nuk ben per politikane.

– F. Kadilli pjesmarres ne bordin e Soros.

– PD nuk eshte parti e djathtë por nje extension(shtese) e PS.

-Sali Berisha eshte i vetmi burre qe mund te bej ndryshimin ne PD. Si Ramiz Alia i dha çelesat atij. Ai duhet t’ja jape çelesat e PD dikujt tjeter.

– L. Basha duhet te largohet.”-shkruan Evi Kokalari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE