LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nga Fushë-Kruja/ Mënyra si reaguam pas tërmetit tregon se çfarë jemi

21 Prill 2021, 08:48, Politikë CNA
Rama nga Fushë-Kruja/ Mënyra si reaguam pas tërmetit tregon se

Kryeministri Edi Rama ka viluar takimet e tij elektorale, ndërsa është ndalur sot në Fushë Krujë.

Nga Fushë-Kruja, një prej bashkive më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s, Rama tha me krenari se ajo periudhë tregoi se ç’karakter ka kjo mazhorancë.

Rama tha se falë këmbënguljes dhe forcës së karakterit këto sot do të kenë një lagje të re të transformuar dhe se ata fëmijë që do të rriten në ato logje nuk do t?i kenë më këpucët me baltë, falë rindërtimit që po i transformon këto zona.

“Përmasa e njeriut nuk matet kur gjithçka shkon fjollë, por masa e njeriut matet në ditë të vështira. Masa e njeriut matet kur dridhet toka. Aty ne provuam se çfarë karakteri kemi, se me çfarë materiali jemi bërë dhe çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku. Në Fushë-Krujë dhe në Thumanë po merr jetë çdo ditë shëmbëlltyra e zemrës sonë, e zemrës sonë që rreh bashkë me zemrën e të gjithë shqiptarëve. Fëmijët e Thumanës dhe ato të Fushë-Krujës do të rriten krejt ndryshe nga siç u rritën prindërit e tyre. Ata fëmijë sot do ta dalin nga shtëpia dhe nuk do të kenë më këpucët me baltë kur të shkojnë në shkollë”, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga