LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PS po bën abuzime në Durrës”/ Paloka tregon dy këndvështrimet e fushatës

21 Prill 2021, 06:17, Politikë CNA
“PS po bën abuzime në Durrës”/ Paloka tregon dy

Kandidati i PD për Qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka folur për fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit.

I ftuar në emisionin ?Koha për t?u zgjuar? në ?Neës 24?, ai tha se ka elementë të caktuar nga Partia Socialiste, që kërkojnë të bëjnë abuzime të ndryshme në këmbim të votës.

Paloka theksoi se këto raste janë monitoruar dhe janë mbledhur fakte, të cilat do të dorëzohen edhe në organet e drejtësisë. Paloka tha ndër të tjera, se Partia Demokratike ka ardhur me premtime konkrete dhe nënvizon se kudo që shkon, ndihet nevoja për ndryshim.

?Fushatën do e shijha me dy pamje, atë të errësirës dhe dritës. Të dritës do të shihja atë të opozitës, që ka dalë, dëgjon probleme, angazhohet për zgjidhje. Një fushatë që duhet të jetë normale, kontakti me njerëzit është kryesore. Nga krahu tjetër atë që quaj fushata e errësirës, aty janë deputetë që s?kanë bërë takime me njerëzish dhe natën e bëjnë fushatën. Sheh natën, çakull që hidhet natën, shtyllat elektrike që ngulen si rastësisht, përpjekje të dëshpëruara për të bërë ato që duhet të kishin bërë në këto 8 vite.

Kjo është më e pakta, sepse ka dhe krime elektorale, abuzimet me pushtetin, punësime 2 mujore dhe shumë shkelje të tjera. Krimi elektoral dhe shit-blerja e votës është ende evidente. Kam bërë tre padi, njëra nuk është ende publike, por ne kemi prova, emra dhe regjistrime të këtyre që bëjnë këtë punë. Pas këtyre qëndron Ardian Çela, drejtor i OSSHE?, u shpreh Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga