Connect with Us

Peleshi: Së bashku të bindur drejt fitores, LSI nuk merr mandat në Korçë

Politikë

Peleshi: Së bashku të bindur drejt fitores, LSI nuk merr mandat në Korçë

Publikuar

-

“LSI nuk merr mandat në Korçë dhe në shumë qarqe të vendit” kështu është shprehur drejtuesi politik i qarkut të Korçës për Partinë Socialiste.

Në takimin e zhvilluar me banorë të lagjes 16 në qytet, kandidati për deputet Niko Peleshi listoi edhe një herë arsyet se përse duhet besuar drejtimi i mandatit të radhës, sërish Partisë Socialiste, si partia që sipas tij ka ditur të sjellë ndryshimin dhe të ecë me hapa të shpejtë drejt zhvillimit të vendit. Për Peleshin vota për opozitën është një kthim pas në kohë mes problemesh dhe modelesh të vjetëruara. Ndërsa nga ana tjetër është ndalur tek projektet zhvillimore që pritet të zbatohen në Korçë dhe jo vetëm gjatë mandatit të tretë qeverisës.

“Ne nuk duam të kthehemi pas, duam të vazhdojmë të qeverisim që t’i bëjmë më të mira qytetet tona dhe fshatrat tona. Që zhvillimin në qytet ta çojmë në çdo bashki të qarkut. Ky është qëllimi ynë dhe kjo është Partia Socialiste. Ktheheni kokën pas vetëm për pak për të analizuar si kemi qeverisur ne dhe si ata. Gjithçka buron nga vota juaj. Vota juaj është forca e punëve të Shqipërisë. Sepse vetëm vota tuaj dhe partia Socialiste mund ti shërojë plagët dita-ditës. Ne flasim për një qytet të jetueshëm sot. Korça sot nuk ka lidhje me 2007 kur filluam punën.

Prandaj dua të angazhohem sërish për një nga projektet më të rëndësishme që duam ta realizojmë në vitet në vazhdim, që është prjekti i ngrohjes së qytetit, i gazifikimit. Nëse Korça vazhdon të bëhet qyteti më i mirë dhe më i jetueshëm siç po ecën vitet e fundit, patjetër që të rinjtë do të kthehen këtu. Kush mund ti zgjidhë problemet e Korçës? LSI? Çlidhje ka LSI me pushtetin? Do të zhduket pas këtyre zgjedhjeve. Nuk do të ketë përfaqësues nga Korça në parlament e as nga shumë qarqe të tjera. Kjo është e vërteta prandaj janë turbulluar. Nuk na shkon ne të përfaqësohemi nga një parti që nuk ka asgjë për të thënë, nuk ka asnjë model pasi nuk do t’i vijë rasti të ketë një gjë në dorë për ta bërë. As ata të tjerët të cilët kur kanë qeverisur i kanë bërë punët lëmsh dhe Korça nuk ka parë ndonjë ditë të mirë kur ata kanë qeverisur. Kemi patur vetëm dhimbje koke e probleme pafund.“- përfundoi fjalën e tij Peleshi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nard Ndoka sulmon Bashën/ “Gënjeu, nuk zbatoi marrëveshjen”

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është shprehur shumë i zhgënjyer nga zgjedhjet e 25 prillit

Në emisionin “Breaking”, Ndoka ka thënë, se është zhgënjyer nga Basha, pasi nuk ka zbatuar marrëveshjen.

U zhgënjeva nga Basha, nuk e zbatoi marrëveshjen. Marrëdhënia institucianole mes PDK dhe PD-s kishte probleme.

Drejtuesit lokalë u futën me shumë vonesë dhe pati një luftë brenda llojit pasi nuk pati një frymë grupi. Koalicioni me një listë nuk u arrit për shkak të mosmarrëveshjes së liderëve PD dhe LSI”, është Ndoka.

Sipas tij logjika e Bashës, ishte pragmatiste dhe e dështuar.

LEXO EDHE:  Organizonte llotari/ Procedohet penalisht 28 vjeçari

LEXO EDHE:  Organizonte llotari/ Procedohet penalisht 28 vjeçari

Ne e kemi ditur se Rama do përdorur të gjithë pushtetet në fushatë, duhet të ishim të bashkuar me LSI në një kualicion. Basha doli i vetëm dhe nuk pranoi mbështetjen e aleatëve, kisha një marrëveshje me Bashën që do të më vendoste në një numër favorizues.

Logjika e Bashës pragmatiste ishte e gabuar dhe e dështuar. Nuk është vendosur një lloj standarti në politikën shqiptare, nuk është difekti te liderët e partive.

Kadilli i ka parametrat e një lideri, por koha e pamjaftueshme, janë mekanizma hileqare”, është shprehur  Ndoka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ti s’duhet të jesh deputete”/ Evi Kokalari “masakron” Grida Dumën, nuk kursen as Bashën

Publikuar

-

Nga

Deklarata e fortw e gazetarit/ FUSHA dhe BKT plan tw frikshwm pwr Tiranwn

Aktivistja e njohur shqiptare, e cila jeton në SHBA, Evi Kokalari ka bërë deklarata mjaft të forta, në drejtim të Grida Dumës, për të cilën thotë se nuk duhet të jetë deputete.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari, ndërsa i referohet debatit të mbrëmshëm me Grida Dumën në një studio televizive, thekson ndër të tjera se Grida Duma nuk bën për politikane.

Po ashtu ajo ka komentuar edhe situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, për të cilën thotë se është një shtesë e së majtës.

Po ashtu ajo thekson se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD. Ndërsa për Fatbardh Kadillin, i cili ka shpallur kandidaturën për drejtimin e PD, thotë se është pjesmarres ne bordin e Soros.

LEXO EDHE:  Letër për Berishën/ Grise mandatin sot, që mos griset opozita nesër

LEXO EDHE:  Përplasja me armë në Korçë/ Policia jep detaje nga ngjarja

“Ti Grida Duma s’duhet te jesh deputete se i humbe zgjedhjet ne Kavaje.

– Sistemi i listave te mbyllura nuk eshte sistem demokratik.

-Ti Grida Duma je e mire si motivational speaker por nuk ben per politikane.

– F. Kadilli pjesmarres ne bordin e Soros.

– PD nuk eshte parti e djathtë por nje extension(shtese) e PS.

-Sali Berisha eshte i vetmi burre qe mund te bej ndryshimin ne PD. Si Ramiz Alia i dha çelesat atij. Ai duhet t’ja jape çelesat e PD dikujt tjeter.

– L. Basha duhet te largohet.”-shkruan Evi Kokalari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Refuzimi i Metës/ Komisioni Hetimor ndryshon planin

Publikuar

-

Nga

Refuzimi i Metës/ Komisioni Hetimor ndryshon planin

Komisioni hetimor ka nisur mbledhjen për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në nisje të tij, shkresa e presidentit Meta drejtuar Kuvendit ka ndryshuar rrjedhën e vijimit të mbledhjes se Komisionit Hetimor Parlamentar.

Mbledhja është ndërprerë me kërkesë nga anëtarët e Komisionit për të lexuar shkresën e presidentit dhe më pas do të rikthehen për të marrë një vendim.

Në nj ëshkresë prej 29 faqesh, presidenti Meta i është përgjigjur kërkesës të Komisionit Hetimor për ftesën e seancës dëgjimore.

LEXO EDHE:  Letër për Berishën/ Grise mandatin sot, që mos griset opozita nesër

LEXO EDHE:  Me Ramën s’ka zgjedhje të lira/ Luçiano Boçi: Kauza jonë nuk i ka shpresat tek LSI-ja

Sipas presidentit kërkesa, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE