LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD ka patronazhistë që të vrasin”/ Rama: Ja pse ne jemi vënë në shënjestër

21 Prill 2021, 19:15, Politikë CNA
“PD ka patronazhistë që të vrasin”/ Rama: Ja pse ne

Kryeministri Edi Rama ka folur për atentatin e ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku militanti i PD vrau ish drejtuesin e LSI Pjerin Xhuvani dhe plagosi katër të tjerë.

Në një intervistë për Real Story nga ambientet e Spitalit Memorial të Fierit u shpreh se ajo ishte një ngjarje shumë e rëndë dhe se sipas tij opozita shkoj deri në atë pikë që as nuk mund të imagjinohej.

Duke dënuar veprimin e sekretarit të PD Gazmend Bardhi, i cili mbajti një fjalim para viktimës, Rama tha se mazhoranca ka një organizim serioz me patroinazhist që trokasin në derë dhe nuk të vrasin.

Imagjino sikur kjo ngjarje të ishte zhvilluar në krah të kundërt, fugonë të ngjashëm me ato të policisë, ish oficerë policie të kishin logo të PS të ndalonin njerëz në rrugë dhe t?i kërkonin hesap apo të vinin kontrolle në pika të ndryshme dhe të krijohej një situatë e pakëndshme.

Sikur para kufomës Taulant Balla të mbante një fjalim, të merrte vrasësin e të largohej. Ne jemi vënë në shenjestër se kemi organizim serioz, me patronazhsit që trokasin në dyer, ndërsa patronazhistët e PD janë të armatosur. Kjo është një ngjarje e tmerrshme që tregon dëshpërim ku shkohet aty ku nuk duhet të imagjinohet

Është një proces që po të heqësh Ilir Metën nga ekrani do ishte europian. Meta çon ujë në mullirin e gabuar“, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga