LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Organizatat ndërkombëtare/ Miliona vetë kërcënohen të vdesin nga uria

21 Prill 2021, 06:46, Kosova & Bota CNA
Organizatat ndërkombëtare/ Miliona vetë kërcënohen

Organizatat ndërkombëtare kanë vënë alarmin: Më shumë se 34 milionë vetë rrezikojnë të vdesin nga uria. Dhe ky është vetëm fillimi, thuhet në një letër të hapur.

Apeli është urgjent. Në një letër të hapur drejtuar qeverive të botës, 200 organizata ndërkombëtare të botës mes të cilave Save the Children, World Vision, Care dhe Islamic Relief kërkojnë më shumë ndihma për të varfërit dhe të uriturit. Nga shuma 7,8 miliardë dollarësh të propozuar nga Kombet e Bashkuara vitin e kaluar kanë arritur të mblidhen vetëm 5 përqind, ankohen nënshkruesit e shkresës.

Kriza të shumta urie në botë

Numri i të uriturve është rritur në mënyrë dramatike. Organizatat humanitare bëjnë të qartë se duke mos ndërhyrë në mënyrë të vendosur konfliktet e armatosura, kriza e klimës, pabarazitë dhe pandemia e Coronëskanë shkaktuar kriza të shumta urie në botë. 34 milionë gra, të rinj, gra dhe burra ndodhen para urisë për vdekje.

174 milionë vetë që jetojnë në 58 vende të botës nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, një shifër që sipas llogaritjeve të bëra nga OKB mund të shkojë deri në 270 milionë vetë.

Gratë dhe vajzat më të prekurat

Në vendet si Jemen, Afganistan, Etiopi, Sudanin Jugor, Burkina Faso, Kongo, Honduras, Venezuelë, Nigeri dhe Haiti punonjësit humanitarë ndihmojnë pa pushim që të shpëtojnë njerëzit nga dita në ditë. ?Këta njerëz nuk vdesin nga uria, ata vriten duke i lënë lenë pa ngrënë,” thuhet në letër. Atyre u hiqet mundësia të sigurojnë vetë mënyrën e jetesës. Gratë dhe vajzat vuajnë më shumë nga kjo gjë.

Në muajin shkurt, organizatat e OKB kërkuan 5,5 miliardë dollarë për të ndihmuar më nevojtarët. ?Kjo shumë u përgjigjet shpenzimeve ushtarake që bëhen në botë vetëm në një ditë,” shkruajnë organizatat humanitare në letrën e hapur./DW

Lajmet e fundit nga