Connect with Us

“Një nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut”, flet trajneri Reja: Kam emra të rinjë për Shqipërinë

Kombëtare

“Një nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut”, flet trajneri Reja: Kam emra të rinjë për Shqipërinë

Publikuar

-

Stafi i ekipit kombëtar U-17 ka zhvilluar një seleksionim me lojtarë të përzgjedhur të kampionatit shqiptar. Të pranishëm në këtë seleksionim kanë qenë rreth 49 lojtarë të vitlindjeve 2005-2006, të cilat po mbahen vazhdimisht në vëzhgim nga stafi kuqezi për të përzgjedhur më pas ata më cilësorët.

Në seleksionimin e zhvilluar sot në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz kanë qenë të pranishëm edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, drejtori teknik i FSHF, Giancarlo Camolese dhe pjesëtarë të departamentit të ekipeve kombëtare në FSHF. Ata kanë ndjekur nga afër procesin stërvitor dhe kanë monitoruar lojtarët e ftuar në këtë seleksionim.

Tekniku Reja ndodhet në Shqipëri për t’u takuar dhe diskutuar me stafet e ekipeve kombëtare dhe më drejtuesit e zyrave rajonale të FSHF-së për ecurinë e punës me lojtarët e talentuar dhe për të ndjekur disa nga seleksionimet që zhvillohen gjatë kësaj periudhe.

Në një prononcim për mediat, trajneri kuqezi ka folur mbi punën që po bëhet me seleksionimet në Kombëtaret e moshave në Shqipëri, duke theksuar se niveli është i mirë. Gjithashtu, i pyetur mbi Kombëtaren, ai foli mbi grupin dhe të rinjtë që mund të përfshihen në Kombëtare.

“Po shoh lojtarët e rinj në aksion, ditën e djeshme ishim dhe në Shkodër, bëmë disa seleksionime në zyrat rajonale të FSHF dhe mund të themi që jemi në fillimin e seleksionimeve në sektorin e të rinjve në Shqipëri. Pastaj do të bëjmë dhe turneun në Zagreb dhe kjo do na japë mundësinë të bëjmë krahasimet me ekipet e tjera kombëtare të moshave për të kuptuar nivelin e pjekurisë së të rinjve tanë. Ky është vetëm fillimi i punës. Deri tani është punuar mirë, pasi këtu pashë disa cilësi të mira.

Ka djem që paraqesin cilësi si nga ana fizike ashtu dhe nga ana teknike. Sigurisht, punës së bërë deri tani i duhet dhënë vazhdimësi, duhet organizim mbi të gjitha nga ana taktike. Duhen gjetur stërvitjet e duhura në mënyrë që në të ardhmen këto kapacitete të zhvillohen”, – tha Reja, teksa vlerësoi nivelin e elementëve të rinj të kampionatit shqiptar. “Niveli është mjaft i mirë. Nga ana teknike pashë gjëra që më pëlqyen. Të rinjtë kanë performancë fizike të mirë, kanë shkathtësi dhe duhet t’i presim rritjen e tyre të mëtejshme. Por është një fillim i mirë. Duke parë seleksionimet, për shembull grup-moshat e vitlindjes 2005 janë më të formuar fizikisht, ndërsa grup-moshat e vitlindjes 2006 kanë ende mundësi përmirësimi”.

Më tej, trajneri i Shqipërisë ka folur edhe për ndeshjet e ardhshme miqësore të Kombëtares, që luhen në muajin qershor. Reja thekson se po punohet edhe për të afruar lojtarë të rinj, të cilët mund t’i vlejnë përfaqësueses në të ardhmen.

“Për sa i përket Kombëtares, duhet të presim dhe të shikojmë. Kam propozuar rreth 30 emra në mënyrë që të fillojnë të përgatiten edhe autorizimet për të shkuar në Angli. Por jam në proces vlerësimi. Të shikojmë se mund të përfshij edhe emra të tjerë. Grupin e kam pothuajse të formuar, por do të më pëlqente të përfshija edhe të tjerë, sidomos në ndeshjet miqësore.

Shpresoj të ketë dhe emra të rinj, do të shikojmë dhe gjatë fazës finale të sezonit nëse spikat ndonjë figurë e re. Kam pikasur disa lojtarë të rinj të vitlindjeve 2000 e 2001. Të shikojmë nëse do të pranojnë të vijnë në Shqipëri, pasi dikush është nga Kosova, një tjetër nga Republika e Maqedonisë së Veriut, prandaj ka edhe problematika nga ky këndvështrim. Jo të gjithë janë shqiptarë. Për shembull kemi krijuar një listë me një grup lojtarësh që aktivizohen në Itali, grup-mosha 2004, 2005, 2006 të cilët janë shqiptarë dhe nuk paraqesin probleme”, – ka deklaruar ndër të tjera trajneri Edoardo Reja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Kualifikueset e Botërorit/ Gafa e Anglisë, “3 luanët” fshijnë nga lista Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Në faqen zyrtare të Anglisë ka një gabim sa i përket ndeshjeve të raportuara dhe programit për Kombëtaren. Duke treguar gjithë përballjet që do të zhvillojnë “tre luanët” gjatë këtij viti, gjithçka nis me ndeshjet e para dhe më të afërta që i përkasin Europianit.

Menjëherë pas këtij kompeticioni do të rikthehen kualifikueset e Botërorit. Anglia ndodhet në të njëjtin grup me Shqipërinë, ndërsa ndeshja e parë u mbyll në shifrat 0-2. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 12 nëntor të këtij viti.

Por gabimi qëndron në faktin se ndeshja kundër Shqipërisë është e vetmja që nuk raportohet në programin e faqes zyrtare për ta anashkaluar menjëherë dhe për të mbërritur te ndeshja e fundit që do të jetë kundër San Marinos.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kontrata deri në Euro 2024, Reja ka dyshime: E diskutojmë çdo 6 muaj, një vit tani më duket si 10

Publikuar

-

Nga

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që t’i besojë Edi Rejas dhe grupit të bashkëpunëtorëve të tij një projekt afatgjatë në thuajse çdo departament të saj, përtej ekipit kombëtar. Ndaj për këtë arsye, kontrata e teknikut të përfaqësueses shqiptare u vendos që të rinovohej deri në fund të Euro 2024, që është objektivi kryesor i projektit të tij.

Por në një intervistë të dhënë për “Il Mattino”, trajneri i përfaqësueses kuqezi ka shpjeguar se ekzistonte një mirëkuptim me FSHF-në sa i përkiste kësaj kontratë dhe vazhdimësisë së saj, duke lënë të kuptohej se ajo mund edhe të ndërpritej.

“Kontratë deri në Euro 2024? Jemi ngjitur një kategori më lart në Ligën e Kombeve dhe të gjithë janë shumë të lumtur. Por unë u kam thënë të ritakohemi çdo gjashtë muaj dhe ta diskutojmë. Edhe për faktin se në moshën time, tani çdo vit peshon si 10 vite”, tha tekniku 75-vjeçar i kuqezinjve.

Ai foli edhe për Hysajn, si dhe idenë e vazhdimësisë në këtë grup në eliminatoret e Botërorit. “Hysaj garanci në të majtë? Jo vetëm, majtas apo djathtas, por edhe në mbrojtjen me 5 të Shqipërisë time është një nga ata lojtarët thelbësorë. Nuk di të them nëse qëndron te Napoli, shpresoj në fund që po. Ne jemi një kombëtare që kemi rënë në një grup të fortë për kualifikimin në Katar, përtej Anglisë janë edhe Polonia e Zielinskit dhe Hungaria e mikut tim Rosi”, shpjegoi Reja.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Risia e Edi Rejës, zbulohet emri i sulmuesit të ri që do bashkohet me kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi do jetë prurja e re e kombëtares shqiptare. Talenti kuqezi po vazhdon që të ambientohet te Legia e Varshavës pas transferimit nga Tirana. Sulmuesi shqiptar nuk e ka fituar ende vendin e titullarit te ekipi që u shpall kampion në Poloni. Megjithatë shansi i tij do të vijë sërish dhe vlerësimet e drejtuesëve të klubit janë të jashtëzakonshme për talentin shqiptar.

Së fundmi janë mediat polake që raportojnë se Ernest Muçi do të vijë në Shqipëri për të luajtur me Kombëtaren. Megjithëse nuk specifikohet ende saktësisht, por datat e prezantuara për ndeshjet e sulmuesit korrenspondojnë me ndeshjet miqësore të Shqipërisë kundër Uellsit dhe Republikës Ceke. Mbetet vetëm zyrtarizimi i kësaj ftese me trajnerin Reja që do kërkojë vëzhgimin e sa më shumë talenteve përpara provave të zjarrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE