Connect with Us

Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Vjen reagimi i parë nga policia, disa persona të shoqëruar

Kronika

Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Vjen reagimi i parë nga policia, disa persona të shoqëruar

Publikuar

-

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen e 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani dhe plagosjen e 4 personave të tjerë.

“Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B.

Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posacme “Shqiponjat”, XH. S.

Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjihha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë sē Krimeve Kundēr Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Shpallet në kërkim vrasësi i dyshuar i vëllait të Talo Çelës në Elbasan

Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish-punonjës police”.

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Muri 5 metra i lartë dhe shtëpia e rrethuar me tela”/ Klodiana Lala zbulon ku jeton familja Lici

Publikuar

-

Nga

Përgjimet e antimafias italiane/ Klodiana Lala ‘shënjestron’ Prokurorinë: Përse nuk hetohet Meta dhe Veliaj

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për ekzekutimin e Endri Mustafës, ngjarjen e ndodhur në Shkodër. E ftuar në emisionin “Open” ajo u shpreh se Mustafa Lici, babai i të shpallurit në kërkim Ibrahim Lici, i cili sot ka hedhur akuza në drejtim të fisit kundërshtar për vrasjen e Mustafës jeton në një banesë njëkatëshe që vetëm zogjtë mund ta shohim, pasi është e rrethuar me një mur 5 metra të lartë.

Sipas saj, për aq kohë sa policia nuk dëshmon lidhjen e Licit me ngjarjen do të thotë që i jep mundësinë Mustafa Licit që të hedhë akuza ndaj grupit kundërshtar.

Gjejmë elementë mafioz në këtë ngjarje. E dini si jeton sot Ibrahim Lici. Ata kanë një banesë një katëshe që vetëm shqiponjat ose zogjtë mund ta shohin nga lartë, sepse rrethohet nga një mur 5 metra i lartë, ka kamera sigurie të vendosura gjithandej dhe tela me gjemba.

Pozicioni që është lënë viktima dhe fakti që ka filluar tregon se në këtë ngjarje ka elementë të një organizimi mafioz.Edhe në Shkodër ka elementë mafioz. Ai që konsiderohej si kumbari, Bardhok Pllanaj është qëlluar duke e ndjekur autorët në distancë 150 metra dhe kanë qëlluar të paktën 70 plumba. Aty agresiviteti dhe elementët janë të tipit mafioz.

Dy fiset Lici dhe Bajraj janë në një konflikt të hapur dhe të vazhdueshëm që po prodhon viktima pafund. Fakti që policia nuk jep disa të dhëna që të dëshmojnë lidhjen e Licit me ngjarjen do të thotë që i jep mundësinë Mustafa Licit që të hedhë akuza ndaj grupit kundërshtar.

Në disa qytete të vendit grupet kriminale kanë diktuar njerëz që na përfaqësojnë sot në parlament, bëjnë transferime, bëjnë emërime në fushatë, ndërhyjnë në emërimin e drejtorëve dhe shefave të Komisariateve”, u shpreh Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Shkodër/ Elton Qyno zbulon detaje të reja

Publikuar

-

Nga

Vrasja në Shkodër/ Elton Qyno zbulon detaje të reja

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, i cili u gjet i pajetë në zonën e Livadheve.

Sipas tij, mënyra e ekzekutimit tregon se viktima ka ditur një sekret dhe për këtë arsye mund të jetë vrarë. I ftuar në emisionin “Open” Qyno shtoi se nuk përjashtohet fakti se mund të jetë ekzekutuar për arsye hasmërie.

Viktima ka ditur një sekret dhe nëse do të fliste do ta nxirrte atë sekret. Nuk dihet nëse ka folur diku, por ishte një person problematik dhe kundërshtarët mund t’i druheshin dhënies së informacionit në polici dhe prokurori. Nga mënyra e ekzekutimit është një mesazh i qartë që ai kishte një informacion të rëndësishëm dhe nuk duhet ta tregonte atë.

Ngjarja ka ndodhur në 14 maj. Mua nuk më rezulton që personi të ketë qenë në kërkim. Bashkëshortja është ndodhur nën presionin e dy grupeve në Shkodër që i thonë mos fol për mua dhe prandaj sot ka dhënë ato deklarata.

Viktima është tërhequr zvarrë. Ka një pozicion  shumë të çuditshëm në krahasim me vrasjet e tjera. Është tërhequr nga një ose dy persona dhe është pozicionuar mbrapa një ferre që të mos dukej. Zona e Livadhit njihej nga viktima, nga Ibrahim Lici dhe Ismer Bilali.Është një vrasje që ka ndodhur brenda llojit të vetë dhe të dyja palët kanë dijeni. Viktima dhe personi që është në kërkim janë persona që janë kurriz më kurriz me njeri-tjetrin.

Është nipi i Admir Aliaj, i vrarë në 21 dhjetor 2014. Admiri është ekzekutuar bashkë me Edmond Batrën ku ka ngelur i plagosur edhe një person dhe ka shumë gjasa që vrasja e nipit të ketë ndodhur për shkak të hasmërisë”, është shprehur Qyno./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“E vranë me plumb në gojë”/ Hajdarmataj dëshifron kodet mafioze të autorëve, Mustafa nuk duhej të fliste

Publikuar

-

Nga

“E vranë me plumb në gojë”/ Hajdarmataj dëshifron kodet mafioze të autorëve, Mustafa nuk duhet të fliste

Ish- drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, ku po flitet për vrasjen e Endri Mustafës në qytetin e Shkodrës.

Viktima është gjetur i vrarë në bregun e liqenit, ndërsa ka marrë 6 plumba. Konkretisht ai është qëlluar me një plumb në gojë, 2 në kokë, 3 në gjoks.

Hajdarmataj ka dëshifruar dhe kodet që përdorin vrasësit në këto raste, ku tha se plumbi në gojë tregon se personi ka folur ose nuk duhet të flasësh.

LEXO EDHE:  Shpallet në kërkim vrasësi i dyshuar i vëllait të Talo Çelës në Elbasan

LEXO EDHE:  Shqipëria e mbuluar nga droga/Zyrtare nga policia janë korrur 1.2 milion rrënjë kanabis

“Autorët duket se kanë qenë të qetë, kanë patur kohë mjaftueshëm për të kryer krimin.

Një plumb në gojë presupozon se ti ke folur ose nuk duhet të flasësh.

Pistoleta mund të jetë dhe që të akuzojnë të ndjerin se ka pasur një armë, apo ka patur shkëmbim zjarri.

Ajo është një armë që mund të ketë qen e autorit, ose armë që mund të ketë lidhje me një vrasje tjetër”, tha Hajdarmatja./CNA.al

LEXO TE PLOTE